Aeroporti i Vlorës/ Pacolli: Vendimi i Gjykatës së Lartë tregon horrorin që është bërë mbi mua, u kërcënuam me jetë
Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë për çështje...
Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë për çështje...

Në pothuajse gjysmën e vendvotimeve që supozohet t’i nënshtrohen procesit të rinumërimit të votave për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, ky proces tashmë ka përfunduar.
Rinumërimi i i një të tretës së vendvotimeve nisi më 13 janar, pasi u vërejten dallime në fletëvotimet me votat për kandidatët brenda subjekteve politike.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi ka përfunduar në 19 komuna dhe se tani fillimisht do të vazhdojë me rinumërimin në Prizren dhe pastaj me komunat e tjera.
Në Prizren deri tash janë numëruar 172 nga 235 vendvotime dhe kjo komunë prin dukshëm me numrin e fletëvotimeve me gabime. Megjithatë, edhe me kaq vendvotime të rinumëruara, ndryshimi në votat për kandidatë brenda partive politike është i dukshëm.
Ndryshime ka pasur edhe te votat për kandidatët e partive joshumicë. Sipas votave të rinumëruara deri më tani, jashtë Kuvendit mund të mbetet ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damkën, nga Partia Demokratike Turke e Kosovës.
Për shkak të ndryshimit në numër të votave, para tij tani ka dalë kandidati Ergul Mazreku. Damkës i janë hequr 68 vota deri më tani, ndërsa Mazrekut i janë shtuar 15.
Meqë deri tani janë gjetur dhjetëra mijëra fletëvotime me gabime, rinumërimi i plotë është përmendur si opsion i vetëm edhe nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ky i fundit shkroi në Facebook se "pa rinumërim të tërësishëm, nuk sigurohet integriteti i këtyre zgjedhjeve", duke shtuar se Prokuroria duhet të nisë hetime lidhur me manipulimet e mundshme.
Në mesin e deputetëve të LDK-së që, deri tash, rezultojnë të kenë marrë më shumë vota se që u takonin është edhe Anton Quni.
Ai ka shkruar në Facebook se kjo është bërë pa dijeninë apo dashjen e tij dhe e quajti këtë një operacion kriminal që i ka "njollosur personalitetin dhe karrierën".
Ngjashëm ka reaguar edhe kandidati tjetër i LDK-së, Driton Selmanaj, të cilit deri tash rezulton të i jenë shtuar 983 vota më shumë se që i takonin, gjatë numërimit në qendra komunale.
Edhe Partia Demokratike e Kosovës reagoi ndaj këtyre zhvillimeve, duke thënë se po i përcjell ato dhe se manipulimet e votave janë të papranueshme.
“Eliminimi i çdo dyshimi është në interes të kandidatëve, institucioneve dhe qytetarëve. Partia Demokratike e Kosovës i pret konkluzionet zyrtare të organeve përgjegjëse, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me besimin se e vërteta dhe vullneti i qytetarëve do të reflektohen saktë dhe në përputhje me ligjin”, thuhet në komunikatën e PDK-së.
Ndërkohë, Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka bërë thirrje në Facebook që Prokuroria të nisë hetimet dhe ndjekjet penale për manipulimin e votave të kandidatëve.
"Emrat e komisionerëve për secilën tavolinë numërimi në QKN dihen. Por këto manipulime nuk janë bërë krye në veti nga komisionerët. Dhjetëra e qindra vota të shtrembëruara në një vendvotim të vetëm, e mijëra në nivel komune – kryesisht për kandidatë të caktuar dhe në komunat e tyre – nuk janë as rastësi, as gabim njerëzor", tha ai.
Cakolli shtoi se "përfshirja e kandidatëve të caktuar në këto skema është shumë e mundshme. Kështu që, hetimi, pashmangshëm duhet t’i përfshijë edhe ata".
Kur ishin numëruar pak më shumë se 200 vendvotime, Cakolli kishte llogaritur se më së shumti ndryshime ka pikërisht lista e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Në qendrat komunale të numërimit, çdo fletëvotim kalon përmes disa kontrolleve: lexohet me zë të lartë nga një numërues, shfaqet në ekran përmes kamerës dhe regjistrohet në sistem elektronik nga një zyrtar tjetër, ndërsa një person i tretë e verifikon fletën.
