Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Sipas një anketimit të ri, amerikanët janë më të shqetësuar nga mundësia që emigrantët e ligjshëm të kryejnë krime në Shtetet e Bashkuara sesa disa vite më parë, një ndryshim i nxitur kryesisht nga shqetësimi i shtuar mes republikanëve, ndërsa demokratët vazhdojnë të shohin një gamë të gjerë përfitimesh nga emigracioni.
Sipas anketimit të kryer nga agjencia e lajmeve "Associated Press" dhe Qendra për Studimin e Çështjeve Publike, NORC, një pjesë e konsiderueshme e të rriturve amerikanë besojnë se emigrantët japin kontribute të rëndësishme në ekonominë dhe kulturën e vendit. Por kur bëhet fjalë për emigrantët e ligjshëm, amerikanët shohin më pak përfitime të mëdha sesa në të kaluarën, dhe më shumë rreziqe.
Rreth 4 në 10 amerikanë thonë se emigrantët që vijnë në mënyrë të ligjshme në Shtetet e Bashkuara sjellin përfitime të mëdha për kompanitë amerikane, me ekspertizën e punëtorëve të kualifikuar në fusha si shkenca dhe teknologjia. Një përqindje e ngjashme, rreth 38% e të anketuarve thanë gjithashtu se emigrantët e ligjshëm japin një kontribut të madh në shoqëri, duke pasuruar kulturën dhe vlerat amerikane.
Të dyja këto shifra shënojnë rënie në krahasim me anketimet e vitit 2017, në të cilat 59% e amerikanëve thanë se punëtorët emigrantë të kualifikuar që vijnë në mënyrë të lighshme në vend ofronin përfitime të mëdha dhe gjysma thanë se emigrantët e ligjshëm japin një kontribut të madh në pasurimin e kulturës amerikane.
Ndërkohë, përqindja e amerikanëve që thonë se ekziston një rrezik i madh që emigrantët e ligjshëm të kryejnë krime në Shtetet e Bashkuara është rritur, duke shkuar nga 19% në 2017 në 32% në sondazhin e fundit.
Republikanët janë më të prirur të thonë se emigracioni është një çështje e rëndësishme për ta personalisht, dhe 41% tani thonë se ka një rrezik të madh që emigrantët e ligjshëm të kryejnë krime në Shtetet e Bashkuara, nga 20% që shprehën këtë mendim në 2017. Në përgjithësi, republikanët janë më të prirur të përqendrohen te rreziqet e mëdha sesa te përfitimet që vijnë nga emigrantët që hyjnë në vend në mënyrë të ligjshme dhe të paligjshme, megjithëse ata priren të jenë më të shqetësuar për njerëzit që vijnë në vend në mënyrë të paligjshme.
Bob Saunders, një votues i pavarur 64-vjeçar nga Nju Xhersi, nuk mbështet punën e Presidentit Biden mbi çështjen e emigracionit dhe sigurinë kufitare. Ai thotë se ka një ndryshim midis emigrimit të ligjshëm dhe atij të paligjshëm. Zoti Saunders tha se është e rëndësishme të dihet historia e emigrantëve që vijnë në Shtetet e Bashkuara dhe se emigrimi i ligjshëm kontribuon në ekonomi. Ai gjithashtu përmendi përvojën e emigrantëve të familjes së tij.
"Nuk jam kundër emigracionit. Jam kundër emigracionit të paligjshëm", tha zoti Saunders.
Rreth 71% e republikanëve thonë se ekziston rreziku që njerëzit që vijnë në vend në mënyrë paligjshme të kryejnë krime, megjithëse shumë studime kanë zbuluar se emigrantët kanë më pak prirje të kryejnë krime të dhunshme sesa qytetarët e lindur në vend. Rreth 80% e republikanëve mendojnë se ekziston një rrezik i madh që emigrantët e paligjshëm në vend të rëndojnë programet e shërbimit publik, ndërsa rreth 6 në 10 republikanë janë të shqetësuar se ekziston një rrezik i madh që ata t’u marrin amerikanëve vendet e punës. Sipas tyre, rritja e popullsisë së emigrantëve të paligjshëm do të dobësojë identitetin amerikan dhe do të rrisë rrezikun që ata të votojnë në mënyrë të paligjshme, megjithëse vetëm një numër i vogël votuesish pa shtetësi amerikane janë zbuluar deri më tani.
