Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Në të gjithë Gjermaninë pjesëmarrësit në marshimet tradicionale të Pashkëve edhe këtë vit duan të dërgojnë një sinjal për paqen dhe kundër luftës. Dita kryesore e marshimeve tradicionale është e shtuna e pashkëve, ku janë paralajmëruar rreth 70 marshime për paqen në Gjermani. Kancelari gjerman, Olaf Scholz (SPD) me rastin e ditëve të Pashkëve e rikonfirmoi edhe njëherë mbështetjen gjermane për Ukrainën dhe e argumentoi atë me interesat gjermane të sigurisë. Edhe zëvendëskancelari, Robert Habeck (Të Gjelbrit), ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock (Të Gjelbrit), dhe kreu i partisë në opozitë, CDU, Friedrich Merz kanë publikuar mesazhe për Pashkët.
Scholz: Paqe pa liri do të thotë shtypje
Në një mesazh me video, kancelari Olaf Scholz tha se "ne të gjithë e dëshirojmë një botë më paqësore". Por paqja pa liri do të thotë shtypje. Paqe pa drejtësi nuk ka. "Prandaj ne e mbështesim Ukrainën në luftën e saj për një paqe të drejtë, për sa kohë që kjo do të jetë e nevojshme. Ne e bëjmë këtë edhe për ne, për sigurinë tonë." Scholz akuzoi Rusinë nën presidentin Putin, se ka shkelur një parim të vlefshëm prej dekadash: që kufijtë nuk ndryshohen me dhunë. "Por ne e kemi në dorë, ta ribëjmë të vlefshëm këtë parim. Duke e mbështetur Ukrainën edhe më tej, të vendosur e me maturi."
Habeck: Gjermania duhet të mbrohet nga sulme ushtarake
Ndërsa zëvendëskancelari gjerman dhe ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, në një video të publikuar të enjten në mbrëmje në platformën "X", tha se "ne e dëshirojmë paqen. Po. Por përgjigjja e hidhur dhe e vërtetë është: me gjasë nuk do të ketë fund të shpejtë e të mirë, edhe pse ne e dëshirojmë ndryshe." Në lidhje me agresionin rus, Habekc theksoi, se "duhet të përgatitemi për gjendjen e kërcënimit. Çdo gjë tjetër do të ishte naive." Prandaj Gjermania do të bënte mirë të investonte më shumë në sigurinë e saj. "Ne, Gjermania, BE, ne duhet të mbrohemi tërësisht, edhe nga sulmet ushtarake."
Habeck theksoi, se ka respekt për pozicionet që për arsye morale apo bindje fetare në lidhje me dërgimin e armëve ne Ukrainë arrijnë në një konkluzion tjetër, ndryshe nga i tiji. "E kuptoj shumë mirë, që njerëzit kanë frikë nga një shkallëzim i luftës. Edhe unë jam i shqetësuar." Habeck u shpreh kundër një "ngrirjeje të luftës". "Edhe pse e kuptoj shumë mirë, se për shkak të numrit të lartë të viktimave flitet për ngrirje të luftës, aq shumë e harron ky pozicion atë, që vetëm ukrainaset dhe ukrainasit mund të vendosin, se cilin çmim do të ishin të gatshëm të paguanin, dhe me cilat kushte do donin të arrinin një armëpushim apo të merrte fund lufta."/DW
Pavarësisht nisjes së një fushate masive dezinformimi, Rus...
Një çantë që dikur i takonte Valon Hotit, një 16 vjeçar ng...
Bashkimi Evropian (BE) e ka përsëritur të premten se vendi...
Rrjeti u zbulua nga hetimet e shërbimi sekret çek. Kry...
Autoritetet në Taxhikistan i kanë arrestuar nëntë persona ...
Barack Obama, Bill Clinton dhe figura të spikatura të sken...
Franca ka thënë të premten se u ka kërkuar 46 vendeve nëse...
Sipas një anketimit të ri, amerikanët janë më të shqetësua...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të vizitojë...
Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike ...
Që në muajin shkurt dyqanet në Gjermani janë të mbushura m...
Një tërmet me magnitudë 5.9 e shkallës Rihter ka godit...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Polonia ka hapur përkohësisht një pikë kufitare me Ukrainë...
Autoriteti Palestinez e ka prezantuar kabinetin e ri të en...
Të dielën në Turqi zhvillohen zgjedhjet lokale që shihen s...
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, k...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...