PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi
Parlamenti Evropian miratoi të mërkurën një rezolutë lidhu...

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur fjalën e tij në samitin e 12-të të Procesit të Berlinit që po mbahet në Londër. Kurti është shprehur se ky samit vjen në një kohë kur Evropa është e begatë por edhe shumë e sulmuar.
Ai ka thënë se Evropa ka nevojë për unitet të fortë dhe të qëndrueshëm për të përballuar presionet e jashtme dhe dyshimet e brendshme. Sipas tij, ky unitet duhet të shtrihet edhe në Ballkanin Perëndimor vendet e të cilit gjenden gjeografikisht brenda kufijve të BE-së dhe NATO-s, por të gjitha shtetet mbeten jashtë BE-së.
Gjatë fjalës së tij, Kurti ka folur edhe për sulmin terrorist serb në Banjskë për të cilin tha se nuk mund të injorohet. Ai ka thënë se Milan Radoiçiç ka pranuar përgjegjësinë, megjithatë drejtësia ende nuk është vënë në vend. Kryeministri ka shprehur shqetësimin se sulmet ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës mund të mbeten të pandëshkuara.
Lidhur me zhvillimin ekonomik të Kosovës, Kurti ka thënë se nevojitet më shumë financim për të mbyllur hendekun e konvergjencës në projektet kryesore infrastrukturore, përfshirë tranzicionin e gjelbër. Ai ka folur edhe për emigracionin ku është shprehur se Kosova nuk është burim migracioni, por vetëm një pikë tranziti me numra relativisht shumë të ulët.
Fjala e plotë e Albin Kurtit:
I dashur Kryeministër Starmer,
Faleminderit që na pritët në këtë shtëpi të madhe, ku kombet shpesh janë mbledhur për ta formësuar të ardhmen e tyre.
I dashur Kancelar Merz,
Të dashur kolegë dhe miq nga Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor,
Ne po takohemi në një kohë kur Evropa është kaq e begatë, por njëkohësisht kurrë më parë nuk është sulmuar kaq shumë.
Kërcënimi në rritje i autoritarizmit, si jashtë ashtu edhe brenda kontinentit tonë, është një sfidë që Evropa e njeh shumë mirë.
Teksa shënojmë 80 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe 75 vjetorin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, na kujtohet se paqja, liria dhe dinjiteti njerëzor nuk janë të garantuara – ato duhet të mbrohen dhe të rifreskohen vazhdimisht nga çdo brez.
Prandaj, na duhet një ndjenjë e fortë uniteti, mjaftueshëm e qëndrueshme për t’i përballuar si presionet e jashtme, ashtu edhe dyshimet e brendshme.
Një unitet i tillë duhet të shtrihet edhe në juglindje të kontinentit tonë. Ballkani Perëndimor gjendet gjeografikisht brenda kufijve të BE-së dhe NATO-s, por të gjitha vendet mbeten jashtë BE-së dhe gjysma jashtë traktateve të NATO-s. Kjo nuk është as e mençur dhe as solide. Për ta frenuar ndikimin rus apo kinez në Evropë, nuk duhet të lëmë asnjë vakum.
Kur Komisioni Evropian e ndali procesin e zgjerimit në vitin 2014, Berlini mori nismën duke krijuar formatin “Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor” përmes Procesit të Berlinit, me qëllim që rajoni ynë të mbahej afër BE-së. Sot, kur kemi luftë në Evropë si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, Londra mund të ndihmojë shumë duke mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor që duan t’i bashkohen NATO-s, duke mbyllur kështu këtë boshllëk të rrezikshëm të sigurisë. Ne kemi qëllime të përbashkëta dhe vlera të përbashkëta, dhe nuk kemi alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE dhe NATO – këto duhen parë si pika të forta.
