SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...

Presidenti rus Vladimir Putin përfundoi vizitën dy-ditore në Kinë të premten, duke theksuar lidhjet strategjike në rritje mes dy vendeve, si dhe marrëdhëniet e tij personale me udhëheqësin kinez Xi Jinping, ndërsa ata po përpiqen të ofrojnë një alternativë ndaj ndikimit global të Shteteve të Bashkuara.
Zoti Putin vlerësoi rritjen e tregtisë dypalëshe gjatë një vizite në panairin Kinë-Rusi në qytetin verilindor kinez të Harbinit. Ai u takua me studentë në Institutin e Teknologjisë në Harbin, i cili bashkëpunon ngushtë me Ushtrinë Çlirimtare Popullore të Kinës.
Në Harbin, kryeqyteti i provincës kineze Heilongjiang, dikur jetonin shumë rusë dhe qyteti ka ruajtur një pjesë të historisë në arkitekturën e tij, si Katedralja qendrore e Shën Sofisë, një ish kishë ortodokse ruse.
Duke nënvizuar natyrën personale të marrëdhënieve, zoti Putin tha se Instituti Teknologjik i Harbinit dhe Universiteti Shtetëror i Shën Peterburgut do të hapin një qendër të përbashkët arsimimi për 1500 studentë. "Jam i sigurt se kjo qendër do të bëhet flamurtar i bashkëpunimit ruso-kinez në shkencë dhe arsim", tha ai.
Duke folur me gazetarët, zoti Putin falënderoi homologun e tij kinez Xi dhe i vlerësoi bisedimet e tyre si "përmbajtësore", duke thënë se ai kaloi "pothuajse një ditë të tërë, nga mëngjesi deri në mbrëmje" me udhëheqësin kinez dhe zyrtarë të tjerë në Pekin të enjten.
Partneriteti midis Kinës dhe Rusisë "nuk është i drejtuar kundër askujt", tha zoti Putin duke iu referuar Perëndimit. “Ai synon një gjë: krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e vendeve tona dhe përmirësimin e mirëqenies së popullit të Kinës dhe Federatës Ruse”.
Por ai nuk arriti të shmangte kritikat ndaj Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera që kundërshtojnë marrëdhëniet Moskë-Pekin, duke thënë se një "botë shumëpolare është duke u krijuar para syve tanë".
"Është e rëndësishme që ata që po përpiqen të ruajnë monopolin e tyre mbi vendimmarrjen në botë për të gjitha çështjet ... të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për t’u siguruar që ky proces të lëvizë natyrshëm", tha ai.
Rusia dhe Kina kanë folur shpesh për krijimin e një rendi "botëror shumëpolar" në përgjigje të asaj që ata e shohin si hegjemoni botërore të Shteteve të Bashkuara.
Joseph Torigian, një studiues në Institutin Hoover të Universitetit të Stanfordit, tha se mesazhi i dërguar nga Kina dhe Rusia ishte i qartë: "Në këtë moment, ata po i kujtojnë Perëndimit se mund të jenë sfidues kur të duan".
Në një intervistë me agejncinë e lajmeve Associated Press, Ministri i Jashtëm i Tajvanit Joseph Wu, duke folur për vizitën e zotit Putin në Kinë, tha se fuqitë perëndimore duhet të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën, sepse kjo do të dërgonte mesazhin se demokracitë e botës mbrojnë njëra-tjetrën.
“Nëse Ukraina do të mposhtej, mendoj se Kina do të inkurajohej dhe mund të ndërmerte hapa edhe më ambiciozë në zgjerimin e fuqisë së saj në Indo-Paqësor, një veprim që do të kishte pasoja katastrofike për komunitetin ndërkombëtar”, tha zoti Wu.
Presidenti rus Putin këtë muaj filloi mandatin e tij të pestë në pushtet dhe presidenti kinez Xi filloi mandatin e tij të tretë vitin e kaluar. Udhëtimi i udhëheqësit rus në Kinë "është një shembull i dy vendeve të mëdha autoritare që mbështesin njëri-tjetrin, bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe mbështesin ekspansionizmin e njëri-tjetrit", shtoi zoti Wu.
