Edmond Spaho: Edi Rama nuk duhet të japë dorëheqjen
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka rizgjuar debate mes studentëve në universitete në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Tina Trinh, ndërsa të rinjtë shprehin mendimet e tyre, po ngrihen çështje që kanë të bëjnë me sigurinë, të drejtat e lirisë së fjalës dhe madje edhe shqetësimet se si mund të ndikojnë qëndrimet e tyre tek perspektiva e punësimit.
Në Nju Jork, tensionet mbi luftën Izrael-Hamas po ngjallin debate në universitete, duke vënë në pikëpyetje idenë e universiteteve si mjedise për shkëmbimin e lirë të mendimeve të ndryshme.
Në Universitetin e Kolumbias u mbajtën protesta pro Izraelit dhe pro palestinezëve. Disa studentë mendojnë se qëndrimet e drejtuesve të universitetit janë të njëanshme pro Izraelit.
“Sigurisht të gjithë jemi kundër dhunës, por ne thjesht kërkojmë që të respektohet edhe jeta e civilëve palestinezë. Si pjesë e një komuniteti të larmishëm, mendoj se është e drejtë të presim që udhëheqja e universitetit të njohë dhimbjen e të gjithë studentëve”, thotë Nadia Ali, studente në Universitetin e Kolumbias.
Në shumë kampuse është një kohë e trazuar, ndërsa ekspertja për lirinë e fjalës, Kristen Shahverdian thotë se studentët duhet të ndihen të sigurt që të shprehin pikëpamjet e tyre.
“Kampuset e universiteteve mund të bëjnë shumë për të mbrojtur fjalën e lirë të të gjithëve. Ky është me të vërtetë detyra e tyre, të sigurohen që të gjithë të kenë të drejtën e lirisë së shprehjes, të drejtën për të protestuar, të drejtën për të dëgjuar zërat e tyre edhe atëherë kur ka shumë mosmarrëveshje”, thotë Kristen Shahverdian nga organizata joqeveritare me qendër në Nju Jork që mbron fjalën e lirë, Pen America.
Në Fakultetin Juridik të Universitetit të Nju Jorkut, deklarata e një studenti se Izraeli mbante përgjegjësinë e plotë për sulmin terrorist të Hamasit ishte arsyeja pse një firmë e njohur ligjore tërhoqi ofertën për punë që i kishte bërë atij studenti.
“Gjithmonë do të ketë debat në një klasë, në një park, debat në universitetet e mbarë vendit. Kjo nuk është e njëjta gjë. Ky ishte një sulm sistematik ndaj popullit hebre”, thotë Benjamin Meppen, student në Universitetin e Nju Jorkut.
Ndërsa Universitetet preferojnë të bëjnë kryesisht deklarata të balancuara, të tjerë shqetësohen se të folurit publikisht ka pasoja të mëdha. Një prej tyre është studenti i Universitetit të Nju Jorkut, Trevor, i cili nuk pranojë të japë mbiemrin, sepse thotë se ka frikë se do të vihet në shënjestër nga studentët e tjerë.
“Unë kam zgjedhur të mos e shpreh mendimin tim për këtë pasi ka kaq shumë që njerëzit mund të keqkuptojnë”, thotë Trevor, student në Universitetin e Nju Jorkut.
Në Universitetin e Harvardit, një letër e hapur e nënshkruar nga më shumë se 30 grupe studentore ku thuhej se Izraeli ishte përgjegjës për sulmin terrorist të Hamasit, bëri që disa studentë të vihen në shënjestër.
Kjo ka nxitur thirrjet që administratorët e universiteteve të bëjnë më shumë.
“Ata mund të bëjnë shumë që të gjithë të kuptojnë se çfarë përfshin dhe çfarë nuk përfshin liria e fjalës. Kjo është një mundësi për të ofruar këtë kontekst dhe kampuset e universiteteve janë ideale për këtë sepse i kanë burimet. Ata kanë ekspertizën për t'ia shpjeguar këto parime të gjithëve”, thotë Kristen Shahverdian, nga Pen America.
Një ekspertizë e tillë për lirinë e shprehjes do të ndihmonte në universitetet amerikane dhe tej./ VOA
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pas tak...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, takoi këtë të shtu...
Një autokolonë prej 20 kamionësh e Gjysmëhënës së Kuqe egj...
Rusia ka publikuar disa pamje që tregojnë avionët e saj lu...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtunën p...
Tre në dhjetë grekë jetojnë me qira. (Për krahasim: në Gje...
Izraeli u ka bërë thirrje qytetarëve të vet të largohe...
Ministria e Shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi tho...
Ambasadori i kampionatit eurpian “Euro 2024”, Filip Lahm, ...
Përpara se të rezervoni udhëtimin tuaj të ardhshëm, siguro...
Një numër liderësh nga Lindja e Mesme dhe Evropa janë mble...
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogu...
Rreth orës 01:37 të mëngjesit ka ndodhur një shpërthim...
Pesë emisarët e Bashkimit Europian ndodhen sot në Kosovë, ...
Komisioni Europian nuk pranon të bëjë komente mbi deklarat...
"Macallan Adami 1926" besohet të jetë shishja skoceze 'më ...
Spitalet në Gaza janë në prag të kolapsit, ka paralajmërua...
Pas samitit ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe...
Pesë diplomatë të Perëndimit nisin më 21 tetor vizitat në ...
Lea Collins nga Mbretëria e Bashkuar ka ndarë historinë e ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...