Haxhi në Arabinë Saudite/ 14 jordanezë humbin jetën, 17 të tjerë rezultojnë të zhdukur
Gjatë Haxhit në Mekë dhe Medinë, 14 jordanezë kanë hum...

Debati për të drejtën e abortit ka krijuar ndasi në politikën amerikane prej dekadash. Por dy vjet pas vendimit të Gjykatës së Lartë që ua riktheu shteteve vendimmarrjen për këtë çështje, është çelur tashmë një front i ri, debati për kontraceptivët. Korrespondentja e "Zërit të Amerikës", Katherine Gypson, njofton rreth kundërshtive në këtë vit elektoral për kontraceptivët dhe fertilizimin in-vitro.
Votuesit e shqetësuar për të drejtën e abortit luajtën një rol kryesor për fitoren e demokratëve në zgjedhjet e vitit 2022.
Tashmë, dy vite pasi Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin që garantonte të drejtën kushtetuese për abort, demokratët thonë se të drejtat e riprodhimit do të përcaktohen me zgjedhjet e vitit 2024.
“Duhet të përballemi me të vërtetën e hidhur se gratë kanë fatkeqësisht më pak liri nga ç’kanë pasur disa vite më parë”, tha senatori Chuck Schumer, drejtues i shumicës demokrate në Senat.
Demokratët paraqitën për votim në Senat javën e kaluar Ligjin për të Drejtën e Kontraceptivëve, duke thënë se qasja te kontraceptivët në mbarë vendin po rrezikohet nga republikanët.
“Shumë republikanë thonë se po e ekzagjerojmë dhe se nuk ka rrezik të vërtetë për masat kontraceptive. Ata gjithashtu thanë se po e ekzagjeronin kur republikanët u morën me çështjen Roe kundër Wade. Thanë se po e tepronim kur folëm për rrezikun ndaj fertilizimit artificial dhe të drejtës për të ndërtuar familjet tona”, tha senatorja demokrate, Tammy Duckworth.
Projektligji nuk arriti të marrë 60 votat e nevojshme në Senat. Republikanët thanë se disa prej masave mbrojtëse që parashikoheshin në projektligj mund t’i detyronin disa amerikanë të shkelnin besimin e tyre se disa forma kontraceptivësh janë njëlloj me abortin.
“Me sa duket amerikanëve u lejohet të jetojnë sipas bindjeve të tyre të thella morale dhe fetare, nëse nuk bien në kundërshti me pozicionet e politikave të demokratëve”, tha senatori republikan John Thune.
Kandidati republikan për president Donald Trump njoftoi publikisht muajin e kaluar se nuk do të mbështesë ndalimin e kontraceptivëve, pasi disa komente të tij të mëparshme u duk se sugjeruan të kundërtën.
Senatorët republikanë kanë paraqitur një projektligj tjetër nga ana e tyre për të zgjeruar qasjen ndaj kontraceptivëve dhe thonë se demokratët po bëjnë lojëra politike në një vit zgjedhor.
“Duke filluar që nga Senati dhe deri te Shtëpia e Bardhë, demokratët nuk kanë me çfarë të bëjnë fushatë. Nuk kanë asnjë agjendë që të pasqyrojë interesat e popullit amerikan. Kështu që në vend të kësaj shkaktojnë frikë në emër të politikës”, tha senatorja republikane, Joni Ernst.
Votuesit që do të zgjidhnin kandidatë për poste publike që kanë pikëpamje të ngjashme me ta për çështjen e abortit, u renditën në një nivel rekord prej 32 për qind në një anketim të publikuar rishtazi nga firma Gallup. Përpjekjet në nivel shtetëror për të mbrojtur abortin, kontraceptivët dhe fertilizimin in-vitro mund të luajnë një rol kryesor në nxitjen e demokratëve që të marrin pjesë në votime.
“E shohin në shtetet e ndryshme ku ata ndodhen, kufizimin e qasjes për këtë. Pra nuk është thjesht diçka që po vendoset nga pak njerëz të zgjedhur. Kjo është një ndjesi publike dhe njerëzit duan t’i marrin vetë vendime të tilla”, thotë Amy Dacey, nga Universiteti Amerikan.
Zyrtarët e ekipit elektoral të presidentit Biden i kanë bërë të drejtat e riprodhimit një çështje kryesore dhe nënpresidentja Kamala Harris u bë nënpresidentja e parë amerikane që vizitoi një klinikë për abortin./ VOA
Gjatë Haxhit në Mekë dhe Medinë, 14 jordanezë kanë hum...
Fshati Alma al-Shaab, shtrihet në Libanin jugor dhe nd...
Një operacion i madh policor po zhvillohet në qendër t...
Norvegjia njoftoi të dielën se do t’i dhurojë Ukrainës...
Java e Kulturës së Kosovës në Berlin përfundoi të prem...
Tetë ushtarë izraelitë janë vrarë të shtunën nga një s...
Ushtria izraelite thotë se do të mbajë një "pauzë taktike ...
Në Shtetet e Bashkuara, një president mund të shërbejë...
Mijëra francezë marshuan në Paris dhe qytete anembanë ...
Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kanë qëndrime të ndryshme ...
Çështja e “Eurofighter”-it, i cili është prodhim i përbash...
Nënkryetarja e SHBA Kamala Harris ka premtuar një paketë n...
Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe e kanë dënuar t...
Në Luzernë të Zvicrës nisi sot një takim dyditor lidhu...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u takua të shtunën ...
Zëvëndës presidentja e SHBA-së, Kamala Harris ka premt...
Të shtunën, Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka bërë p...
Liderët e Grupit të Shtatë (G7) vendeve më të industri...
A mund të stërviten Kroos, Mbappe dhe Messi nga një In...
Një avion luftarak rus e shkeli shkurtimisht hapësirën...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...