Kërcënim për sigurinë kombëtare/ Ikballe Berisha shpallet “non grata” në Shqipëri
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka nxjerrë urdhrin ...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka nxjerrë urdhrin ...

Amerikanët do të zgjedhin të martën Presidentin e ri. Sa më shumë afrohet ora e votimit, aq më shumë rritet dhe ankthi në të dy kahet, me sondazhet që parashikojnë një garë të ashpër dhe diferencë shumë të ngushtë mes kandidatëve.
Pikërisht për shkak të rezultatit të pritshëm të ngushtë edhe shpallja e fituesit mund të kërkojë ditë.
Në zgjedhjet e gjashtëdhjeta presidenciale, amerikanët duhet të zgjedhin mes zëvendëspresidentes në detyrë, demokrates Kamala Harris, dhe ish-presidentit, republikanit Donald Trump.
Një ditë para zgjedhjeve, të hënën, dollari u dobësua, ndërsa tregjet globale frenuan bastet e tyre për një fitore të kandidatit republikan Donald Trump në garën presidenciale të SHBA.
Dollari ra me 0.6 për qind kundrejt një shporte valutash kryesore, duke shënuar një prej rënieve më të mëdha njëditore që nga shtatori. Euro ishte 0.6 për qind më e lartë kundrejt monedhës amerikane, duke u këmbyer në 1.09 dollarë.
Tregjet reaguan pasi pasi një sondazh gjatë fundjavës tregoi një rritje të papritur të mbështetjes për kandidaten demokrate Kamala Harris në Iowa, një shtet i dominuar më parë nga Trump, shkruan "Financial Times".
Sondazhi, i drejtuar nga anketuesja jopartiake J Ann Selzer, konsiderohet si “standardi i artë” i sondazheve të opinionit në shtet.
Më herët, pritjet në rritje për një fitore të Trump në zgjedhjet të martën, së bashku me të dhënat e papritura të forta ekonomike, e kishin çuar dollarin në fitimin e tij më të madh mujor që nga prilli 2022.
Çfarë parashikojnë sondazhet
Sipas "Financial Times", do të jenë fitoret me diferencë të vogël në disa shtete ku parashikimet ndryshojnë vazhdimisht, ato që do të përcaktojnë nëse Donald Trump ose Kamala Harris do të fitojë zgjedhjet presidenciale në SHBA më 5 nëntor.
"Financial Times" ka përdorur sondazhet më të fundit në nivel kombëtar dhe shtetëror për të vlerësuar gamën e rezultateve të mundshme në çdo shtet.
Mesatarja kombëtare e sondazheve tregon se Kamala Harris ka një një epërsi të lehtë ndaj Donald Trump me afrimin e ditës së zgjedhjeve.
Megjithatë, në zgjedhjet presidenciale në SHBA, sondazhet kombëtare janë thjesht tregues, sepse fituesi i përgjithshëm vendoset duke përdorur kolegjin zgjedhor.
Si funksionon Kolegji Zgjedhor
Çdo shtet ka një numër votash në kolegjin zgjedhor të barabartë me shumën e senatorëve dhe përfaqësuesve të tij në Kongres. Kryeqyteti federal i Uashington DC, i cili nuk ka përfaqësues apo senatorë, ka edhe 3 vota të tjera të kolegjit zgjedhor.
Në të gjitha shtetet, përveçse në dy, përdoret një sistem fituesi-merr të gjitha, ku cilido kandidat që fiton më shumë vota në një shtet, fiton të gjitha votat e kolegjit elektoral në atë shtet.
Për të fituar një shumicë të plotë në kolegjin zgjedhor, një kandidat duhet të arrijë 270 vota. Në rast të barazimit 269-269, delegacionet shtetërore në Dhomën e Përfaqësuesve votojnë për të vendosur Presidentin.
Kur do t’i mësojmë rezultatet?
Ndonëse në disa gara presidenciale, fituesi është shpallur vonë natën e zgjedhjeve, ose herët në mëngjesin e ardhshëm, këtë herë, gara e ngushtë në shumë shtete mund të nënkuptojë që mediat të presin më gjatë përpara se të parashikojnë se kush ka fituar.
Washington Post shkruan se për të zbuluar se kush e fitoi presidencën mund të duhen ditë.
Zyrtarët zgjedhorë në shtetet ku rezultati është më i paqartë po u bëjnë thirrje amerikanëve që të jenë të durueshëm ndërsa numërojnë rezultatet, një proces që ndryshon nga shteti në shtet, sepse secili ka ligje të ndryshme për numërimin e votave. Sondazhet tregojnë një garë jashtëzakonisht të ngushtë presidenciale dhe sa më afër të jenë rezultatet, aq më shumë do të duhet për të ditur rezultatin.
"BBC" shkruan se fitoret e ngushta mund të nënkuptojnë gjithashtu rinumërime. Për shembull, në shtetin kryesor të Pensilvanisë, mund të kërkohet një rinumërim mbarëkombëtar nëse ka një ndryshim gjysmë përqindjeje midis votave të hedhura për fituesin dhe humbësin. Në vitin 2020, diferenca ishte pak më shumë se 1.1 pikë përqindjeje.
Sfidat ligjore janë gjithashtu të mundshme. Më shumë se 100 padi parazgjedhore janë ngritur tashmë, duke përfshirë sfidat për të drejtën e votuesve dhe menaxhimin e listës së votuesve, nga republikanët.
Skenarët e tjerë që mund të shkaktojnë vonesa përfshijnë çdo çrregullim të lidhur me zgjedhjet, veçanërisht në vendet e votimit./ Revista Monitor
Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës i Se...
Rreth 7,500 forca ushtarake po dislokohen në rajonin e god...
Ministria e Jashtme e Izraelit njoftoi zyrtarisht të hënën...
Fermerët amerikanë po përballen me vështirësi ekonomike në...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka uruar ...
Në zgjedhjet presidenciale amerikane, një vëmendje e posaç...
Karolina e Veriut është një nga shtatë të ashtuquajturat s...
Rusia ua ka dhënë shtetësinë 3.344 të huajve prej fillimit...
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë t...
Mungesë e madhe e punëtorëve të kualifikuar dhe shumë buro...
Katër persona janë plagosur pas një sherri mes gjimnazistë...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Emaeil Baghae...
Turqia ka shkarkuar tre kryetarë në rajonin juglindor me s...
Zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkua...
Izraeli tha se më 4 nëntor ka njoftuar zyrtarisht Kombet e...
Presidentja pro Bashkimit Evropian e Moldavisë, Maia Sandu...
Tetë nga 11 gjyqtarët në Gjykatën e Lartë të Meksikës kanë...
Mbreti dhe mbretëresha e Spanjës janë goditur me baltë dhe...
Donald Trump dhe Kamala Harris po japin mesazhet e tyre pë...
Moldavët po votojnë të dielën në raundin e dytë të zgjedhj...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...