web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rasti në Leposaviq/ Osmani: Bota demokratike duhet të ndalojë sulmet e Serbisë, rrezikojnë paqen e rajonit

3 Nëntor 2025, 22:36, Kosova & Bota CNA

Rasti në Leposaviq/ Osmani: Bota demokratike duhet të ndalojë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas deklaratave të Policisë së Kosovës se një shtetas i Kosovës, i nacionalitetit serb është plagosur dhe rrëmbyer në Leposaviq nga xhandarmëria serbe. 

Në reagimin e saj në rrjetet sociale, Osmani u shpreh se kjo është një dëshmi e qasjes hegjemoniste të Serbisë dhe regjimit të Aleksandër Vuçiç.

Presidentja shprehet se bota demokratike duhet të reagojë, ndaj këtyre sulmeve të Serbisë që sipas saj rrezikojnë paqen në rajon. Ajo shprehet gjithashtu se skena politike në Kosovë duhet të veprojë dhe flasë në një zë në mbrojtjen e vendit.

Postimi i plotë: 

Serbia, e cila çdo ditë bën propagandë e dezinformata për të drejtat e serbëve në Kosovë, ka plagosur dhe më pas ka kidnapuar një qytetar serb të Kosovës.

Kjo është edhe një dëshmi shtesë e qasjes së saj hegjemoniste, ku çdo qytetar që guxon të flasë të vërtetën rreth regjimit autokratik të Vuçiçit, sulmohet dhe torturohet në mënyrën më barbare të mundshme.

Bota demokratike duhet të reagojë e të ndalë këto sulme të Serbisë që kanë për qëllim rrezikimin e paqes e stabilitetit në rajonin tonë. Ndërkaq skena politike në Kosovë duhet të veprojë e flasë në një zë në mbrojtjen e Kosovës nga tendenca të tilla.

/CNA





Lajmet e fundit nga