Zelensky nënshkruan ligjin që lejon të dënuarit me burg të shërbejnë në ushtri
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar...

Personi që hyri me forcë në vitin 2022 në shtëpinë e ish kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi dhe sulmoi me çekiç bashkëshortin e saj u dënua të premten me 30 vjet burg.
Gjykatësja Jacqueline Scott Corley dha dënimin për 44 vjeçarin David DePape i cili nëntorin e kaluar u gjet fajtor për përpjekje për të rrëmbyer një zyrtar federal dhe sulm ndaj një anëtari të familjes të një zyrtari federal. Prokuroria kishte kërkuar 40 vjet burgim.
De Pope qëndroi i heshtur ndërsa gjykatësja lexoi vendimin e dënimit dhe herë pas here ulte sytë.
Në një sulm të motivuar politikisht, David DePape hyri me force në shtëpinë e zonjës Pelosi në San Francisko në 28 tetor të 2022, një javë para zgjedhjeve të atij viti për Kongresin. Në kohën e sulmit, zonja Pelosi gjendej në Uashington.
De Pape, pranoi gjatë gjyqit se qëllimi i tij ishte të merrte peng zonjën Pelosi, e cila atëherë ishte kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, zyrtarja e dytë më e lartë në radhë për presidencën e Shteteve të Bashkuara.
44 vjeçari e goditi Paul Pelosin me çeçik në kokë përpara se policia të mbërrinte në vendngjarje dhe ta neutralizonte atë.
Paul Pelosi, 82 vjeç pësoi frakturë në kafkë dhe lëndime të tjera që i kanë lënë pasoja, siç shprehej ai në një letër dërguar gjykatëses përpara vendimit të së premtes. Zoti Pelosi tha se vazhdon të ketë marrje mendsh, probleme me ekuilibrin dhe ka dëmtime të fijeve nervore në dorën e majtë.
Në një tjetër letër, zonja Nancy Pelosi, një demokrate e cila është gruaja e parë që ka mbajtur detyrën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, iu lut gjykatëses që të jepte dënimin “më të gjatë”.
DePape përballet ende me akuza të veçanta shtetërore që rrjedhin nga sulmi ndaj zotit Pelosi, duke përfshirë tentativën për vrasje, vepër penale që mund të dënohet nga 13 vjet burg deri në burg të përjetshëm. Ai është deklaruar i pafajshëm.
Ai hyri në Shtetet e Bashkuara si vizitor i përkohshëm në mars 2008 në pikën kufitare San Ysidro, mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës./VOA
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar...
Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takua të premten...
Ministrat e Jashtëm të 46 vendeve anëtare të Këshillit...
I dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perë...
Policia franceze ka vrarë një burrë të armatosur që do...
Një vështrim në shifrat e organizatës së vendeve të indust...
Franca, Gjermania dhe Italia kanë ngulur këmbë në një letë...
Në qytetin bregdetar të Kotorrit, në Malin e Zi është duke...
Pas atentait ndaj kryeministrit të Republikës Sllovake, Ro...
Qeveria e Kosovës synon ta rinegociojë marrëveshjen për bu...
Lideri kinez, Xi Jinping, dhe presidenti rus, Vladimir Put...
Qeveria e Kosovës tha se është duke përgatitur një pro...
Komisionari evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varh...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij në Sa...
Liderët arabë takohen në Bahrejn më 16 maj për samitin, që...
Kryeministri sllovak, Robert Fico, u sulmua me armë pa...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ë...
Sipas të dhënave të mediave lokale, autori që qëlloi kryem...
Detajet të reja po zbardhen nga atentati i kryeministrit t...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...