Asambleja Kombëtare e Turqisë miratoi zgjatjen dyvjeçare të pranisë ushtarake turke në Libi
Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë miratoi sot dekretin...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar të hënën në Uashington me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, për një sërë çështjesh, përfshirë një ligj të nënshkruar së voni nga presidenti amerikan Donald Trump, gjendjen e sigurisë në rajon dhe shtyrjen përpara të dialogut të pezulluar strategjik mes dy vendeve, tha Presidenca e Kosovës.
Në një Akt për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, që u miratua u nënshkrua në ligj nga Trump, javën e kaluar, Kosovës dhe Serbisë gjithashtu u kërkohet ta zbatojnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve nga viti 2023.
Osmani gjithashtu ia shprehu atij “mirënjohjen e popullit të Kosovës” për mbështetjen amerikane ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, për vizionin e presidentit Donald Trump që dialogu të bazohet në njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe për rritjen e investimeve strategjike ekonomike.
“Sa i përket raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, presidentja shprehi mirënjohje ndaj politikës së qartë të Administratës Trump që dialogu duhet të bazohet në njohje reciproke dhe për faktin që janë përjashtuar idetë e rrezikshme për ndryshime të kufijve apo ndarje. Kjo qasje, shtoi ajo, është e domosdoshme, në mënyrë që të ruhet paqja e stabiliteti në rajonin tonë”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, Osmani dhe Landau folën edhe për dialogun strategjik, të cilin SHBA e pezulloi më herët këtë vit për kohë të pacaktuar.
Pezullimi ndodhi pasi Uashingtoni shprehu shqetësime lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë të Kosovës, kryesisht për ta shtrirë sovranitetin në veriun e banuar me shumicë serbe pa bashkërendim me bashkësinë ndërkombëtare.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i ka arsyetuar këto veprime si hapa drejt shtrirjes së sundimit të ligjit në veri dhe ka thënë se ato janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Osmani e cilësoi dialogun strategjik mes dy vendeve si “platformë thelbësore” për forcimin e partneritetit dypalësh dhe avancimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.
Ky ishte takimi i dytë i Osmanit me Landaun këtë vit, pasi ata ishin takuar në verë për të diskutuar fushat potenciale për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve në të ardhmen.
Ajo pati përmendur se dy vendet mund të përfitojnë nga bashkëpunimi në sektorin e energjisë, teknologjisë informative dhe atë të mbrojtjes.
Osmani është takuar përgjatë vitit edhe me zyrtarë të lartë amerikanë, në margjina të samiteve të ndryshme, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump dhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
Shtetet e Bashkuara i kanë ndarë mbi 2 miliardë dollarë për Kosovën prej vitit 1998. Udhëheqës shtetërorë kosovarë e kanë përsëritur ndër vite që Amerika është partnerja më e rëndësishme e Kosovës dhe se mbështetja e saj është jetike. /REL
Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë miratoi sot dekretin...
Rusia po vendos gradualisht masa kufizuese ndaj WhatsApp. ...
Momente terrori janë regjistruar në një shkollë në Turqi k...
Rusia ka intensifikuar sulmet e saj në rajonin jugor të Uk...
Administrata Trump po tërheq gati 30 diplomatë karriere ng...
Këngëtari Chris Rea, i famshëm për hitet e tij, përfshirë ...
Ministri i Jashtëm i Venezuelës, Ivan Hill, ka zhvilluar n...
Kina do të vendosë tarifa të përkohshme deri në 42.7% për ...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka refuzuar zhvil...
Bisedimet në Shtetet e Bashkuara për një zgjidhje paqësore...
Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka liruar Besim Kelmendin...
Kina do të vendosë detyrime të përkohshme deri në 42.7% pë...
Një inxhiniere paraplegjike nga Gjermania ishte pjesë e nj...
Ai ishte njeriu më i pasur i kohës së tij, financonte mbre...
Numri i falimentimeve të korporatave në Gjermani në tre tr...
Zyrtarët amerikanë njoftuan se Roja Bregdetare Amerikane p...
Situata në postblloqet me fermerët dhe qeverinë greke po i...
Një gjeneral rus është vrarë në një shpërthim në Moskë. K...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ka emëruar ...
Disa mijëra aktivistë nga e gjithë Serbia iu bashkuan prot...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...