Shembet pjesërisht kulla mesjetare në Romë/ Plagoset rëndë një punëtor
Një kullë mesjetare në zemër të kryeqytetit të Italisë, pr...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i tha Radios Evropa e Lirë se pavarësisht se një nga kandidatët për kryetar komune të Kllokotit ka njoftuar për tërheqjen nga gara, në këtë komunë do të mbahet rundi i balotazhit.
Kandidati për kryetar të komunës së Kllokotit, Sreqko Spasiq nga Nisma Qytetare “Uniteti Kombëtar Serb” njoftoi më 3 nëntor se i është bashkuar Listës Serbe, parti nga e cila ka qenë kundërkandidati i tij në zgjedhjet lokale në Kllokot dhe është tërhequr nga gara e 9 nëntorit.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i tha Radios Evropa e Lirë se tërheqja e një kandidati nga procesi zgjedhor në këtë fazë "nuk ndikon në mbajtjen e garës zgjedhore".
"Sipas procedurave dhe afateve të vendosura nga KQZ, afati i fundit për tërheqjen e kandidatëve nga gara zgjedhore ishte data 2 shtator 2025. Rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunës së Kllokotit vazhdon me emrat e dy kadidatëve që kanë fituar më së shumti vota në rundin e parë", tha Elezi në një përgjigje me shkrim.
Sipas një njoftimi nga Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – Spasiq së bashku me të gjithë anëtarët dhe këshilltarët e kësaj nisme iu bashkuan kësaj partie, duke shtuar se ata “besojnë pa rezerva në presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç”.
Sipas rezultateve preliminare, në rundin e balotazhit për zgjedhjet lokale Spasiq do të përballet me kandidatin e Listës Serbe, Bozhidar Dejanoviq.
Spasiq tha se dëshiron që të gjithë kontributin dhe burimet e nismës qytetare t’i përqendrojë te Lista Serbe, që tha se është “familja politike që bashkon popullin serb në Kosovë”.
“Njëkohësisht, unë, Sreqko Spasiq, dëshiroj të njoftoj opinionin publik dhe të gjithë qytetarët e komunës së Kllokotit se tërhiqem nga gara zgjedhore dhe nuk do të marr pjesë në rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Kllokotit që do të mbahet më 9 nëntor. Me gjithë forcën dhe energjinë time, së bashku me anëtarët e deritanishëm të ‘Unitetit Kombëtar Serb’, e tashmë anëtarë të Listës Serbe, do të përkushtohemi për fitoren e Listës Serbe”, u tha në njoftim.
Radio Evropa e Lirë ka tentuar që ta kontaktojë Spasiq-in për koment, por deri më tani ai nuk është përgjigjur.
Kllokoti është e vetmja komunë me shumicë serbe që ka shkuar në balotazh, pasi në nëntë komunat e tjera Lista Serbe ka fituar qysh në rundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtur më 12 tetor.
Sipas rezultateve, në rundin e parë në Kllokit, Bozhidar Dejanoviq fitoi 893 vota apo 41.38 për qind të votave, ndërkaq Sreqko Spasiq 674 vota apo 31.23 për qind.
Lidhja e Kosovës më 28 tetor tha se në rundin e dytë do të mbështeste Spasiq-in. Kjo parti në rundin e parë mori 73 vota. Po të njëjtën ditë, nga nisma e Spasiq-it thanë se 9 nëntori “është datë që do të hyjë në histori”, me parullën “Të gjithë së bashku për një fitore”.
Lista Serbe e ka mirëpritur vendimin e Spasiq-it për tërheqje nga gara dhe bashkim në këtë subjekt, duke e cilësuar si “dëshmi të pjekurisë dhe përgjegjësisë politike”.
Për Eugen Cakollin nga Instituti Demokratik i Kosovës, tërheqja nga gara e Spasiq-it është një lëvizje elektorale “me ndikim domethënës politik”.