Demokratët, nga ana tjetër, kanë më shumë gjasa të shohin përfitime nga emigracioni, megjithëse sondazhi vuri në dukje se vetëm gjysma e demokratëve tani mendojnë se emigrantët e ligjshëm po japin kontribute të rëndësishme në kompanitë amerikane, një rënie prej më shumë se 20 për qind krahasuar me vitin 2017. Por ata kanë më shumë gjasa se republikanët të thonë se aftësia e njerëzve për të ardhur nga vende të tjera të botës për t'i shpëtuar dhunës ose për të gjetur mundësi ekonomike është një gjë shumë e rëndësishme për identitetin e vendit.
Ekziston gjithashtu një ndarje partiake mbi vlerën e larmisë etnike, me 83% të demokratëve që thonë se ajo bën vendin të paktën mesatarisht më të fortë, krahasuar me 43% të republikanëve dhe të pavarurve që ndajnë këtë pikëpamje. Republikanët kanë më shumë gjasa se demokratët të thonë se një kulturë e përbashkët amerikane dhe një grup vlerash janë shumë të rëndësishme për identitetin e Shteteve të Bashkuara, megjithëse rreth gjysma e demokratëve e shohin gjithashtu këtë si të rëndësishme. Të rriturit në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht republikanët, kanë më shumë gjasa të thonë se vendi ka pësuar një ndryshim të madh nga emigrantët në pesë vitet e fundit sesa të thonë se emigrantët kanë ndryshuar komunitetin ose shtetin e tyre. Rreth 3 në 10 të rritur amerikanë thonë se emigrantët kanë pasur një ndikim të madh në komunitetin e tyre, ndërsa rreth 6 në 10 thonë se ata kanë pasur një ndikim të madh te vendi në tërësi. Hendeku midis perceptimeve të ndikimit të komunitetit dhe efekteve në vendin në tërësi është veçanërisht i gjerë midis republikanëve.
Ekziston në njëfarë mase një emërues i përbashkët për mënyrën se si duhet të trajtohet emigracioni në kufirin SHBA-Meksikë. Sipas sondazhit, opsioni më popullor është punësimi i më shumë agjentëve të Patrullës Kufitare, i cili mbështetet nga rreth 8 në 10 republikanë dhe rreth gjysma e demokratëve. Punësimi i më shumë gjykatësve të emigracionit dhe personelit gjyqësor është gjithashtu i favorizuar nga shumica e njerëzve në të dyja partitë.
Rreth gjysma e amerikanëve mbështet reduktimin e numrit të emigrantëve që lejohen të kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara pas mbërritjes në kufi, por ka një dallim shumë më të madh në vija partiake për këtë çështje, me më shumë republikanë sesa demokratë që favorizojnë këtë strategji. Ndërtimi i një muri, synim i ish-Presidentit Donald Trump, është opsioni më pak i preferuar dhe më polarizues. Rreth 4 në 10 amerikanë mbështesin ndërtimin e një muri në kufirin SHBA-Meksikë. Rreth 77% të republikanëve dhe vetëm 12% e demokratëve e mbështesin këtë veprim.
Kongresi së fundmi miratoi një fond për punësimin e rreth 2,000 agjentëve të tjerë të Patrullës Kufitare, por deri më tani këtë vit, nuk ka pasur një nxitje të konsiderueshme për miratimin e fondeve për punësim të më shumë gjykatësve të emigracionit. Shumë ligjvënës nga të dyja partitë thonë se tani merr shumë kohë për të vendosur mbi çështjet e azilit, që do të thotë se emigrantët qëndrojnë në vend për vite në pritje të një vendimi, por ligjvënësit nuk kanë arritur të gjejnë konsensus për zgjidhjen e kësaj çështjeje./ VOA
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të vizitojë...
Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike ...
Që në muajin shkurt dyqanet në Gjermani janë të mbushura m...
Një tërmet me magnitudë 5.9 e shkallës Rihter ka godit...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Polonia ka hapur përkohësisht një pikë kufitare me Ukrainë...
Autoriteti Palestinez e ka prezantuar kabinetin e ri të en...
Të dielën në Turqi zhvillohen zgjedhjet lokale që shihen s...
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, k...
Hetuesit federalë zbuluan detaje të reja rreth asaj që ndo...
Lufta në Ukrainë është në ditën e 764-t të saj. Dhjetë...
Trupat e dy personave janë nxjerrë nga një kamion i ku...
Kërcënimi i Rusisë duke përdorur sulme kibernetike, pr...
Katër persona, përfshirë një adoleshente, u vranë dhe të p...
Ish-senatori amerikan dhe kandidati për zëvendëspresident ...
Rusia mund të ketë përdorur një lloj të ri bombash gjatë s...
Rusia njoftoi të mërkurën se ka ndalur sulmet me raketa të...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...