Pjesë e grupeve kriminale/ Pritet ekstradimi i 6 personave të kapur në Dubai
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...

Eurodeputetët do të verifikojnë për disa ditë përshtatshmërinë e komisionerëve të rinj të BE-së. Ka mundësi që disa prej tyre të mos kalojnë, por kjo ndodh rrallë.
26 politikanë do të jenë "në karrige të nxehtë" në Bruksel këto ditë (4-12.11). Parlamenti Europian do t'i marrë ata në pyetje dhe do të verifikojë nëse janë të përshtatshëm për postet më të larta në Komisionin e ri Europian - institucioni qendror i BE-së, ku ka 38.000 të punësuar.
Secili kandidat përballet tri orë me pyetje të shumta nga tetë grupe deputetësh të Parlamentit Europian. Vetëm kur deputetët në plenium të miratojnë plotësisht përbërjen e re të Komisionit Europian, ekipi i ri i drejtuar nga presidentja e vjetër dhe e re Ursula von der Leyen mund të fillojë punën më 1 dhjetor.
Ursula von der Leyen tashmë është konfirmuar nga Parlamenti Europian me propozimin e shteteve anëtare.
Çfarë lejohet të pyesësh?
Në parim, gjithçka. Deputetët përgatisin pyetje për karrierën profesionale, interesat financiare, pikat e errëta në biografi, qëndrimet morale dhe politike. Qëllimi është të ekspozohen dobësitë e kandidatëve meshkuj dhe femra. Vlerësohet edhe sjellja gjatë verifikimit: vetëbesimi, irritimi, belbëzimi apo deklaratat e (pa)qarta.
Marrja në pyetje zhvillohet sipas rregullave strikte, caktohet koha e të folurit. Pas marrjes në pyetje, anëtarët e komisionit përkatës votojnë me dy të tretat e shumicës për të vendosur menjëherë nëse testi kalohet apo jo.
Çfarë ndodh nëse dikush nuk kalon?
Deputetët i bëjnë thirrje vendit prej nga vjen kandidati i cili nuk ka kaluar, të dërgojë një kandidat të ri. Por edhe ky kandidat i ri duhet të kalojë në votim.
Që nga viti 2004, parlamenti ka refuzuar gjashtë herë kandidatët, si një lloj demonstrimi i fuqisë së tij mbi Komisionin Europian. Në vitin 2004, kjo i ndodhi italianit ultrakonservator Rocco Buttiglione, i cili i quajti homoseksualët "mëkatarë, e jo kriminelë". Edhe kandidatja franceze Silvi Gulard është detyruar të heqë dorë nga kandidatura në vitin 2019, për shkak të dyshimeve për angazhimin e saj me kompanitë amerikane. Cilët kandidatë mund të kenë probleme?
Klubet e majta dhe liberale të deputetëve në parlament kanë në shënjestër veçanërisht komisionerin evropian, hungarez Oliver Varhelyi. Ai ishte Komisioner për Zgjerimin në mandatin e fundit, ndërsa tani kandidon për sektorin e shëndetit dhe mbrojtjes së kafshëve. Varhelyi konsiderohet si një ndjekës besnik i kryeministrit të djathtë të Hungarisë, Viktor Orban.
Tri grupe të krahut të djathtë dhe krahut të djathtë ekstrem në Parlamentin Europian mund të kundërshtojnë kandidatin belg Hajja Lahbib, i cili është me orientim liberal. Refuzimi është i mundshëm edhe për kandidaten nga Bullgaria, Ekatarina Zaharieva. Ish-ministrja e Jashtme bullgare u përfshi në një skandal rreth shitjeve të shtetësisë bullgare.
Edhe kandidati nga Malta mund të mos kalojë. Disa deputetë kritikojnë Glenn Micallef, shefin e kabinetit të kryeministrit maltez, se ka shumë pak përvojë politike për postin e komisionerit për rininë, kulturën dhe sportin.
