“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...

Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pranë postit të Nënpresidentin kur kandidoi me demokratin Al Gore në zgjedhjet e vitit 2000 ka vdekur, sipas një deklarate të lëshuar nga familja e tij.
Zoti Lieberman vdiq në Nju Jork të mërkurën për shkak të komplikimeve nga një rrëzim, thuhet në një deklaratë. Ai ishte 82 vjeç.
Demokrati shpesh herë kishte votuar kundër qëndrimeve të partisë.
Me kalimin e kohës ai u largua nga Partia Demokrate, duke u bërë Senator i pavarur. Kjo dhe kritikat e tij ndaj kandidatit demokrat për President Barak Obama, gjatë garës zgjedhore të vitit 2008, zemëruan jo pak demokratë. Megjithatë, mbështetja e tij për të drejtat e komunitetit LGBTI, të drejtat civile, të drejtat e abortit dhe mbrojtja e mjedisit, i siguruan atij vlerësimin e shumë liberalëve përgjatë viteve.
Zoti Lieberman ishte shumë pranë postit të Nënpresidentit në garën presidenciale të vitit 2000 që u përcaktua nga një diferencë prej 537 votash në favor të republikanit George W. Bush në Florida. Kjo u bë pas një rinumërimi votash, sfidave ligjore dhe një vendimi të Gjykatës së Lartë. Ai ishte amerikani i parë hebre në garën presidenciale si kandidat i një partie të madhe.
Zoti Lieberman shkaktoi polemika në vitin 1998 kur qortoi Presidentin Bill Clinton, mikun e tij prej shumë vitesh, për “sjellje të turpshme”, në një fjalim në Senat, kur skandali mbi marrëdhënien e Presidentit me Monica Lewinskin kishte arritur kulmin. Megjithatë, Senatori Lieberman më vonë votoi kundër ngritjes së akuzave për shkarkimin e Presidentit Clinton.
Zoti Lieberman kërkoi emërimin e partisë për president në vitin 2004, por u tërhoq pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e brendshme. Katër vjet më vonë, ndërsa ishte politikan i pavarur, ai ishte emri kryesor për t’u zgjedhur si kandidat për nënpresident për kandidatin republikan për President, Senatorin John McCain. Ai dhe zoti McCain ishin miq të ngushtë që ndanin pikëpamje të ngjashme mbi çështjet ushtarake dhe të sigurisë kombëtare.
Zoti McCain ishte i prirur të zgjidhte zotin Lieberman për të kandiduar së bashku në zgjedhjet presidenciale ndërsa po afrohej kuvendi i Partisë Republikane i vitit 2008. Ai zgjodhi guvernatoren e atëhershme të Alaskës, Sarah Palin në minutën e fundit pas kritikave të ashpra nga konservatorët mbi qëndrimet liberale të zotit Lieberman, sipas Steve Schmidt, i cili menaxhoi fushatën e Senatorit McCain.
Ai e mbrojti vendimin për largimin nga Partia Demokrate si një çështje ndërgjegjeje, duke thënë se ai gjithmonë kishte për zemër interesat më të mira të votuesve të shtetit prej nga vinte, Konektikat. Kritikët e akuzuan atë për ndjekjen e interesit të ngushtë vetjak.
Në njoftimin për largimin e tij nga Senati, në vitin 2013, zoti Lieberman pranoi se ai “nuk përshtatej gjithmonë me qëndrimet partiake” dhe ndjeu se përgjegjësia e tij e parë ishte t'u shërbente zgjedhësve të tij, shtetit dhe vendit, jo partisë së tij politike.
Gjatë fjalimit të tij të fundit në Senat, zoti Lieberman i kërkoi Kongresit të shikonte përtej ndasive partiake, për të tejkaluar bllokimet në Uashington.
“Duhet shikuar në anën tjetër për të gjetur partnerë nga pala e kundërt” tha Senatori Lieberman. “Kjo është ajo që nevojitet tej mase në Uashington”.
Harry Reid, i cili shërbeu si udhëheqës i demokratëve në Senat, ishte shprehur se megjithëse nuk ishte gjithmonë dakord me Libermanin, ai e respektonte atë.