“Kur një kandidat i pavarur, që përfaqësonte një alternativë ndaj Listës Serbe, i bashkohet asaj në prag të raundit të dytë, mesazhi mund të interpretohet se si forcat e pavarura po zhbëhen për t’i hapur rrugë kontrollit të plotë të një partie të vetme”, tha Cakolli për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij, ky zhvillim e dobëson “idenë e garës reale” dhe bën që rundi i balotazhit të shndërrohet në një formalitet, ku rezultati duket i paracaktuar. Ai shton se situata duket e “dyshimtë” dhe do të duhej “të hetohej”.
“Më thellë se kaq, ky veprim e ekspozon nivelin e ndikimit politik nga jashtë dhe mungesën e autonomisë politike të komuniteteve lokale serbe. Për më tepër, duke qenë e çuditshme, situata është absolutisht edhe e dyshimtë, andaj do të duhej të hetohej”, tha ai.
Në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2021, iniciativa e Spasiqit gjithashtu kishte arritur të futej në rundin e dytë në Kllokot, por në fund fitoi Lista Serbe.
Atë botë, para rundit të dytë Nisma Qytetare “Bashkimi Popullor” e Sasa Mirkoviqit e mbështeti Listën Serbe, ndonëse Sreqko Spasiq pretendonte se kishte “marrëveshje parimore” me të.
Sreqko Spasiq ka qenë më parë kryetar i komunës së Kllokotit nga radhët e Listës Serbe, por e kishte braktisur këtë parti në vitin 2017, kur i biri i tij, Strahinja Spasiq, kandidat për kryetar komune, mbeti pa mbështetjen e partisë para rundit të dytë të zgjedhjeve lokale.
Në atë kohë, Lista Serbe njoftoi se kandidati i saj për rundin e dytë ishte Bozhidar Dejanoviq, i cili në rundin e parë kishte garuar në emër të Iniciativës Qytetare “Kllokot–Vërbovc”, dhe jo me Sreqko Spasiq-in.
Më pas u njoftua se Dejanoviq, bashkë me të gjithë anëtarët e nismës së tij, i ishte bashkuar Listës Serbe dhe u bënë thirrje qytetarëve ta mbështesin në rundin e dytë të zgjedhjeve.
Më pas, Dejanoviq fitoi me 50.24 për qind të votave, ndërsa Strahinja Spasiq mori 49.76 për qind. Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës, Dejanoviq fitoi si kandidat i Nismës Qytetare “Kllokot–Vërboc”, ndërsa Strahinja Spasiq garoi në emër të Listës Serbe.
Megjithatë, Dejanoviq deri më tani e ka ushtruar funksionin e kryetarit të Kllokoti si përfaqësues i Listës Serbe.
Kllokoti është një nga katër komunat me shumicë serbe në rajonin e Anamoravës, ku jetojnë rreth 30 mijë serbë./REL
Një kullë mesjetare në zemër të kryeqytetit të Italisë, pr...
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të...
Përparimi i Kosovës në agjendën e Bashkimit Europian është...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Koreja e Veriut...
Dhunë dhe tensione janë raportuar përgjatë një proteste të...
Donald Trump ka minimizuar mundësinë e një lufte të SHBA-s...
Ditën e djeshme është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve n...
Të paktën 20 persona kanë vdekur pas një tërmeti që goditi...
Me samitin e propozuar mes presidentit amerikan, Donald Tr...
Një tërmet i fortë me magnitudë 6.3 goditi Afganistanin ve...
Krei i BDI-së, Ali Ahmeti tha sot se partia e tij nuk ka a...
Qytetarët në Maqedoninë e Veriut votuan në raundin e dytë ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi disa orë më pa...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka kërcënuar se...
Rusia lëshoi në det këtë fundjavë një nëndetëse të re bërt...
Maldivet janë bërë vendi i parë në botë që zbaton një ndal...
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-vë, Pete Hegseth deklaroi se...
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, u zotua të dielën ...
Pesë alpinistë gjermanë kanë humbur jetën nga rënia e një ...
Rambuje, Vjenë, Bruksel - tri qytete, tri procese, tri për...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Një shtetas 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi p...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargre...
Qytetarët e Kosovës votojnë sot për zgjedhjet e parakohshm...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezu...
Megjithëse politika e shtetësisë është kompetencë e Serbis...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...