Kandidatët presidencialë në Karolinën e Veriut/ Përpjekje për të fituar përkrahje
Karolina e Veriut është një nga shtatë të ashtuquajturat s...

Në zgjedhjet presidenciale amerikane, një vëmendje e posaçme i kushtohet qarkut Erie, në Pensilvani. Arsyeja për këtë është se në katër garat e fundit presidenciale, kandidati që fitoi këtë qark ishte dhe fitues i garës zgjedhore në Shtetet e Bashkuara duke fituar statusin si parashikues i garës për Shtëpinë e Bardhë. Mirëpo, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Herman gjatë dekadës së fundit, diferenca midis fituesit dhe humbësit është zvogëluar.
“Qarku Erie, ju keni rëndësi të veçantë. Vota juaj shpesh parashikon fituesin e zgjedhjeve presidenciale”, thotë Kamala Harris, kandidate demokrate për president.
Ajo iu drejtua mbështetësve të saj disa javë pasi rivali republikan Donald Trump mbajti tubimin e tij në këtë qytet.
“Nëse ajo fiton, nuk do të ishte një situatë e këndshme për mua, por nuk shqetësohem shumë për këtë. Kemi punë për të bërë. Nuk mund ta lejojmë atë të fitojë”, thotë zoti Trump.
Demokratët tradicionalisht mbizotërojnë në qytetin e Erie-t. Megjithatë, këtë herë ata nuk po marrin asgjë si të mirëqenë, duke nxitur pjesëmarrjen maksimale si në qytet ashtu edhe në qark, thotë kryetari i degës lokale të demokratëve, Sam Talarico.
“Nuk ka më kohë për të bindur njerëzit se për kë të votojnë. Tani po punojmë që të nxisim mbështetësit tanë të rregullt të dalin për të votuar. Për këtë asgjë tjetër nuk funksionon më mirë se sa të shkosh derë më derë dhe të kontaktosh drejtpërdrejt me njerëzit”, zoti Talarico.
Ndërkaq, republikanët mbizotërojnë në zonat periferike.
Linda Pezzino udhëheq zyrën e ekipit të fushatës së ish Presidentit Trump, në qytetin Corry, në këtë qark. Ajo thotë se ka kaluar netë të tëra pa gjumë nga shqetësimi për fatin e kandidatit republikan në këto zgjedhje.
“Megjithatë, papritmas fillova të mendoj; ‘Ai po fiton. Ai do të fitojë Pensilvaninë”, thotë zonja Pezzino.
Qarku Erie ka një kohë të gjatë që përballet me vështirësi ekonomike, pavarësisht se cila parti është në pushtet. Jo pak fabrika u mbyllën, vendet e punës humbën dhe njerëzit u larguan prej aty.
Megjithatë, një ringjallje ekonomike së fundmi po tërheq turistët për aktivitete të ndryshme, nga udhëtimet me anije e deri te shëtitjet nëpër vreshta për të provuar lloje të ndryshme vere.
Mario Mazza menaxhon vreshtën e cila prej dy gjeneratash është pronë e familjes së tij. Ai thotë se gjuha e ashpër që përdorin kandidatët nuk e ndihmon industrinë e tij e cila mbështetët tek punëtorët e huaj që vijnë si emigrantë.
“Pa punëtorë, bujqësia në këtë vend do të ngecë. Unë mendoj se të gjithë ata që janë të përfshirë në industrinë e ushqimit e dinë dhe e kuptojnë këtë”, thotë ai.
Një pjesë të popullsisë që qarku Erie e humbi është zëvendësuar nga ardhjet e shumta të portorikanëve dhe emigrantëve hispanikë. Leida Rodriguez, pronare e restaurantit ‘La Cocina Coqui’ thotë se konsumatorët e saj duan një president që do t’i jap fund inflacionit.
“Kostoja e ushqimit dhe qiratë janë rritur. Votuesit po kërkojnë për një zgjidhje dhe kush i ndihmon ata”, thotë zonja Rodriguez.
Kandidatja demokrate Harris duket se përfiton nga shtimi banorëve që janë regjistruar për të votuar dhe nga organizimi i demokratëve në këtë zonë. Megjithatë, profesori i historisë në Universitetin Gannon thotë se ky vlerësim nuk qëndron më.
“Para futjes së Trumpit në politikë, vlerësimi ishte se ‘demokratët do të fitojnë pasi janë të organizuar. Ata kanë mbi dhjetë punonjës në një zonë që ka vetëm 200 mijë banorë. Ky angazhim padyshim se do të shpaguhet’. Por, ky vlerësim bie poshtë kur merret parasysh se rivali është Donald Trumpi i cili ka ndryshuar rregullat e politikës amerikane”, thotë Profesori Bloodworth.
Demokratët dhe republikanët pajtohen për një gjë, ata janë të shqetësuar për fatin e këtyre zgjedhjeve që të dyja palët thonë se duhet t’i fitojnë patjetër./ VOA
Karolina e Veriut është një nga shtatë të ashtuquajturat s...
Rusia ua ka dhënë shtetësinë 3.344 të huajve prej fillimit...
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë t...
Mungesë e madhe e punëtorëve të kualifikuar dhe shumë buro...
Katër persona janë plagosur pas një sherri mes gjimnazistë...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Emaeil Baghae...
Turqia ka shkarkuar tre kryetarë në rajonin juglindor me s...
Zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkua...
Izraeli tha se më 4 nëntor ka njoftuar zyrtarisht Kombet e...
Presidentja pro Bashkimit Evropian e Moldavisë, Maia Sandu...
Tetë nga 11 gjyqtarët në Gjykatën e Lartë të Meksikës kanë...
Mbreti dhe mbretëresha e Spanjës janë goditur me baltë dhe...
Donald Trump dhe Kamala Harris po japin mesazhet e tyre pë...
Moldavët po votojnë të dielën në raundin e dytë të zgjedhj...
Kemi Badenoch ka thënë se do t’i tregojë “të vërteta të hi...
Në ditët e fundit të fushatës zgjedhore, kandidatja demokr...
Evropa duhet të rimendojë mbështetjen për Ukrainën nëse Do...
Kandidatët presidencialë amerikanë thanë se lufta kundër k...
Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter ka nd...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thi...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...