Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Ndërsa forcat izraelite vazhdojnë të depërtojnë më thellë në qytetin jugor të Gazës, Rafah, Presidenti Joe Biden deklaroi se Hamasi i kishte humbur aftësitë për të kryer një sulm të madh terrorist ndaj Izraelit. Siç njofton korrespondentja e "Zërit të Amerikës", Patsy Widakuswara, presidenti amerikan gjithashtu i ka dhënë përkrahje asaj që ai e përshkroi si oferta e fundit nga Izraeli për një marrëveshje armëpushimi.
Ushtarët izraelitë depërtuan më thellë në qytetin jugor të Gazës, Rafah, pasi morën kontrollin e Korridorit Filadelfi, një territor strategjik përgjatë kufirit të Gazës me Egjiptin.
Gjatë ofensivës janë vrarë edhe civilë ndërsa është zvogëluar dërgimi i ndihmave humanitare.
Një milion njerëz janë larguar nga qyteti, shumica e të cilëve ishin zhvendosur më herët gjatë luftës.
“Ka ardhur koha që kjo luftë të marrë fund”, tha Presidenti Biden ndërsa foli për një plan armëpushimi në tre faza për të cilin thotë se Izraeli ka rënë dakord.
“Izraeli ka bërë një propozim. Hamasi thotë se dëshiron një armëpushim. Kjo marrëveshje është një mundësi për të vërtetuar nëse ata duan vërtet armëpushim”, thotë Presidenti Biden.
Faza e parë do të mundësonte një ndërprerje të përkohshme gjashtë-javore të luftimeve, gjatë së cilës forcat izraelite do të tërhiqeshin nga zonat më shumë të populluara, do të lironin qindra të burgosur palestinezë nga burgjet izraelite në këmbim të lirimit të grave, të moshuarve dhe të plagosurve që janë marrë peng nga Hamasi.
Izraeli do të lejonte kthimin e palestinezëve në shtëpitë e tyre dhe lejonte hyrjen e më shumë ndihmave humanitare.
Gjatë fazës së dytë, forcat izraelite do të tërhiqeshin plotësisht nga Rripi i Gazës, në këmbim të lirimit të të gjitha pengjeve të mbetura, përfshirë ushtarët meshkuj izraelitë. Armëpushimi do të zbatohej edhe nëse bisedimet mund të zvarriteshin në gjashtë javët e para.
Në fazën e tretë dhe të fundit, do të fillonte rindërtimi i Gazës dhe do të ktheheshin eshtrat e të gjitha pengjeve të vdekura.
“Populli i Izraelit duhet ta dijë se mund ta ofrojë këtë pa ndonjë rrezik të mëtejshëm për sigurinë e tyre, sepse ata i kanë dëmtuar rëndë forcat e Hamasit gjatë tetë muajve të fundit”, tha Presidenti Bien.
Ndërsa vazhdojnë bisedimet, udhëheqësi amerikan e cilësoi planin e Izraelit si një “propozim të ri gjithëpërfshirës”, e jo si një armëpushim. Plani megjithatë nuk duket të jetë shumë i ndryshëm nga propozimet e kaluara që Izraeli i ka refuzuar pasi nuk e arrin objektivin e tij të luftës, të shkatërrojë Hamasin.
“Unë nuk jam gati të dorëzohem. Unë nuk jam gati t'i jap fund luftës para se të përmbushen të gjitha objektivat”, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
Menjëherë pas fjalimit të zotit Biden, zyra e kryeministrit izraelit lëshoi një deklaratë duke thënë se propozimi i lejon Izraelit të vazhdojë luftën deri në “shkatërrimin e aftësive ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit”.
Ndërsa Presidenti Biden e sheh marrëveshjen si mundësi historike, detajet janë të paqarta, përfshirë niveli e pranisë ushtarake izraelite në çdo fazë si dhe kush do të qeverisë Gazën e pasluftës.
“Nëse ekziston një parim i fortë se Hamasi nuk do të jetë autoriteti qeverisës në Gazë pas tërheqjes së Izraelit, nëse ata nuk do të ofrojnë siguri, atëherë kush do e bëjë këtë? Cila do të jetë saktësisht natyra e një autoriteti palestinez pasues?”, thotë Gerald Feierstein, drejtor i programit për Çështjet e Gadishullit Arabik të Institutit të Lindjes së Mesme.
Ndërkaq, Hamasi “e vlerëson pozitivisht” përmbajtjen e fjalimit të Presidentit Biden, tha organizata që konsiderohet si terroriste nga SHBA-të dhe BE-ja përmes një deklarate./ Voa
"Disa turistë i zgjedhin pushimet në qytet bazuar në ofert...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë ...
Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakly Kobakhidze, bëri thi...
Izraeli ka paralajmëruar se lufta e tij në Gaza mund të zg...
Dhjetëra uniforma të policisë se rregullt dhe asaj special...
Disa njerëz kanë vdekur për shkak të sëmundjeve të lid...
Reagimi nga Kievi pas vendimit të Uashingtonit dhe Ber...
Presidenti Joe Biden dha të premten hollësi mbi një marrëv...
Partitë populiste të krahut të djathtë pritet të shënojnë ...
Ushtria izraelite ka konfirmuar të premten se forcat e saj...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të p...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka konfirmuar se do...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka nisur të premten...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha t...
Sipas vlerësimit të qeverisë gjermane, Ukraina mund të...
Kryeministri Albin Kurti ka goditur sërish Prokurorinë...
"Planet e NATO-s që të përfshihet më shumë në luftën n...
Numri i personave që janë larguar nga shtëpitë e tyre për ...
Rusia po përdor raketa balistike të Koresë së Veriut në Uk...
Kryeministri sllovak, Robert Fico, ka lënë spitalin dh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...