Ndryshimi mund të presë edhe pak...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...

Liderët e vendeve evropiane për të cilët presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi tarifa të reja kanë reaguar lidhur me vendimin e tij, që erdhi si rezultat i mosmarrëveshjeve për çështjen e Groenlandës. Sipas Trump vendeve si Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda do t'u ngarkohet një tarifë prej 10% për çdo mall të dërguar në SHBA.
Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se Franca mbetet e përkushtuar ndaj sovranitetit dhe pavarësisë së Kombeve, ndërsa shpreh mbështetjen e tij për Groenlandën dhe Danimarkën. Në një postim në “X”, Macron thotë se asnjë frikësim dhe as kërcënim nuk do të na ndikojë, ndërsa i përshkruan kërcënimet e tarifave të Trump si të papranueshme.
“Evropianët do t’u përgjigjen atyre në një mënyrë të bashkuar dhe të koordinuar nëse ato do të konfirmohen Ne do të sigurohemi që sovraniteti evropian të respektohet”, shprehet Macron.
Kryeministri suedez, Ulf Kristersson, theksoi qëndrimin e tij për çështjen e Groenlandës dhe tha se nuk do të lejojnë të shantazhohen.
"Nuk do të lejojmë të na shantazhojnë. Vetëm Danimarka dhe Groenlanda vendosin për çështjet që kanë të bëjnë me Danimarkën dhe Groenlandën. Unë gjithmonë do të mbroj vendin tim dhe fqinjët tanë aleatë. Kjo është një çështje e BE-së që shqetëson shumë më tepër vende sesa ato që po veçohen tani. Suedia tani po zhvillon diskutime intensive me vendet e tjera të BE-së, Norvegjinë dhe Mbretërinë e Bashkuar për një përgjigje kolektive”, u shpreh ai në “X”.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, e cilësoi kërcënimin e Trump për të vendosur tarifa ndaj aleatëve të SHBA-së si krejtësisht të gabuar.
“Pozicioni ynë për Groenlandën është shumë i qartë – është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës dhe e ardhmja e saj është një çështje për groenlandezët dhe danezët. Ne gjithashtu e kemi bërë të qartë se Siguria e Arktikut ka rëndësi për të gjithë NATO-n dhe aleatët duhet të bëjnë më shumë së bashku për të adresuar kërcënimin nga Rusia në pjesë të ndryshme të Arktikut.Zbatimi i tarifave ndaj aleatëve për të ndjekur sigurinë kolektive të aleatëve të NATO-s është krejtësisht i gabuar. Sigurisht që do ta ndjekim këtë çështje drejtpërdrejt me administratën amerikane”, u shpreh ai në një deklaratë.
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në reagimin e tij tha se po BE po koordinon një përgjigje të përbashkët.
“Bashkimi Evropian do të jetë gjithmonë shumë i vendosur në mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare, e cila sigurisht fillon brenda territorit të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian”, tha Costa në një konferencë për shtyp pak çaste pas njoftimit të papritur të Trump.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, njoftoi më herët se do të tarifa të reja për një sërë vendesh evropiane që eksportojnë mallra në SHBA, duke filluar nga 1 shkurti. Trump thotë se këto do të mbeten në fuqi derisa të arrihet një marrëveshje për blerjen e plotë dhe totale të Groenlandës nga SHBA-të.
Në postimin e tij në Truth Social, Trump u shpreh se vendeve si Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda do t'u ngarkohet një tarifë prej 10% për çdo mall të dërguar në SHBA. Më 1 qershor, kjo do të rritet në 25%, ka njoftuar presidenti amerikan.
Tarifat janë taksa mbi mallrat e importuara. Zakonisht, pagesa është një përqindje e vlerës së një malli. Për shembull, një tarifë prej 10% për një produkt prej 10 dollarësh do të nënkuptonte një taksë prej 1 dollari shtesë - duke e çuar koston totale në 11 dollarë. Taksa i paguhet qeverisë nga kompanitë që sjellin produkte të huaja. Këto firma mund t’ua kalojnë një pjesë ose të gjithë koston shtesë klientëve të tyre, që në këtë rast do të thotë amerikanë të zakonshëm dhe biznese të tjera amerikane. /CNA
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Një gardiane burgu në Britaninë e Madhe është dënuar pasi ...
Mijëra njerëz në Groenlandë dhe Danimarkë kanë protestuar ...
Procesi i rinumërimit të një të tretës të vendvotimeve për...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përmes një letre, ka f...
Autoritetet indoneziane kanë nisur kërkimet për një aeropl...
Udhëheqësi suprem i Iranit ka pranuar për herë të parë pub...
Komisioni Europian ka përsëritur kërkesën ndaj autoritetev...
Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten disa anëtarë të të ash...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar se do të ...
Lojërat Olimpike Dimërore do të rrisin presionin mbi Dolom...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tregoi sot se vend...
Djali në mërgim i shahut të fundit të Iranit, Reza Pahlavi...
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se SHBA-të j...
Ukraina po kërkon t’i ofrohet anëtarësimi në Bashkimin Eur...
Irani planifikon të mbajë ndërprerjen e internetit në të g...
Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, u takua me presidenten n...
Presidenti Rumen Radev ka njoftuar ditën e sotme se Bullga...
Ndërsa Presidenti amerikan, Donald Trump, vazhdon të kërcë...
Pesë familje në Britani pretendojnë se fëmijët e tyre kanë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...