“Kjo protestë më intereson, ajo e sikur-eve më neverit”/ Rama nxjerr mesazhin e protestuesit
Kryeministri Edi Rama në episodin e sotëm të podcastit të ...
Kryeministri Edi Rama në episodin e sotëm të podcastit të ...

Belgjika ka shprehur interes për të marrë në shfrytëzim institucionet korrektuese në Kosovë. Lajmin e bëri të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës për REL.
Në javët e fundit Kosova ka qenë e përfolur në planet e Belgjikës për burgjet, pasi vendi i Bashkimit Europian është duke e shqyrtuar mundësinë e ndërtimit ose marrjes me qira të një burgu jashtë vendit.
Në një përgjigje me shkrim për REL-in, SHKK tha se pas marrëveshjes së Kosovës me Danimarkën për dhënien në shfrytëzim të Burgut të Gjilanit për të strehuar të burgosur danezë, disa shtete të tjera, përfshirë edhe Belgjikën, kanë shprehur në forma të ndryshme interesim për marrjen në shfrytëzim të institucioneve korrektuese të Kosovës.
Megjithatë, ky institucion nuk ka sqaruar se në çfarë forme është shprehur ky interesim, duke theksuar se nuk ka pranuar asnjë shkresë zyrtare lidhur me këtë çështje.
SHKK-ja, gjithashtu, nënvizoi se nuk ka kompetencë për trajtimin e kërkesave në nivel ndërkombëtar që lidhen me dhënien në shfrytëzim të institucioneve korrektuese.
Dy zyrtare belge vizituan Kosovën në fillim të tetorit, duke i shtuar zërat për mundësinë e diskutimit të një marrëveshjeje për burgjet.
Ministrja belge e Drejtësisë, Annelies Verlinden, dhe ministrja e Azilit dhe Migrimit, Anneleen Van Bossuyt, qëndruan në Kosovë më 6 tetor, ku u takuan me presidenten Vjosa Osmani dhe me ushtruesin e detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu.
Asnjëra nga këto institucione nuk i ishin përgjigjur REL-it asokohe në pyetjen nëse ishte bërë një kërkesë e tillë nga zyrtaret belge. Madje, as në njoftimet zyrtare për media nga këto institucione nuk ishte përmendur që gjatë takimeve ishte folur për ndërtimin apo marrjen me qira të ndonjë burgu.
Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë kanë kritikuar arritjen e mundshme të një marrëveshjeje të tillë.
Sipas Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), plani i përfolur i Belgjikës për të dërguar të burgosur në Kosovë, paraqet rrezik për sigurinë dhe shkelje të të drejtave të njeriut.
Në vitet e fundit Kosova ka shprehur gatishmëri për të strehuar qoftë të burgosur të huaj, emigrantë nga vendet e treta, apo edhe azilkërkues të refuzuar, me gjithë kritikat.
Të martën, kryeministri në detyrë Albin Kurti, tha në Londër se Kosova është e gatshme të strehojë azilkërkuesit e refuzuar nga Mbretëria e Bashkuar, në këmbim të mbështetjes në fushën e sigurisë.
Së fundmi, ajo u pajtua t’i strehojë 50 emigrantë nga shtete të treta që qëndronin në SHBA.
Në një marrëveshje të ngjashme që po ashtu kishte nxitur kritika, në vitin 2022, Kosova dhe Danimarka u pajtuan për dhënien me qira të 300 qelive burgu në Institucionin Korrektues në Gjilan, për të strehuar të burgosur të huaj që pritet të dëbohen nga Danimarka pas përfundimit të dënimit.
Në këmbim, Kosova do të përfitojë mbi 200 milionë euro, që do të investohen në Shërbimin Korrektues dhe në projekte të energjisë së ripërtërishme.
Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të transferohen në burgun në Gjilan në pjesën e parë të vitit 2027./REL
Prokurorja e Parisit ka ndarë detaje nga hetimet e deritan...
Ushtria izraelite thotë se trupat e dy pengjeve të kthyera...
Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, filloi të martën ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur...
Ukraina ka goditur një uzinë kimike ruse me raketa Storm S...
Gaza po përjeton një "katastrofë" shëndetësore që do të zg...
Kryediplomatët e Kosovës dhe të Serbisë kanë këmbyer akuza...
Qyteti ukrainas i Çernihivit është në errësirë totale pas ...
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka hedhur poshtë planet pë...
Përleshje fizike dhe të shtëna me armë zjarri janë regjist...
Ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, ka folur lidh...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar zyrtarisht...
Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi u kap...
Një procedurë stimuluese e trurit ka përmirësuar simptomat...
Një shtetas ukrainas që dyshohet se punonte për shërbimet ...
Mushkonjat janë shfaqur në Islandë për herë të parë, ndërs...
Një gjykatë sllovake ka dënuar sot me 21 vjet burg për...
Një stuhi e fuqishme goditi rajonin Val-d’Oise, në veriper...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka lënë të ...
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka mbërritur në Iz...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Pado...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se deri në 6.76...
Shefi i kabinetit të presidentit argjentinas Javier Milei ...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Të paktën dy persona u plagosën në një sulm rus ndaj Kievi...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...