Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Do të inicioj kërkesën për shkarkimin e ministres Paunoviç
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...

"Takimi ynë zhvillohet në një kohë të paqëndrueshmërisë dhe pasigurisë së madhe globale, që së fundi u ashpërsuan edhe më shumë me zhvillimet në Lindjen e Mesme", shkruan presidenti i Këshillit Europian në shkresën e ftesës për këtë takim. Me këtë formulim Charles Michel përcakton tonin për takimin e 27 kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Europian të enjten (26.10.2023) në Bruksel.
Tema dominuese e samitit është situata në Izrael dhe në Rripin e Gazës. Pas sulmit terrorist të militantëve islamist të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor kryetarët e qeverive dhe të shteteve të vendeve anëtare deklaruan, se vendi ka të drejtë të mbrohet, "në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën humanitare ndërkombëtare ndaj të tilla sulmeve të dhunshme dhe arbitrare".
Shumë shtete, kryesisht ato perëndimore, e klasifikojnë Hamasin si organizatë terroriste. Më 2006 ajo doli nga zgjedhjet si forca më e madhe në parlamentin palestinez. Që nga viti 2007 ajo qeveris pa mandate të tjera demokratike në Rripin e Gazës.
Më pak unanimë janë vendet anëtare të BE-së lidhur me çështjen e shpalljes së një "armëpushimi" më saktë një "armëpushimi humanitar", sikurse doli në pah gjatë takimit të ministrave të jashtëm në Luksemburg. Disa shtete, si Spanja, Irlanda dhe Sllovenia e përkrahën këtë kërkesë të formuluar për herë të parë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
Të tjera vende si Gjermania, Çekia dhe Austria u shprehën kundër. Këto vende druajnë, se kërkesa të tilla mund të vlerësohen si ndërhyrje në të drejtën e vetëmbrojtjes së shtetit të Izraelit. Tani kryetarët e shteteve dhe të qeverive duhet të gjejnë një pozicion të përbashkët.

Një variant të ri të konceptit sugjeroi ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock gjatë një debati në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Eshtë e nevojshme një "dritare humanitare", tha ajo. Sipas një postimi të ministres në platformën X (dikur Twitter) këto janë të nevojshme, në mënyrë që ndihmat ndërkombëtare të arrijnë tek popullsia civile në Gazë. Po ashtu ditët e fundit ka pasur edhe "pauza humanitare".
Një kompromis mund të jetë termi "pauza" në shumës, sikurse është përdorur në postimin e ministres gjermane, shkruan agjencia e lajmeve DPA. Me këtë mund të bëhet e qartë, se BE nuk kërkon që të ndërpritet lufta kundër Hamasit.
Edhe një diplomat i nivelit të lartë në prag të takimit tha, se ka lëvizje drejt arritjes së një konsensusi për kërkesën për një "pauzë" – ndryshe nga një armëpushim. Një tjetër diplomat i BE-së tha, se çdo fjalë ka peshë e në radhë të parë kur bëhet fjalë për aksesin humanitar, pë rtë ndihmuar njerëzit në nevojë.
Edhe mbështetja për Ukrainën është temë e samitit të BE-së. Për këtë arsye do të ketë një lidhje përmes video-konferencës të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyj.
Sipas Charles Michel do të diskutohet kryesisht për një veprim më të shpejtë për ndihmat ushtarake si dhe për çështjen, se si mund të përdoret për rindërtimin e Ukrainës pasuria ruse që ndodhet në Europë. Po ashtu krerët e vendeve anëtare do të diskutojnë edhe për garancitë financiare për Ukrainën për vitet e ardhshme.

Edhe migracioni do të jetë temë e diskutimit në samitin e 27 krerëve të BE-së në Bruksel. Sipas Charles Michel do të shqyrtohen hapat e ndërmarrë në samitin paraprijës në Granada. Në këtë samit pati një grindje të fortë për temën e migracionit.
Gjithashtu në rend të ditës do të jenë edhe raportet mes Kosovës e Serbisë, situata në Sahel si dhe në Jug të Kaukazit./ DW
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se një sul...
Izraeli po vijon bombardimet në Rripin e Gazës, ndërsa po ...
Të paktën 22 persona u vranë dhe disa dhjetëra të tjerë u ...
Ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve zgjodhën të mërkurën...
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka dënuar sulmet hakmarrës...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se shteti i ...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se gru...
Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen...
Serbia insiston që vetëm pjesëtarët e misionit paqeruajtës...
Ditën e enjte, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ...
Fytyrat njerëzore të skalitura në gur deri 2000 vjet më pa...
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se pro...
Një skuadër mbrojtëse izraelite, e cila është e përbërë ng...
Megjithë kritikat nga radhët e partisë Të Gjelbrit, pa...
Mbretëresha Rania e Jordanisë ka akuzuar liderët perën...
Banorët e dikur portit magjepsës të Meksikës, Akapulko, dh...
Sy e veshë do të jenë të enjten në Bruksel, ku do të q...
Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, është shprehur për "Fin...
Policia e Kosovës po kryen sërish kontrolle në veri të ven...
Ligjvënësi Tom Emmer hoqi dorë të martën nga kandidatu...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...