web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Xhandarmëria serbe rrëmbeu një person në Leposaviq"/ Sveçla: Shkelje e rëndë e kufijve të Kosovës

3 Nëntor 2025, 21:39, Kosova & Bota CNA

"Xhandarmëria serbe rrëmbeu një person në

Ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar pas deklaratave të Policisë së Kosovës se një shtetas i Kosovës, i nacionalitetit serb është plagosur dhe rrëmbyer në Leposaviq nga xhandarmëria serbe.

Sipas Sveçlës, kjo është një nga veprimet destabilizuese të Serbisë ndaj Kosovës dhe që sipas tij cënon hapur integritetin territorial. Më tej ai është shprehur se ky është një akt i përsëritur dhe i pandëshkuar.

Sveçla theksoi se kjo qasje agresive dhe provokuese e Serbisë është e papranueshme dhe përbën shkelje të rëndë të kufijve shtetërorë të Kosovës. Në reagimin e tij, ai ka bërë thirrje ndërkombëtarëve të reagojnë për ngjarjen.

Postimi i plotë:

Serbia po vazhdon me veprimet e saj destabilizuese ndaj Republikës së Kosovës, duke cënuar hapur integritetin tonë territorial, kësaj radhe në zonën -0- të kufirit mes nesh, e cila ka prani më të shtuar të KFOR-it.

Në vazhdën e politikave të saj të frikësimit dhe përndjekjeve ndaj qytetarëve që nuk i binden regjimit të Vuçiqit, xhandarmëria serbe ka plagosur duke tentuar ta vrasë dhe më pas e ka rrëmbyer një qytetar me inicialet M.V, shtetas i Republikës së Kosovës.

Ky është një akt i përsëritur dhe i pandëshkuar. Dy vite më parë pjesëtarë të njësive speciale të Serbisë hynë brenda territorit tonë dhe kidnapuan tre pjesëtarë të policisë sonë, pas kësaj, ndodhi sulmi terrorist në Banjskë. Në anën tjetër është e vazhdueshme politika e terrorit dhe dhunës që ajo ushtron në vazhdimësi me figurat që nuk pajtohen me politikat agresore të Aleksandër Vuçiçit.

Kjo qasje agresive dhe provokuese e Serbisë është e papranueshme. Ajo përbën shkelje të rëndë të kufijve tanë shtetërorë dhe të të drejtave të qytetarëve tanë.

Është koha e fundit që faktori ndërkombëtar të reagojë me veprime të qarta dhe ndëshkuese ndaj Serbisë, në mënyrë që këto akte armiqësore të mos përsëriten më kurrë.

/CNA





Lajmet e fundit nga