Kritiku i Kremlinit, Ilya Yashin, vendoset në izolim
Politikani i opozitës ruse, Ilya Yashin, i cili po vuan nj...

Pentagoi akuzoi Rusinë se ka vendosur me gjasë një armë hapësinore në të njëjtën orbitë ku ndodhet dhe një satelit i qeverisë amerikane.
"Rusia lëshoi një satelit në orbitën e ulët të Tokës që ne vlerësojmë se ka të ngjarë të jetë një armë hapësinore, me gjasë e aftë për të sulmuar satelitë të tjerë që ndodhen aty", tha zëdhënësi i Pentagonit, gjenerali i Forcave Ajrore Pat Ryder, në një konferencë shtypi të martën vonë.
"Arma hapësinore" ruse e lëshuar më 16 maj u vendos "në të njëjtën orbitë me një satelit të qeverisë amerikane", shtoi ai.
Zëdhënësi Ryder shtoi se Uashingtoni do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe është i gatshëm të mbrojë interesat e tij.
“Ne kemi përgjegjësinë të mbrojmë interesat tona hapësinore dhe të sigurojmë mbështetje të vazhdueshme dhe të pandërprerë për Forcën e Përbashkët dhe të Kombinuar”, tha ai.
Më herët gjatë ditës së martë, Moska akuzoi Shtetet e Bashkuara se po kërkonin të vendosnin armë në hapësirë, pasi Uashingtoni i vuri veto një propozimi rus në Kombet e Bashkuara, kundër përhapjes së armëve.
“Ata kanë treguar edhe një herë se përparësitë e tyre reale në fushën e hapësirës nuk synojnë të mbajnë hapësirën pa armë të çfarëdo lloji, por të vendosin armë aty dhe ta shndërrojnë hapësirën në një arenë konfrontimi ushtarak”, thuhej në një deklaratë të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.
Muajt e fundit, fuqitë botërore kanë shkëmbyer akuza të shumta mbi përpjekjet për të militarizuar hapësirën.
Ato kanë bërë propozime rivale në Kombet e Bashkuara si pjesë e masmarrëveshjeve mbi këtë çështje.
Rusia vuri veton ndaj nismës së Shteteve të Bashkuara muajin e kaluar, ndërsa në një votim të hënën, propozimi i Moskës u bllokua nga Uashingtoni, Londra dhe Parisi.
I dërguari amerikan në OKB, Robert Wood tha se propozimi i Rusisë, që u bënte thirrje të gjitha vendeve të "marrin masa urgjente për të parandaluar përgjithmonë vendosjen e armëve në hapësirë", ishte një përpjekje për shpërqendrim dhe akuzoi Moskën për "manipulim diplomatik".
Ai tha se arma "e mundshme" kundër-hapësinore e Rusisë ishte "me gjasë e aftë të sulmonte satelitë të tjerë në orbitën e ulët të Tokës".
"Rusia e vendosi këtë armë të re kundër-hapësinore në të njëjtën orbitë ku ndodhet një satelit i qeverisë amerikane", tha ai në komentet përpara votimit të së hënës.
“Veprimi i Rusisë më 16 maj pason lëshime të mëparshme të satelitëve rusë, me gjasë armë hapësinore, në orbitën e ulët të Tokës, në vitin 2019 dhe 2022”, shtoi ai.
Në shkurt, Shtëpia e Bardhë tha se Rusia po punonte për të prodhuar një armë kundër satelitëve, ekzistenca e së cilës u konfirmua pasi ligjvënësit paralajmëruan për një kërcënim serioz ndaj sigurisë kombëtare, por pa dhënë detaje./ VOA
Politikani i opozitës ruse, Ilya Yashin, i cili po vuan nj...
Spanja, Irlanda dhe Norvegjia thanë të mërkurën se do ...
Ministri i Jashtëm, Israel Katz, ka deklaruar se po ur...
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, akuzoi Kinën...
Pas konferencës për shtyp nga kryeministri i Norvegjis...
Në Dublin, kryeqytetin e Irlandës, prishen herë pas here ç...
"Kriminaliteti me motive politike e fetare ka shënuar rrit...
Rusia ka nisur “fazën e parë” të stërvitjeve në qarkun jugor...
Spanja tërhoqi të martën ambasadorin e saj në Buenos Aires...
Një pasagjer ka humbur jetën dhe 71 të tjerë janë plagosur...
Një sondazh për çështjen e armëmbajtjes, i zhvilluar n...
Një gjykatë në Shën Petersburg ka shqiptuar 14 vjet burgim...
DW: Kosova nuk ishte në agjendën e Këshillit të Evropës(Ki...
Bashkimi Evropian u shpreh i shqetësuar të martën për ...
Më shumë se 14.000 persona janë zhvendosur ditëve të fundi...
"Situata në Ukrainë është përkeqësuar më tej në mënyrë...
Më 25 prill, autoritetet në Venecia filluan një tarifë hyr...
Zëvendësndihmësja e sekretarit amerikan të Shtetit në Byro...
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian miratuan sot një...
Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur në nj...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...