Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...

Pas Gjermanisë edhe Polonia e Republika Çeke duan gjithashtu të vendosin kontrolle të përkohshme kufitare në kufirin sllovak. Shkak rritja e emigracionit të paligjshëm përmes drejtimit të ri të itinerarit ballkanik.
Republika Çeke dhe Polonia kanë njoftuar kontrolle më të rrepta në kufijtë e tyre me Sllovakinë. Siç është paralajmëruar nga të dyja vendet, kjo duhet të ndalojë flukset e paligjshme të emigracionit dhe të vështirësojë punën e kontrabandistëve.
Masa e nevojshme ndaj bandave të kontrabandës
Kontrollet e përforcuara do të nisin nesër për një periudhë fillestare prej dhjetë ditësh. Megjithatë, periudha mund të zgjatet edhe më tepër. "Kjo është një masë e nevojshme për të luftuar efektivisht bandat e kontrabandës dhe emigracionin e paligjshëm”, shkroi ministri i Brendshëm çek Vit Rakusan në platformën "X" (ish-Twitter).
Kontrollet do të kryhen në mënyrë të rastësishme përgjatë gjithë kufirit me Sllovakinë. Trafiku ndërkufitar duhet të kufizohet sa më pak të jetë e mundur dhe udhëtarët nuk duhet të ngarkohen pa nevojë.
Emigrimi i paligjshëm përgjatë itinerarit ballkanik
Sllovakia po përballet me një numër në rritje të emigrantëve të paligjshëm që hyjnë në vend gjatë rrugës për në Gjermani dhe Evropën Perëndimore. Emigrantët, kryesisht të rinj nga Lindja e Mesme dhe Afganistani, mbërrijnë kryesisht në të ashtuquajturin itinerar ballkanik.
Ministri i Brendshëm polak Mariusz Kaminski tha se kishte informuar homologët e tij në Gjermani, Sllovaki, Austri dhe Republikën Çeke, si dhe Komisionin Evropian, për kontrollet e reja. Javët e fundit, 551 emigrantë të paligjshëm janë zbuluar dhe ndaluar në kufirin me Sllovakinë. Për këtë arsye, Polonia tani po merr masa të vendosura.
Polonia është bërë qendra e një pjese të madhe të emigrimit të azilkërkuesve drejt Gjermanisë. Nga njëra anë, rruga ballkanike tani kalon përmes Polonisë. Përveç kësaj, Rusia, së bashku me Bjellorusinë, vazhdon të dërgojë emigrantë në Bashkimin Evropian. Nga ana tjetër, nuk është ende e qartë nëse tregtia e vizave që po diskutohet aktualisht në Poloni mund t'i rrisë më tej shifrat.
Rrugë transiti përmes Polonisë
Itinerari ballkanik, përgjatë së cilës hyjnë në Gjermani shumica e emigrantëve të parregullt, nuk të çon më nga Turqia përmes Austrisë, por përmes Polonisë në Republikën Federale të Gjermanisë. Sipas informacioneve të WDR, NDR dhe "Süddeutsche Zeitung", pyetjet e azilkërkuesve nga Zyra Federale për Emigracionin dhe Refugjatët (BAMF) tregojnë se sirianët mbërrijnë kryesisht në Poloni përmes Serbisë, Hungarisë dhe Sllovakisë dhe pjesërisht, përmes Republikës Çeke.
Jepen disa arsye për drejtimin e ri të itinerarit ballkanik. Nga njëra anë, kanë ndikuar kontrollet e palëvizshme kufitare, të cilat deri më tani ekzistojnë vetëm ndërmjet Gjermanisë dhe Austrisë.
Një tjetër pengesë për ata që duan të vazhdojnë në Gjermani është se Austria me sa duket i regjistron njerëzit më saktë se më parë. Së fundi, shpjegimi i referohet regjimit kufitar kroat: sipas raportimeve të ndryshme, policia kufitare ka vite që detyron emigrantët me dhunë të kalojnë sërish kufirin nga kanë ardhur. Pra, për shumë nuk ka rrugëdalje përmes rrugës tradicionale ballkanike./ DW
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Kevin M...
Disa orë pasi Republika Popullore e Kinës festoi ditëlindj...
Dhoma e Përfaqësuesve votoi të martën për të lejuar një sf...
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të...
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare,...
Ligjvënësit amerikanë do të vendosin të martën nëse kryeta...
Hunter Biden, djali i presidentit amerikan Joe Biden, u de...
Kanë kaluar 33 vjet. Më 3 tetor 1990, Gjermania Lindore ko...
The Guardian ka zhvilluar një intervistë me zëvendëskryemi...
Sot vazhdon dita e dytë e gjyqit ndaj ish-Presidentit Dona...
Një fraksion i fuqishëm i kartelit Sinaloa i udhëhequr nga...
Policia serbe ka ndaluar ish-nënkryetarin e Listës Ser...
Komisioni Evropian do të shqyrtojë rrezikun që paraqet...
Policia e Kosovës është ende duke kryer hetime në zonë...
Grupi Parlamentar i AAK-së, të martën ka organizuar tryezë...
Çmimi Nobel në fizikë për vitin 2023 e kanë marrë Pierre A...
Një tërmet me magnitudë 5.6 goditi Nepalin të martën, ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se...
KFOR njofton se ka shtuar praninë dhe aktivitetin e tij në...
Rubla ruse është dobësuar sërish kundrejt dollarit ame...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...