Gjatë pesë viteve të fundit, Kosova ka bërë përparimin më të shpejtë në treguesit demokratikë, ekonomikë dhe të sigurisë. Kemi pasur një mesatare prej 6% rritje ekonomike dhe asnjëherë më pak se 4%. Para tre muajsh, Banka Botërore dhe FMN e hoqën Kosovën nga lista e vendeve të brishta dhe të prekura nga konfliktet, duke njohur kështu qëndrueshmërinë, stabilitetin dhe qeverisjen e mirë që kemi ndërtuar.
Megjithëkëto, përparimi ynë mbetet nën hijen e kërcënimeve dhe agresionit të vazhdueshëm nga fqinji ynë verior. Sulmi terrorist në Banjskë nuk mund të injorohet. Milan Radoiçiq ka pranuar përgjegjësinë, megjithatë drejtësia ende nuk është vënë në vend. Fqinjit tonë armiqësor në veri nuk duhet t’i lejohet të veprojë me pandëshkueshmëri, pasi kjo nxit inkursione të reja dhe dërgon një sinjal të rrezikshëm se sulmet ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës mund të mbeten të pandëshkuara.
Sa i përket zhvillimit ekonomik, Kosova mbështet Tregun e Përbashkët Rajonal dhe Agjendën e Gjelbër si korniza për zhvillim të qëndrueshëm. Por nevojitet më shumë financim për të mbyllur hendekun e konvergjencës në projektet kryesore infrastrukturore, përfshirë tranzicionin e gjelbër, si dhe për të ulur pabarazinë me më shumë solidaritet.
Që nga samiti i fundit, kemi nënshkruar një marrëveshje të re tregtare me vendet anëtare të EFTA-s, në janar të këtij viti gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, që përfshin mallra dhe shërbime, duke zgjeruar kështu tregjet tona. Në kryesimin tonë të parë të drejtpërdrejtë të CEFTA-s, e rikthyem funksionalitetin e saj duke zgjedhur një drejtor të ri, pas më shumë se dy vitesh bllokim.
Sa i përket migracionit, ne kemi dhënë zotim ndaj Mbretërisë së Bashkuar për të trajtuar shkaqet e paqëndrueshmërisë: forcimin e sigurisë kufitare, luftimin e krimit të organizuar, ndalimin e financave të paligjshme dhe ndihmën për menaxhimin e flukseve migratore. Ne kemi qenë seriozisht të angazhuar në luftimin e armëve të vogla dhe të lehta që shfrytëzohen nga aktorë jo-shtetërorë, por edhe si mjete destabilizimi nga aktorë shtetërorë keqdashës. Kosova nuk është burim migracioni, por vetëm një pikë tranziti me numra relativisht shumë të ulët. /CNA
Parlamenti Evropian miratoi të mërkurën një rezolutë lidhu...
Të paktën 40 emigrantë të paligjshëm nga Afrika Sub-Sahari...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka udhëtuar ...
Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen deklaroi se ...
Britania ka sanksionuar ato që i ka quajtur banda kriminal...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në qend...
Ish-Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, do të mbrohet n...
Një grabitje ka ndodhur në një tjetër muze në Francë. Vjed...
Gjykata Supreme ka pranuar ankesën e Aleancës për Ardhmëri...
Dy gazetarë të burgosur, Andrzej Poczobut dhe Mzia Amaglob...
Sot bëhen 3 vite nga marrja e detyrës nga kryeministrja it...
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë goditi ishullin lindor t...
Disa shpërthime me dronë kamikazë goditën një kopsht priva...
Mediat serbe raportojnë për të shtëna para ndërtesës së Pa...
46 persona kanë humbur jetën në një aksident automobilisti...
Belgjika ka shprehur interes për të marrë në shfrytëzim in...
Prokurorja e Parisit ka ndarë detaje nga hetimet e deritan...
Ushtria izraelite thotë se trupat e dy pengjeve të kthyera...
Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, filloi të martën ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur në vend. Si...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Numërimi i votave për subjektet politike në Kosovë gati ka...
Ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila ishte bartëse e listë...
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ish-presidentja Vjosa ...
Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren e zgjedhjeve të p...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...