“Pavarësisht nga dallimet tona, unë kurrë nuk kam dyshuar në parimet e Joe Liebermanit apo patriotizmin e tij”, tha zoti Reid. “Unë e respektoj brezin e tij të pavarur, pasi buron nga bindjet e forta”.
Disa demokratë megjithatë kishin shpesh më pak mirëkuptim për sulmet e Senatorit Lieberman ndaj partisë, një gjë që ata e shihnin si pabesi. Ai u largua nga partia e tij dhe u bë i pavarur pas humbjes së zgjedhjeve të brendshme për Senat në vitin 2006 në Konektikat.
Mbështetja e fortë që i dha luftës në Irak dëmtoi popullaritetin e tij mbarëkombëtar. Demokratët e refuzuan zotin Liberman dhe në zgjedhjet brenda partisë të vitit 2006 një të sapoardhuri politik dhe një kandidati kundër luftës, Ned Lamont.
Duke sfiduar udhëheqësit dhe miqtë demokratë, zoti Lieberman kandidoi me sukses për rizgjedhje si i pavarur dhe mori mbështetje nga disa aleatë republikanë.
Pas rizgjedhjes në vitin 2006, Senatori Lieberman vendosi të bashkohej me demokratët në Senat, të cilët në këmbim të kësaj e zgjodhën të kryesonte një komision. Demokratëve u duhej vota e tij për të ndihmuar në mbajtjen e kontrollit të Senatit, ku kishin një shumicë të ngushtë.
Pavarësisht vendimit të demokratëve për ta lënë atë të bashkohej me grupin e tyre parlamentar si një i pavarur, zoti Lieberman ishte një mbështetës entuziast i Senatorit John McCain në garën presidenciale të vitit 2008.
Fjalimi i Senatorit Lieberman në konventën e Partisë Republikane të vitit 2008 duke kritikuar zotin Obama, kandidatin demokrat për president, zemëroi shumë demokratë.
Zoti Lieberman ishte i njohur në Senat për pikëpamjet e tij të ashpra në lidhje me politkën e jashtme, prirjen e tij për të përkrahur ushtrinë dhe mbështetjen e tij të fortë për kauzat e lidhura me mjedisin. Ai luajti një rol kyç në legjislacionin që krijoi Departamentin e Sigurisë Kombëtare.
Joe Lieberman u rrit në Stamford, në Konektikat, ku babai i tij kishte një dyqan pijesh alkoolike. Ai u diplomua në Universitetin Yale. Si prokuror i përgjithshëm i Konektikatit nga viti 1983 deri në 1988, ai ishte një avokat i fortë pro konsumatorëve dhe mjedisit. Zoti Lieberman hyri në Senat duke mundur republikanin e moderuar në detyrë Lowell Weicker në vitin 1988.
Pas largimit nga Senati në vitin 2013, zoti Lieberman iu bashkua një firme ligjore të qytetit të Nju Jorkut.
Ai lë pas gruan e tij, Hadassah, dhe katër fëmijët e tyre./ VOA
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Polonia ka hapur përkohësisht një pikë kufitare me Ukrainë...
Autoriteti Palestinez e ka prezantuar kabinetin e ri të en...
Të dielën në Turqi zhvillohen zgjedhjet lokale që shihen s...
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, k...
Hetuesit federalë zbuluan detaje të reja rreth asaj që ndo...
Lufta në Ukrainë është në ditën e 764-t të saj. Dhjetë...
Trupat e dy personave janë nxjerrë nga një kamion i ku...
Kërcënimi i Rusisë duke përdorur sulme kibernetike, pr...
Katër persona, përfshirë një adoleshente, u vranë dhe të p...
Ish-senatori amerikan dhe kandidati për zëvendëspresident ...
Rusia mund të ketë përdorur një lloj të ri bombash gjatë s...
Rusia njoftoi të mërkurën se ka ndalur sulmet me raketa të...
Letonia ka shpallur “non grata” (person të padëshirueshëm)...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të diskut...
Forcat ruse kanë garantuar qytetin lindor ukrainas të Hark...
Presidenti amerikan Joe Biden e ka vendosur shëndetin dhe ...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të më...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...