Tërmeti me magnitudë 4.9 godet Turqinë perëndimore
Një tërmet me magnitudë 4.9 i shkallës Rihter ka goditur p...

Policia e Kosovës tha se më 1 nëntor ka pranuar informacion se në zonën e Leposaviqit, një shtetas i Kosovës, i nacionalitetit serb, dyshohet se është plagosur dhe është rrëmbyer brenda territorit të Kosovës, nga xhandarmëria serbe.
“Vendi i ngjarjes ku raportohet se ka ndodhur rasti dyshohet se gjendet brenda territorit të Republikës së Kosovës, pra brenda hapësirës [siç quhet pika zero -0-], në afërsi të zonës së Leposaviqit, në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ku për këtë Policia e Kosovës ka njoftuar dhe ka bashkëpunuar me KFOR-in, si përgjegjëse për zonën/brezin kufitar”, tha Policia e Kosovës përmes një njoftimi më 3 nëntor.
Radio Evropa e Lirë ka kërkuar më shumë informacione nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, për këtë rast dhe është në pritje të përgjigjes. Po ashtu, REL-i i është drejtuar edhe Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për më shumë detaje, por ende nuk ka pranuar përgjigje.
Policia e Kosovës tha se viktima, i identifikuar me inicialet M.V., sipas dëshmitarëve është dërguar me një autoambulancë në drejtim të qytetit të Nishit në Serbi. Policia tha se ka intervistuar dëshmitarët okularë dhe përmes tyre ka siguruar informacionet se “persona të maskuar kishin hyrë në territorin e Kosovës, duke e plagosur dhe rrëmbyer viktimën, të cilët pastaj e kishin dërguar në territorin e Serbisë”.
Rasti, sipas njoftimit, është iniciuar në organet e drejtësisë në Kosovë. Lidhur me këtë rast, Radio Evropa e Lirë ka dërguar pyetje në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrisë e Mbrojtjes të Serbisë, por deri më tani nga këto institucione nuk janë përgjigjur.
Përgjigje nuk kthyen as nga Qendra Klinike Universitare në Nish. Informacionet e para lidhur me plagosjen dhe rrëmbimin e dyshuar i pari i bëri publike avokati Ivan Niniçnë Serbi. Ai shkroi në X se Millan Vukashinoviç ishte plagosur rëndë gjatë të shtënave në fshatin Jellakcë, afër Leposaviqit dhe se mjekët në Qendrën Klinike Universitare në Nish po tentojnë që t’ia shpëtojnë jetën.
Në postimin e tij në X, Niniç ndër të tjera ngriti pyetjen nëse në incident kanë marrë pjesë pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë në uniforma kamuflazhi, pa shenja dalluese. Leposaviqi është një nga katër komunat në veri të Kosovës, ku shumica e popullatës janë serbë.
Kjo komunë gjendet në brezin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë. Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, është reaguesi i tretë i sigurisë në vend, pas Policisë dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX.
KFOR-i, veç tjerash, është përgjegjës për sigurinë në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo nuk është hera e parë që autoritetet e Kosovës akuzojnë xhandarmërinë serbe se hyn në territorin e shtetit. Në mars të vitit 2012, dy policë të Kosovës ishin arrestuar në fushatin Dumnicë të Podujevës. Pas 48 orësh ata ishin liruar.
Ndërkaq, më 2023 tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës ishin arrestuar. Sipas autoriteteve në Beograd, ata u kapën më shumë se një kilometër thellë në territorin serb, ndërsa zyrtarët në Prishtinë thanë se ata u rrëmbyen në Kosovë, gjatë një patrullimi kufitar.
Edhe banorët e fshatit Karaçevë në Komunën e Kamenicës - pjesa lindore e Kosovës - që nga përfundimi i luftës kanë reaguar vazhdimisht për, siç kanë thënë, futjen e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës. /REL
Një tërmet me magnitudë 4.9 i shkallës Rihter ka goditur p...
Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, tha se ka nisur “...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i tha Radios Evropa e...
Një kullë mesjetare në zemër të kryeqytetit të Italisë, pr...
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të...
Përparimi i Kosovës në agjendën e Bashkimit Europian është...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Koreja e Veriut...
Dhunë dhe tensione janë raportuar përgjatë një proteste të...
Donald Trump ka minimizuar mundësinë e një lufte të SHBA-s...
Ditën e djeshme është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve n...
Të paktën 20 persona kanë vdekur pas një tërmeti që goditi...
Me samitin e propozuar mes presidentit amerikan, Donald Tr...
Një tërmet i fortë me magnitudë 6.3 goditi Afganistanin ve...
Krei i BDI-së, Ali Ahmeti tha sot se partia e tij nuk ka a...
Qytetarët në Maqedoninë e Veriut votuan në raundin e dytë ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi disa orë më pa...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka kërcënuar se...
Rusia lëshoi në det këtë fundjavë një nëndetëse të re bërt...
Maldivet janë bërë vendi i parë në botë që zbaton një ndal...
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-vë, Pete Hegseth deklaroi se...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Një përleshje fizike ka shpërthyer në Parlamentin e Gjeorg...
Lideri i Hezbollahut, Naim Qassem, deklaroi të shtunën se ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur rezulta...
Një valë ekstreme e të nxehtit ka përfshirë Europën, duke ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...