Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabichvili i vuri veton të shtunën të ashtuquajturit "ligji rus" që vë në shënjestër median dhe ka shkaktuar protesta masive për javë me radhë.
Nëse hyn në fuqi, mediave dhe OJQ-ve që marrin më shumë se 20% të financimit të tyre nga jashtë, do t’u kërkohej që të regjistrohen si agjentë të huaj e që “u shërbejnë interesave të një fuqie të huaj”.
Kritikët e projektligjit, të miratuar nga parlamenti të martën, thonë se ka shumë ngjashmëri me ligjet e përdorura nga Kremlini për t’u mbyllur gojën kundërshtarëve dhe se do të pengojë aspiratat evropiane të Gjeorgjisë.
Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabichvili, tha të shtunën se ligji bie ndesh me Kushtetutën dhe "të gjitha standardet evropiane" dhe shtoi se "duhet të shfuqizohet", veprim që nxjerr në pah dallimet e saj me partinë në pushtet.
Partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, ka një shumicë të mjaftueshme për të rrëzuar veton e Presidentes Zourabichvili dhe pritet gjerësisht që ta bëjë këtë lëvizje gjatë ditëve të ardhshme.
Qeveria gjeorgjiane këmbëngul se ligji është në mbështetje të transparencës dhe synon të frenojë atë që e quan ndikim të huaj dhe të dëmshëm në vendin prej 3.7 milionë banorësh.
Shumë gazetarë dhe aktivistë gjeorgjianë e kundërshtojnë ashpër këtë karakterizim, duke thënë se aktualisht ata janë subjekt i kërkesave për kontroll dhe monitorim.
Ata argumentojnë se qëllimi i vërtetë i ligjit është që t'i stigmatizojë ata dhe të kufizojë debatin përpara zgjedhjeve parlamentare të planifikuara të mbahen në tetor.
Dhjetorin e kaluar Bashkimi Evropian i ofroi Gjeorgjisë statusin e vendit kandidatit, ndërsa e ka bërë të qartë se Tbilisi duhet të zbatojë rekomandimet e bllokut në mënyrë që të bëjë përparime në këtë drejtim.
Mes rekomandimeve përfshihet edhe zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të drejta, duke luftuar dezinformimin “kundër BE-së dhe vlerave të saj”. Blloku i ka kërkuar Gjeorgjisë që ruajë pavarësinë e institucioneve publike si Banka Qendrore si dhe organeve kundër korrupsionit.
Opozita “Lëvizja e Bashkuar Kombëtare” dhe shumë protestues e akuzojnë partinë në pushtet “Ëndrrën Gjeorgjiane” se po përpiqet të pengojë procesin e integrimit të vendit në BE dhe se nga ana tjetër po e nxit Gjeorgjinë drejt sferës së influencës ruse, pohime që janë hedhur poshtë nga qeveria.
Partia “Ëndrra Gjeorgjiane” u themelua nga Bidzina Ivanishvili, ish-kryeministër dhe miliarder që e bëri pasurinë e tij në Rusi. Ligji është pothuajse identik me një projektligj që partia në pushtet u detyrua të tërhiqte vitin e kaluar pas protestave.
Demonstratat përfshirë Gjeorgjinë për javë të tëra, ndërsa protestuesit u përleshën me policinë e cila ka përdorur gaz lotsjellës dhe pompa me ujë me presion të lartë për t’i shpërndarë ata.
Në fillim të muajit, një ligjvënës i opozitës që foli në Parlament e kishte kokën e lidhur me fashë, ku shquheshin mavijosje dhe prerje të dukshme. Aleatët e tij thanë se ai ishte sulmuar nga policia gjatë protestave.
Zyrtarët e BE-së dhe udhëheqësit perëndimorë kanë shprehur vazhdimisht shqetësimet e tyre lidhur me projektligjin, si dhe dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve.
Më 8 gusht të vitit 2008 Rusia sulmoi Gjeorgjinë, në atë që njihet si lufta pesë ditore, në mbështetje të territoreve separatiste të Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë, që Moska i njohu si shtete të pavarura.
Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Gjeorgjisë kanë qenë të tensionuara që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991 dhe shpallja e pavarësisë nga Gjeorgjia./ VOA
Një fotoekspozite e arkitektit Korab Kraja, e titulluar “K...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis kërcënoi s...
Ish Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropi...
Këtë javë, Presidenti Joe Biden rriti në mënyrë drastike t...
Kryeministri sllovak Robert Fico mbetet në gjendje të rënd...
Një rezolutë për përkujtimin e gjenocidit të vitit 1995 në...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi se Ru...
Sipas të dhënave të Qendrës për Matjen e nivelit të uj...
Gjermania është duke u përballur me përshkallëzim të r...
Juraj Cintula, i dyshuari për sulmin ndaj kryeministri...
A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve t...
Në hartën e shërbimit meteorologjik spanjoll Aeme, Kat...
Presidenti rus Vladimir Putin përfundoi vizitën dy-dit...
Raporti i "EURES 2023" mbi mungesat dhe tepricat e fuq...
Ushtria izraelite tha të premten se i ka gjetur në Gazë tr...
Personi që hyri me forcë në vitin 2022 në shtëpinë e ish k...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar...
Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takua të premten...
Ministrat e Jashtëm të 46 vendeve anëtare të Këshillit...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...