Borrell fton Kurtin dhe Vuçiçin në Bruksel
Zëdhënësi i Bashkimit Europian për Punë të Jashtme, Peter ...

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se rreziku i përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë është zvogëluar tash për tash.
“Rusia është ndalur së kërcënuari për përdorim të armës bërthamore, si përgjigje ndaj qëndrimit të komunitetit ndërkombëtar që diçka e tillë përbën vijë të kuqe”, ka thënë Scholz.
Scholz ka thënë të enjten se vizita e tij në Kinë ka kontribuuar në “vënien e ndalesës” ndaj kërcënimit për përshkallëzim bërthamor.
Ai ka thënë se bashkë me presidentin kinez, Xi Jinping, janë pajtuar që “armët bërthamore nuk duhet të përdoren” dhe këtë qëndrim më pas e ka mbështetur grupi i 20 vendeve më të industrializuara në botë – G20.
Të mërkurën, presidenti rus, Vladimir Putin ka sugjeruar që Moska do ta përdorë armën bërthamore vetëm si shenjë hakmarrjeje.
“Ne nuk jemi çmendur, ne jemi të vetëdijshëm çka janë armët bërthamore”, ka thënë Putin, në një takim të Këshillit rus për të Drejta të Njeriut.
Mirëpo Shtetet e Bashkuara i kanë konsideruar këto komente vetëm si “bisedë e lirë”.
“Është e rrezikshme dhe bie ndesh me frymën e asaj deklarate që ka qenë në thelb të regjimit për mospërhapje bërthamore prej Luftës së Ftohtë”, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit.
Putin ka pretenduar se Rusia e ka armën më moderne dhe më të avancuar bërthamore në botë dhe ka kritikuar strategjinë bërthamore amerikane.
“Ne nuk kemi armë bërthamore, përfshirë ato taktike, në territorin e shteteve tjera, mirëpo amerikanët kanë – në Turqi dhe disa vende tjera të Evropës”.
Putin ka përmendur ato që i ka konsideruar rezultate “të mëdha” në luftën në Ukrainë, duke përmendur pretendimet e Rusisë për aneksim të katër rajoneve në Ukrainë, pas mbajtjes së referendumeve të rreme.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.
Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
Zëdhënësi i Bashkimit Europian për Punë të Jashtme, Peter ...
Protestat e dhunshme shpërthyen në qytetin e Selanikut në ...
Që nga dita e djeshme gazetarët dhe redaktorët e së përdit...
Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Euro...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se kërcënimi i nj...
Rënia më e madhe e eksporteve kineze që nga fillimi i pand...
Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka mbrojtur vendim...
Kina hoqi rregullin për izolimin e personave me COVID-...
Dy shpërthime janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Mit...
Administrata talibane e Afganistanit ka dënuar me vdek...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Ley...
Letrat e bardha janë bërë simbol proteste për shumë nj...
Revista Time e ka zgjedhur presidentin ukrainas, Volod...
Gjermania arrestoi 25 anëtarë dhe mbështetës të një grupi ...
Kryetari i Partisë Inovative dhe njëkohësisht deputeti...
Presidenti amerikan Joe Biden ishte në Arizona dje për të ...
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka këmbëngu...
Pas fitores në shtetin e Xhorxhias, demokratët kanë forcua...
Policia italiane më në fund ka identifikuar autorin që kis...
Senatori demokrat, Raphael Warnock, fitoi përballë sfidues...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...