Drafti i Raportit të Progresit për Kosovën: Përparim i kufizuar për shkak të ngërçit politik
Përparimi i Kosovës në agjendën e Bashkimit Europian është...

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, tha në Sarajevë se ka ardhur koha që mbikëqyrja ndërkombëtare në Bosnje dhe Hercegovinë të përfundojë, por shtoi se kjo mund të ndodhë vetëm kur vendi t’i ketë kapacitetet e nevojshme për të marrë vendime vetë.
Kallas ndodhet të hënën në një vizitë zyrtare në Bosnjë dhe Hercegovinë, gjatë së cilës vizitoi kampin Butmir pranë Sarajevës, ku janë të vendosur pjesëtarët e Misionit të BE-së për Paqe, EUFOR.
EUFOR-i ka mandat edhe për të përdorur forcën, në rast se “mjedisi i sigurt dhe i qëndrueshëm kërcënohet seriozisht” apo “strukturat ekzistuese të sigurisë janë në rrezik të shemben”.
Kallas tha se ngjarjet e fundit në Kuvendin Popullor të Republikës Sërpska paraqesin një mundësi të re për të qetësuar tensionet politike.
“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme mund të rivendosin besimin tek autoritetet lokale. Qytetarët e Bosnjë dhe Hercegovinës meritojnë një shans për stabilitet dhe një shans për të marrë frymë lirshëm”, tha Kallas.
Kuvendi i Republikës Sërpska miratoi më 18 tetor ligjin për shfuqizimin e ligjeve që Gjykata Kushtetuese e Bosnjë dhe Hercegovinës i kishte shpallur të pavlefshme.
Bëhet fjalë për Ligjin për pasurinë e paluajtshme që përdoret për funksionimin e pushtetit publik, Ligjin për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje dhe Hercegovinës, Ligjin zgjedhor të Republikës Sërpska, Ligjin për ndalimin e veprimtarisë së institucioneve jashtëkushtetuese të Bosnjë dhe Hercegovinës, Ligjin për plotësimin e Kodit Penal të Republikës Sërpska, si dhe Ligjin për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Republikës Sërpska.
Kallas tha se Bashkimi Europian iu përgjigj kërcënimeve ndaj rendit kushtetues të Bosnjë dhe Hercegovinës në mars, duke forcuar trupat europiane në këtë vend.
Ajo iu referua edhe zgjatjes së mandatit të EUFOR-it më 31 tetor, për ç’gjë votoi Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
“Bota e ka pranuar se ata e bëjnë Bosnjë dhe Hercegovinën të sigurt, dhe se BE-ja ka bërë gjithçka që nga Dejtoni deri më sot për ta bërë Bosnjë dhe Hercegovinën të sigurt”, shtoi ajo.
Kallas foli edhe për Programin e Reformave që ka miratuar Këshilli i Ministrave të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe që duhet t’i sigurojë këtij vendi mbi një miliard euro nga Plani i Rritjes i BE-së.
Bosnjë dhe Hercegovina ishte e vetmja në rajon që vonoi gati dy vjet me miratimin e këtij dokumenti, dhe për shkak të kësaj vonese, shuma e parashikuar prej një miliard eurosh u ul për 108.5 milionë./REL
Përparimi i Kosovës në agjendën e Bashkimit Europian është...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Koreja e Veriut...
Dhunë dhe tensione janë raportuar përgjatë një proteste të...
Donald Trump ka minimizuar mundësinë e një lufte të SHBA-s...
Ditën e djeshme është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve n...
Të paktën 20 persona kanë vdekur pas një tërmeti që goditi...
Me samitin e propozuar mes presidentit amerikan, Donald Tr...
Një tërmet i fortë me magnitudë 6.3 goditi Afganistanin ve...
Krei i BDI-së, Ali Ahmeti tha sot se partia e tij nuk ka a...
Qytetarët në Maqedoninë e Veriut votuan në raundin e dytë ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi disa orë më pa...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka kërcënuar se...
Rusia lëshoi në det këtë fundjavë një nëndetëse të re bërt...
Maldivet janë bërë vendi i parë në botë që zbaton një ndal...
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-vë, Pete Hegseth deklaroi se...
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, u zotua të dielën ...
Pesë alpinistë gjermanë kanë humbur jetën nga rënia e një ...
Rambuje, Vjenë, Bruksel - tri qytete, tri procese, tri për...
Autoritetet kosovare e kanë ndaluar një pjesëtar të Polici...
Autoritetet ushtarake të Ukrainës kanë këmbëngulur se forc...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ukraina njoftoi të shtunën se e ka kryer një sulm me rreze...
Një foshnjë e porsalindur është shpëtuar mrekullisht nga r...
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter ka go...
Një përleshje fizike ka shpërthyer në Parlamentin e Gjeorg...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...