web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Osmani në Berlin: E ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në Bashkimin Europian

23 Tetor 2025, 16:01, Kosova & Bota CNA

Osmani në Berlin: E ardhmja e Kosovës është në NATO dhe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur fjalën e saj në Aspen Institute në Berlin. Këtë e ka bërë me dije vetë presidentja Osmani përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se ka folur për Kosovën si një shtet që ka përqafuar reformën dhe zbatimin e saj drejt zhvillimit dhe konsolidimit demokratik.

Osmani ka theksuar se e ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në Bashkimin Europian. Sipas saj ky është një interes strategjik për të gjithë rajonin dhe për vetë aleancën euroatlantike.

Postimi i plotë:

E ardhmja e Kosovës është e rrënjosur në demokraci, e ndërtuar me miq, dhe e udhëhequr nga vlerat euroatlantike.

Në Aspen Institute në Berlin, fola për Kosovën tonë si një shtet që, në vetë thelbin e ndërtimit të së ardhmes, ka përqafuar reformën dhe zbatimin e saj si rrugën e vetme drejt zhvillimit dhe konsolidimit demokratik.

Por një gjë mbetet e palëkundur: e ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Kjo nuk është vetëm një aspiratë e paluhatur e jona, por një interes strategjik për të gjithë rajonin dhe për vetë aleancën euroatlantike. /CNA





Lajmet e fundit nga