Kandidati italian i djathtë Rafale Fito me gjasë do të kalojë pa problem. Parlamenti ka rezerva, por dyshohet se do të rrezikojë të refuzojë kandidatin e kryeministres italiane të krahut të djathtë, Gjorgje Meloni. Meloni ka ndikim në Bruksel dhe paraqitet gjithmonë si proevropiane që ka hequr me sukses etiketën postfashiste nga emri i saj.
Çfarë roli luan Viktor Orban në sfond?
Nëse parlamenti refuzon komisionerin hungarez, kryeministri Orban mund të vonojë inaugurimin e Komisionit të ri të BE-së për disa javë apo dhe muaj. Nëse ai nuk do të dërgonte një kandidat tjetër, ose nëse dërgon dikë të papërshtatshëm, Parlamenti nuk do të mund të konfirmonte Komisionin Europian në tërësi dhe ai nuk do të mund të merrte detyrën.
Orban shihet si kundërshtar i BE-së dhe mund të luajë rolin e bllokuesit. Për një kohë të gjatë ai beson se diçka thelbësore duhet të ndryshojë në Bruksel dhe në BE, sepse, sipas tij, Komisioni Europian po sillet si "byro politike nga koha e ish-Bashkimit Sovjetik".
BE-ja aktualisht ka bllokuar për momentin miliarda euro për Hungarinë nga buxheti evropian pasi Viktor Orbán injoron vendimet e Gjykatës Europiane të Drejtësisë dhe qeverisë në mënyrë autokratike vendin e tij.
Çfarë është e re në Komisionin e ri Europian?
Presidentja Ursula von der Leyen parashikoi një strukturë të re funksionesh për mandatin e saj të dytë. Komisioni ka vënë më shumë theks në forcimin e ekonomisë evropiane në tranzicionin drejt prodhimit neutral ndaj klimës, por më pak në luftën kundër ndryshimeve klimatike.
Portofolet e reja janë Mbrojtja, Mbrojtja e kafshëve, Ndërtimi i banesave dhe Mesdheu. Mesdheu? Po, komisionerja kroate Dubravka Shuica duhet të merret me fqinjët jugorë të BE-së në Afrikën e Veriut, në mënyrë që të zgjerohet hapësira e përbashkët ekonomike dhe e sigurisë me BE-në. Komisionerë të tjerë janë përgjegjës për peshkimin, oqeanet dhe turizmin.
Sa fitojnë komisionerët e BE-së?
Pozicioni i komisionerit të BE-së nuk është jo tërheqës. Paga bazë është pothuajse 26.000 euro bruto në muaj. Kryetari i komisionit merr 31.800 euro pa shtesa. Për krahasim, kancelari gjerman Olaf Scholz fiton rreth 32.000 euro në muaj, duke përfshirë shtesat./ DW
Sot mbahen zgjedhjet presidenciale në shtetin më të rëndës...
Në pak më shumë se nëntë vite, ish-presidenti dhe ndos...
Harris dhe Trump përfunduan fushatat e tyre me ndalesa për...
Kamala Harris lindi në vitin 1964 dhe historia e saj f...
Kievi ishte subjekt i dy valëve të sulmeve me dronë në orë...
Zyrtarët e inteligjencës amerikane dhe ata të sigurisë kan...
Trump sapo ka përmbyllur në Van Andel Arena në Grand Rapid...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, foli me mini...
OKB -ja tha të hënën se të gjitha vendet që furnizojnë me ...
Hamasi hodhi poshtë një propozim për një armëpushim afatsh...
Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter ka nd...
Ndërsa një Amerikë e tensionuar voton sot për republikanin...
Sot është dita e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara me Dona...
Amerikanët do të zgjedhin të martën Presidentin e ri. Sa m...
Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës i Se...
Rreth 7,500 forca ushtarake po dislokohen në rajonin e god...
Ministria e Jashtme e Izraelit njoftoi zyrtarisht të hënën...
Fermerët amerikanë po përballen me vështirësi ekonomike në...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka uruar ...
Në zgjedhjet presidenciale amerikane, një vëmendje e posaç...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...