Hetimi zbulon dështimet e Britanisë gjatë pandemisë së Covid-19/ U shpërdoruan rreth 10 miliardë paund për pajisje mbrojtëse
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se me sulmin në Banjskë më 24 shtator, Serbia ka shkelur Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve.
Ajo tha se gjatë takimit në Granda të Spanjës me shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për ngjarjet në Banjskë të Zveçanit.
“Gjatë takimit të Komunitetit Politik Evropian u takua me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, për të diskutuar për aktin e agresionit të Serbisë kundër Kosovës. Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për shkeljen e qartë të nenit 3 të marrëveshjes së 27 shkurtit, që parashikon obligime që palët të përmbahen nga kërcënimet apo përdorimi i forcës”, shkroi Osmani në X, që më herët njihej si Twitter.
Marrëveshja të cilës iu referua presidentja Osmani është arritur më 27 shkurt në Bruksel. Më pas, Kosova dhe Serbia një muaj më vonë në Ohër janë pajtuar për Aneksin e zbatimit të saj. Megjithatë, BE-ja, por edhe Shtetet e Bashkuara vazhdimisht kërkojnë që palët të zbatojnë këtë marrëveshje.
Neni 3 i kësaj marrëveshjeje thotë: Në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, palët do ta zgjidhin çdo mosmarrëveshje ndërmjet tyre vetëm në mënyrë paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi apo përdorimi i forcës.
Më 24 shtator, një grup personash të maskuar dhe armatosur sulmuan policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit – komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe.
Si pasojë e sulmit, mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe autoritetet thanë se gjatë përleshjeve u vranë edhe tre sulmues.
Kosova ka fajësuar Serbinë se qëndron prapa këtij sulmi, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të.
Millan Radoiçiq – që ka qenë nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – ka deklaruar se ka përgatitur dhe ka marrë pjesë në sulmin në Banjskë.
Autoritetet në Kosovë, që kanë argumentuar se synimi i sulmuesve ishte “aneksimi i veriut”, kanë paraqitur dëshmi për përfshirjen e Radoiçiqit në sulm, përfshirë edhe pamje me dron ku Radoiçiq shihet i armatosur në Banjskë.
Kosova ka kërkuar një hetim ndërkombëtar për të përcaktuar nëse Serbia është përfshirë në sulm. BE-ja ka thënë se po pret përfundimin e hetimeve për të vendosur nëse do të ndërmarrë masa, teksa në bllokun evropian disa shtete kanë kërkuar që Serbia të ndëshkohet për ngjarjet në Banjskë./Radio Europa e Lirë
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu iu është dr...
Të paktën 100 persona janë plagosur në të gjithë Izraelin ...
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka dënuar ash...
Presidenti izraelit, Isaac Herzog ka thënë se vendi i ...
Lëvizja islamike Hamas ka nisur një sulm të madh ndaj ...
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë paralajmëruar orga...
Që prej mëngjesit të së shtunës, grupi palestinez H...
Një sulm i befasishëm ka ndodhur në Gazë. Sipas mediav...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur zyrtarisht n...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha mbrëmjen e sotme s...
NATO-ja njoftoi se 200 ushtarë britanikë kanë mbërritur në...
Fokusi i takimit ishte kryesisht krijimi i një atmosfe...
Ish presidenti Donald Trump deklaroi mbështetjen për ligjv...
Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it, gjeneralmajo...
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogu...
Zyrtarët amerikanë dhe meksikanë mbajtën bisedime për imig...
Prokuroria e Lartë në Beograd parashtroi ankesë të pre...
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në një dek...
Europol mbështeti autoritetet bullgare në "çmontimin" e nj...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka mbajtur një...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...