Rusia u izolua globalisht pas sulmit ndaj Ukrainës në vitin 2022. Kina ka një marrëdhënie të tensionuar me Shtetet e Bashkuara, e cila e ka etiketuar atë si një konkurrente dhe përballet me trysni nga Perëndimi për të ndërprerë furnizimin e Rusisë me komponentët e nevojshëm për prodhimin e armëve.
“Partneriteti ruso-kinez ndihmon rritjen ekonomike të vendeve tona, garanton sigurinë energjetike, ndihmon zhvillimin e sektorëve të prodhimit dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, tha zoti Putin në ditën e fundit të vizitës së tij në Kinë.
Një deklaratë e përbashkët e lëshuar të enjten theksoi pikëpamjen e tyre mbi rendin botëror dhe shtjelloi kritikat ndaj aleancave ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Azi dhe Paqësor. Takimi ishte një tjetër konfirmim i marrëdhënieve miqësore "pa kufizime" mes Kinës dhe Rusisë, të nënshkruar në vitin 2022, pak para se Moska të fillonte sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës.
Bisedimet për përfundimin e luftimeve u përmendën shpesh në komentet e dy udhëheqësve të enjten, megjithëse Rusia sapo ka hapur një front të ri në zonën kufitare verilindore të Ukrainës. Lufta është në një pikë kritike për Ukrainën, e cila është përballur me vonesa në marrjen e armëve nga Shtetet e Bashkuara.
Kina ofroi një plan paqeje vitin e kaluar, i cili u refuzua nga Ukraina dhe Perëndimi, sepse nuk përfshinte thirrjet për tërheqjen e Rusisë nga pjesët e pushtuara të Ukrainës.
Që nga fillimi i agresionit në Ukrainë dhe sanksionet pasuese perëndimore ndaj Moskës, Rusia është varur gjithnjë e më shumë nga Kina. Tregtia midis dy vendeve u rrit në 240 miliardë dollarë vitin e kaluar.
Udhëheqësit evropianë i kanë bërë presion Kinës që të ndikojë tek Rusia për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, por kjo nuk ka sjellë rezultate. Ekspertët thonë se marrëdhënia Moskë-Pekin ofron përfitime strategjike, veçanërisht kur ato përballen me marrëdhënie të tensionuara me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.
"Edhe nëse Kina do të bënte kompromise për një sërë çështjesh, duke përfshirë pakësimin e mbështetjes për Rusinë, nuk ka gjasa që Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi të ndryshojnë në mënyrë drastike qëndrimin e tyre ndaj Kinës si konkurrente", thotë Hoo Tiang Boon, studiues i politikës së jashtme kineze në Universitetin Teknologjik të Nanyangut në Singapor. "Ata shohin shumë pak stimulim për kompromis."
Presidentët Xi dhe Putin për një kohë të gjatë kanë një marrëveshje mes tyre për të vizituar vendet e njëri-tjetrit një herë në vit dhe bazuar në këtë, vitin e kaluar udhëheqësi kinez vizitoi Kremlinin./VOA
Raporti i "EURES 2023" mbi mungesat dhe tepricat e fuq...
Ushtria izraelite tha të premten se i ka gjetur në Gazë tr...
Personi që hyri me forcë në vitin 2022 në shtëpinë e ish k...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar...
Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takua të premten...
Ministrat e Jashtëm të 46 vendeve anëtare të Këshillit...
I dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perë...
Policia franceze ka vrarë një burrë të armatosur që do...
Një vështrim në shifrat e organizatës së vendeve të indust...
Franca, Gjermania dhe Italia kanë ngulur këmbë në një letë...
Në qytetin bregdetar të Kotorrit, në Malin e Zi është duke...
Pas atentait ndaj kryeministrit të Republikës Sllovake, Ro...
Qeveria e Kosovës synon ta rinegociojë marrëveshjen për bu...
Lideri kinez, Xi Jinping, dhe presidenti rus, Vladimir Put...
Qeveria e Kosovës tha se është duke përgatitur një pro...
Komisionari evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varh...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij në Sa...
Liderët arabë takohen në Bahrejn më 16 maj për samitin, që...
Kryeministri sllovak, Robert Fico, u sulmua me armë pa...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...