Megjithatë, manipulimi thuhet se bëhet në fazën e leximit të votave për kandidatë. Kur një fletëvotim i takon një partie, ai përmban edhe vota për disa kandidatë. Numëruesi mund të ndryshojë verbalisht numrin e kandidatit të votuar, duke e zëvendësuar me numrin e një kandidati tjetër.
Kështu, sistemi regjistron votë për kandidatin e gabuar, edhe pse fletëvotimi real tregon diçka tjetër. Numri i votave për parti nuk ndryshon, vetëm ndryshon numri i votave për kandidatë brenda të njëjtës parti.
Cakolli kishte thënë më herët gjatë javës se procesi i numërimit nuk përcillet me kontrolle të hollësishme të fletëvotimeve, duke mundësuar kështu manipulimet, dhe se në këtë ka ndikuar edhe fakti që numërimi ishte realizuar në kohë festash.
Sipas Çohu dhe Cakollit, mënyra të tilla të keqpërdorimit janë vërejtur në pothuajse secilin proces zgjedhor në Kosovë dhe se zgjidhja për këtë problem do të ishte skanimi teknologjik i fletëvotimeve në vend të numërimit tradicional nga zyrtarët.
Cilat janë pasojat?
Së voni, Organizata joqeveritare Çohu ka publikuar një hulumtim që tregon se mbi 90 për qind e rasteve për manipulimet zgjedhore përfundojnë me dënime me kusht ose me gjoba.
Kjo do të thotë se nëse ndonjë zyrtar vërtetohet se ka manipuluar votat gjatë numërimit, ai ka pak gjasa të ndëshkohet me burg për këtë gjë.
Por, pasojat mund të jenë më të mëdha për institucionet, pasi rinumërimi, i cili pritet të zgjasë deri në dy javë, mund ta vonojë edhe më shumë themelimin e institucioneve të reja, në një kohë delikate për institucionet.
Kuvendi i ri duhet të nxitojë për të kaluar marrëveshje ndërkombëtare financiare për vendin, si dhe ta zgjedhë presidentin e ri deri më 4 mars, para se Vjosa Osmanit t’i mbarojë mandati në prill.
Këto afate mund të bëhen edhe më vështirë të arritshme nëse vendoset për rinumërim të plotë - gjë që megjithatë sipas Cakollit mbetet opsioni më i mire tani që është vërtetuar se ka pasur shumë ndryshime në vota gjatë numërimit në qendra komunale,.
Gjatë javës, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, e përsëriti për REL-in mesazhin e kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, se nëse pas rinumërimit vërehen manipulime të mundshme me votat e kandidatëve brenda subjekteve politike, komisioni do t’i çojë në organet kompetente anëtarët e ekipeve të numërimit. /REL
NASA ka zhvendosur raketën e saj më të lartë dhe më të fuq...
Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump dëshiron ...
Greqia ka prezantuar një projekt-ligj të ri nga Ministria ...
Një politikan gjerman ka sugjeruar se bojkoti i Kupës së B...
Tetë bizhuteritë me vlerë 88 milionë euro të grabitura par...
Pesë skiatorë kanë humbur jetën për shkak të rënies së dy ...
Administrata e re e Përkohshme për Rripin e Gazës zhvilloi...
Liderët e vendeve evropiane për të cilët presidenti amerik...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Një gardiane burgu në Britaninë e Madhe është dënuar pasi ...
Mijëra njerëz në Groenlandë dhe Danimarkë kanë protestuar ...
Procesi i rinumërimit të një të tretës të vendvotimeve për...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përmes një letre, ka f...
Autoritetet indoneziane kanë nisur kërkimet për një aeropl...
Udhëheqësi suprem i Iranit ka pranuar për herë të parë pub...
Komisioni Europian ka përsëritur kërkesën ndaj autoritetev...
Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten disa anëtarë të të ash...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar se do të ...
Lojërat Olimpike Dimërore do të rrisin presionin mbi Dolom...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tregoi sot se vend...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...