PD bojkoton sërish seancën
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në pa...
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në pa...

NASA përfundoi prodhimin e një pajisjeje kyçe të sistemit të fluturimit hapësinor, që do të përdoret për dërgimin e astronautëve në Hënë. Mjeti lëshues i misionit “Artemis II” është prodhuar në Qendrën Hapësinore Marshall në Hantsvil të Alabamës dhe po transportohet me rrugë ujore në një udhëtim dy-javor drejt Qendrës Hapësinore Kennedy në Florida.
Zyrtarët e NASAs thonë se mjeti konik 27 metra i gjatë është pjesë e rëndësishme e platformës së lëshimit për misionin e ardhshëm në Hënë, “Artemis II”.
Kjo pajisje do të mbrojë motorët e anijes hapësinore, që do të bëjë një fluturim prove rreth Hënës.
“Ky mjet i rëndësishëm për sistemin e lëshimit në hapësirë po ngarkohet në platformën lundruese “Pegasus” për udhëtimin drejt Qendrës Hapësinore Kennedy. Është kryesisht një pjesë strukturore, që do të përdoret për bartjen e ngarkesave në platformën e lëshimit të anijes hapësinore Orion”, shpjegon Matthew Ramsey, menaxher i misionit “Artemis II”.
Pjesë e misionit “Artemis II” është dërgimi i katër astronautëve rreth Hënës në një fluturim 10-ditor në shtator të vitit 2025.
Lauren Fisher, inxhiniere e materialeve strukturore në Qendrën Marshall të Fluturimit në Hapësirë, është pjesë e ekipit që po punon në programin Artemis.
“Unë gjithmonë kam shpresuar se do të kthehemi në Hënë. Nuk e mendoja se do të isha pjesë e një ekipi kaq të rëndësishme të realizimit të këtij misioni. Jam shumë krenare dhe e lumtur që jam pjesë e këtij programi”, thotë ajo.
Edhe menaxheri i misionit “Artemis II”, Matthew Ramsey është i emocionuar.
“Është një punë e madhe sepse kanë kaluar 50 vjet që kur kemi dërguar njerëz në Hënë”, thotë ai.
Anëtarët e ekuipazhit të misionit “Artemis II” janë astronautët Jeremy Hansen, Victor Glover, Reid Wiseman dhe Christina Hammock Koch.
NASA shpreson se fluturimi rreth hënës do t’i hapë rrugën astronautes Hammock Koch të bëhet gruaja e parë që do të shkelë në Hënë në misionin e ardhshëm, “Artemis III”.
“Astronautët janë njerëz fantastikë. Christina është e mrekullueshme. Mendoj se ajo mund të ketë vendosur rekordin e qëndrimit më të gjatë të një gruaje amerikane në hapësirë. Pra, kemi të bëjmë me njerëz, që janë të avancuar në fushën e shkencës dhe teknologjisë”, thotë zoti Ramsey.
Misioni i ri në Hënë është shumë më bashkëpunues dhe ndërkombëtar se misionet e mëparshme Apollo, thekson zoti Ramsey.
“Nuk është një lloj programi monolit, ku vetëm Shtetet e Bashkuara do të jenë të angazhuara. Ndërsa ne vazhdojmë të zhvillojmë teknologjinë tonë, ne do të bashkëpunojmë edhe me kanadezët, sauditët dhe evropianët”, thotë ai.
Pas mbërritjes së strukturës konike në Qendrën Hapësinore Kennedy në Florida, inxhinierët do të punojnë për ta përgatitur anijen për lëshim në hapësirë./Voa/
Zgjedhjet presidenciale amerikane ka të ngjarë të vare...
Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendimin që tr...
Arkeologët që punojnë në vendin e Trashëgimisë Botërore të...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha të hënën se dëshir...
Të paktën pesë persona janë vrarë pasi Rusia nisi një sulm...
Plakja ndodh ngadalë e në mënyrë të qëndrueshme, por jo ve...
Persona të armatosur qëlluan për vdekje 23 pasagjerë pasi ...
Autoritetet izraelite kanë njoftuar se kanë kryer një valë...
Të krijosh shanse negocimi - ky përmendet gjithnjë si qëll...
Një gjykatë në Gjermani la në paraburgim një të ri sirian ...
NASA vendosi të mos i kthejë në Tokë dy astronautët e saj ...
Shefi i Pentagonit urdhëroi që dy aeroplanmbajtëse luftara...
Papa Françesku e ka dënuar vendimin e Kievit për t’i ndalu...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar ...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se bis...
Malta u shfaq si vendi i BE-së me shkallën më të lartë të ...
Izraeli ndërmori një valë sulmesh ajrore kundër Libanit ju...
Policia franceze e ka arrestuar një të dyshuar për zjarrvë...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi s...
Kandidati për zëvendëspresident i Partisë Demokrate në...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...