Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pret që procesi i rinumërimit për vendvotimet e mbetura të përmbyllet deri në fund të këtij muaji, bazuar në dinamikën e procesit që po zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për mediat se në fillim të shkurtit ky institucion është i gatshëm për shpalljen e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
“Shpallja e rezultatit nuk nënkupton përfundimin e procesit zgjedhor apo certifikimin e rezultatit”, tha ai.
Koha se kur do të bëhet certifikimi i rezultatit, tha Elezi, do të varet nga ankesat që do të mund të paraqesin subjektet apo kandidatët për deputetë për rezultatin në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe më pas edhe në Gjykatën Supreme, pasi të jetë shpallur rezultati përfundimtar.
“Jemi të vetëdijshëm që procesi i rinumërimit heq dilema sa i përket këtij rezultati. Megjithatë, është në të drejtën e subjekteve politike të paraqesin ankesë ndaj rezultatit të shpallur nga KQZ-ja”, tha Elezi.
Certifikimi i rezultatit bëhet pas përfundimit të afateve për ankesa dhe obligimeve që mund të ketë për KQZ-në nga vendimet që mund të marrin PZAP-i dhe Gjykata Supreme dhe pas kësaj hapet rruga për formimin e institucioneve të reja.
Në QNR po punojnë 76 ekipe të numërimit, që numërojnë votat e rregullta duke nisur nga ora 08:00 deri në mesnatë dhe deri më tani, në QNR janë rinumëruar mbi 75 për qind e vendvotimeve.
Më herët gjatë janarit, KQZ-ja vendosi që të bëhej rinumërimi i plotë i votave, pasi paraprakisht kishte vendosur për rinumërim të pjesshëm për shkak të daljes në pah të mospërputhjeve të votave sa u përket kandidatëve për deputetë.
Komuna e Prizrenit vlerësohet se ka dallimin më të madh të votave në mesin e kandidatëve dhe kjo nxiti autoritetet e drejtësisë të vepronin. Javën e kaluar, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren u ndaluan 109 persona për manipulim të rezultatit zgjedhor. Ndaj 23 prej komisionerëve të ndaluar u shqiptua masa e paraburgimit prej një muaji.
Hetime për keqpërdorime të mundshme zgjedhore kanë nisur edhe në komuna të tjera, përfshirë në Ferizaj e Malishevë.
Vetëm pas certifikimit të rezultateve, mund të konstituohet përbërja e njëmbëdhjetë e Kuvendit të Kosovës, e cila më pas duhet të zgjedhë ekzekutivin e ri të vendit. /REL
Sipas një raporti të ri nga Agjencia e Mbrojtjes së Kushte...
Sipas një raportimi të "CNN", Shtetet e Bashkuara po punoj...
Tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë arrestuar gjatë ...
Këtë të martë, më 27 janar, shënohet Dita Ndërkombëtare të...
Të paktën rreth 30 persona kanë humbur jetën në SHBA, pasi...
Bashkimi Evropian dhe India janë gati të njoftojnë një mar...
Qeveria e Suedisë ka njoftuar se do të paraqesë një projek...
Ligjvënësit francezë kanë miratuar një projektligj që do t...
Qindra njerëz mund të jenë zhdukur në det ose besohet se k...
Izraeli po përgatitet të hyjë në bisedime me administratën...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se do të r...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se avancimi i Pro...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, përsëriti s...
Një avion privat u rrëzua në Aeroportin Ndërkombëtar të Ba...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte është shpreh...
Protestat masive në Iran kanë treguar një regjim më të dob...
Një sulm me armë në një stadium në Meksikë la të paktën 11...
Vetëm në pesë ditë, qytetarët çekë kanë mbledhur më shumë ...
Tridhjetetre ish-kandidatë për Kuvendin Komunal të Ferizaj...
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë një reagim në r...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...