U kap me 1 kg kokainë me vlerë dhjetëra mijëra euro/ Vihet në pranga shqiptari në Itali
Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Pado...
Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Pado...

Gjykata Supreme ka pranuar ankesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), duke i kërkuar Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) të shqyrtojë kërkesën për rivotim në Junik për zgjedhjet lokale të mbajtura më 12 tetor.
Supremja nuk e ka pranuar si të drejtë dhe të ligjshëm vendimin e PZAP-së për të hedhur poshtë ankesën e AAK-së kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ka argumentuar se kjo ankesë është dashur që të trajtohet në bazë të meritave dhe jo të hidhet poshtë si e palejuar.
PZAP-ja e kishte vlerësuar si të palejuar ankesën e AAK-së, e cila veç tjerash, kishte kërkuar që të shpallen të paligjshme zgjedhjet komunale dhe Komuna e Junikut të shkojë në rivotim për shkak të shkeljeve të cekura në ankesë, të cilat kanë ndikuar në rezultatin zgjedhor.
Më 14 tetor, AAK-ja ishte ankuar në PZAP, duke pretenduar se ka dyshime për manipulime gjatë procesit zgjedhor në Komunën e Junikut, konkretisht rritje të pazakontë të numrit të votuesve vetëm në dy muajt e fundit deri në shtator në mënyrë të papërputhshme me trendin e viteve të kaluara dhe me numrin real të banorëve rezidentë në komunë, përfshirë në listat e votuesve të personave me mbiemra që nuk ekzistojnë në asnjë familje apo lagje të njohur të Junikut, shtim të votuesve që nuk jetojnë, banojnë dhe nuk kanë asnjë lidhje faktike me territorin e komunës.
AAK-ja kishte argumentuar se këto pretendime mund të verifikohen lehtësisht nga institucionet përkatëse, përmes regjistrave civilë dhe evidencave tatimore, por edhe përmes dëshmive nga komuniteti lokal.
"Çështja është kthyer në rivendosje, në PZAP", tha Supremja, duke kërkuar nga PZAP-ja që në rivendosje t’i evitojë shkeljet e evidentuara ligjore dhe të vendos në mënyrë meritore lidhur me ankesën e subjektit politik AAK.
Në vendim, Supremja tha se PZAP-ja gabimisht vendosi që ta hedhë poshtë ankesën, pasi AAK-ja ishte ankuar për parregullsitë gjatë ditës së votimit dhe jo kundër rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Lidhur me pretendimet për rritjen e numrit të votuesve në Junik, Prokuroria Themelore në Pejë më 16 tetor konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se ka nisur hetimet nëse në këtë komunë kanë votuar persona që nuk janë persona të këtij territori.
Nga Prokuroria Themelore në Pejë thanë se po shikohet nëse ka elemente të kryerjes së ndonjë vepre penale që ndërlidhet me keqpërdorimin e detyrës zyrtare.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Junik të drejtë vote për zgjedhjet lokale të 12 tetorit kishin 4.846 persona. Nga ta, votuan 2.519 persona.
Ndërkaq, në zgjedhjet lokale të vitit 2021, kjo komunë kishte më pak votues të regjistruar, përkatësisht 4.527. Atëbotë, në zgjedhje morën pjesë 2.276 votues.
Juniku, në bazë të rezultateve preliminare, do të zgjedhë kryetarin në rundin e balotazhit, kur do të përballen kandidati për kryetar komune nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ruzhdi Shehu, dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë Kosovës, Agron Kuçi./REL
Dy gazetarë të burgosur, Andrzej Poczobut dhe Mzia Amaglob...
Sot bëhen 3 vite nga marrja e detyrës nga kryeministrja it...
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë goditi ishullin lindor t...
Disa shpërthime me dronë kamikazë goditën një kopsht priva...
Mediat serbe raportojnë për të shtëna para ndërtesës së Pa...
46 persona kanë humbur jetën në një aksident automobilisti...
Belgjika ka shprehur interes për të marrë në shfrytëzim in...
Prokurorja e Parisit ka ndarë detaje nga hetimet e deritan...
Ushtria izraelite thotë se trupat e dy pengjeve të kthyera...
Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, filloi të martën ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur...
Ukraina ka goditur një uzinë kimike ruse me raketa Storm S...
Gaza po përjeton një "katastrofë" shëndetësore që do të zg...
Kryediplomatët e Kosovës dhe të Serbisë kanë këmbyer akuza...
Qyteti ukrainas i Çernihivit është në errësirë totale pas ...
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka hedhur poshtë planet pë...
Përleshje fizike dhe të shtëna me armë zjarri janë regjist...
Ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, ka folur lidh...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar zyrtarisht...
Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi u kap...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Pado...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se deri në 6.76...
Shefi i kabinetit të presidentit argjentinas Javier Milei ...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Të paktën dy persona u plagosën në një sulm rus ndaj Kievi...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...