Të shtëna me armë zjarri në Hannover të Gjermanisë/ Humb jetën një person
Të shtëna më armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme...

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) tha se Izraeli është i obliguar që të lehtësojë dërgimin e ndihmave për në Gazë, duke theksuar se duhet t’u sigurojë palestinezëve “nevojat bazike” për mbijetesë. Vendimi i GJND-së u kundërshtua menjëherë nga Izraeli.
Ky vendim vjen në kohën kur organizatat humanitare po përpiqet që të rrisin ndihmën urgjente për Gazën, duke shfrytëzuar armëpushimin e brishtë të arritur më herët gjatë këtij muaji.
Opinioni këshillues i GJND-së nuk është ligjërisht i obligueshëm, por gjykata beson se ai “ka peshë të madhe ligjore dhe autoritet moral”.
Presidenti i GJND-së, Yuji Iwasawa, tha se Izraeli “është i detyruar që të pajtohet dhe të lehtësojë programet e ndihmës të ofruara nga Kombet e Bashkuara dhe agjencitë e saj”.
Këtu përfshihet edhe UNRWA, Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, të cilin Izraeli e ka ndaluar pasi ka akuzuar disa pjesëtarë të stafit të kësaj agjencie se kanë marrë pjesë në sulmin e 7 tetorit 2023 që Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – kreu ndaj Izraelit, duke nxitur luftën në Gazë.
GJND vendosi se Izraeli nuk i kishte mbështetur me prova këto akuza.
Izraeli nuk ka marrë pjesë në procedurat në GJND dhe ka reaguar ashpër ndaj vendimit të gjykatës.
“Izraeli refuzon në mënyrë kategorike ‘opinionin këshillues’ të GJND-së, i cili ishte plotësisht i parashikueshëm sa i përket UNRWA-së”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite, Oren Marmorstein përmes një postimi në X.
“Kjo është përpjekja e radhës politike për të vendosur masa politike kundër Izraelit nën petkun e ‘ligjit ndërkombëtar’”.
Iwasawa tha se GJND “e refuzon argumentin se kërkesa keqpërdor dhe politizon procesin gjyqësor ndërkombëtar”.
Para vendimit, Abeer Etefa, zëdhënëse për Lindjen e Mesme e Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së (WFP), tha se 530 kamionë të WFP-së kishin hyrë në Gaza që nga fillimi i armëpushimit më 10 tetor.
Kamionët kishin dërguar më shumë se 6.700 tonë ushqim, që sipas saj është “i mjaftueshëm për gati gjysmë milioni njerëz për dy javë”.
Etefa tha se aktualisht po hyjnë rreth 750 tonë në ditë, shumë më pak se objektivi i WFP-së prej afërsisht 2.000 tonë ushqime në ditë.
GJND-ja deklaroi se Izraeli, si fuqi pushtuese, ka detyrimin “të sigurojë nevojat bazike të popullsisë vendase, përfshirë furnizimet thelbësore për mbijetesën e saj”.
Izraeli “ka gjithashtu detyrimin që të mos pengojë furnizimin me këto ndihma”, tha gjykata.
Gjykata gjithashtu kujtoi detyrimin sipas së drejtës ndërkombëtare për të mos përdorur urinë si metodë lufte.
OKB-ja i kishte kërkuar GJND-së të sqarojë detyrimet e Izraelit, si fuqi pushtuese, ndaj OKB-së dhe trupave të tjera “përfshirë sigurimin dhe lehtësimin e furnizimit të papenguar me ndihma urgjentisht të nevojshme për mbijetesën” e palestinezëve.
Gjyqtarët e GJND-së dëgjuan një javë dëshmi në prill nga dhjetëra shtete dhe organizata, shumica e të cilave u përqendruan rreth statusit të UNRWA-së.
Gjatë seancave dëgjimore, një zyrtar amerikan shprehu “shqetësime serioze” për paanshmërinë e UNRWA-së dhe pretendoi se Hamasi kishte përdorur objektet e kësaj agjencie.
Zyrtari amerikan, Josh Simmons, tha se Izraeli “nuk ka detyrim të lejojë, veçmas UNRWA-në, të ofrojë ndihmë humanitare”.
Simmons shtoi se UNRWA nuk është opsioni i vetëm për dërgimin e ndihmave në Gaza. Megjithatë, GJND theksoi se UNRWA “nuk mund të zëvendësohet brenda një kohe të shkurtër pa një plan të përshtatshëm tranzicioni”.
Rasti ishte i ndarë nga çështjet e tjera me të cilat përballet Izraeli, në bazë të së drejtës ndërkombëtare, për fushatën e tij në Gazë.
Në korrik 2024, GJND-ja publikoi një tjetër opinion këshillues, duke deklaruar se okupimi izraelit i territoreve palestineze ishte “i paligjshëm” dhe duhet të përfundojë sa më shpejt.
Gjyqtarët e GJND-së po shqyrtojnë po ashtu akuzat e ngritura nga Afrika e Jugut, sipas të cilave Izraeli ka shkelur Konventën e OKB-së për Gjenocidin të vitit 1948 me veprimet e tij në Rripin e Gazës.
Një tjetër gjykatë në Hagë, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP), ka lëshuar fletarrestime për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. /REL
Të shtëna më armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme...
Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar riafirmuan m...
Kancelari gjerman Friedrich Merz në samitin e Ballkanit Pe...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brampton të Kanadasë, ku...
Forcat amerikane kanë goditur një tjetër anije që dyshohet...
Sistemi i sigurisë së Luvrit kishte të meta dhe problemati...
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer është zotu...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur f...
Parlamenti Evropian miratoi të mërkurën një rezolutë lidhu...
Të paktën 40 emigrantë të paligjshëm nga Afrika Sub-Sahari...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka udhëtuar ...
Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen deklaroi se ...
Britania ka sanksionuar ato që i ka quajtur banda kriminal...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në qend...
Ish-Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, do të mbrohet n...
Një grabitje ka ndodhur në një tjetër muze në Francë. Vjed...
Gjykata Supreme ka pranuar ankesën e Aleancës për Ardhmëri...
Dy gazetarë të burgosur, Andrzej Poczobut dhe Mzia Amaglob...
Sot bëhen 3 vite nga marrja e detyrës nga kryeministrja it...
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë goditi ishullin lindor t...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur në vend. Si...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Numërimi i votave për subjektet politike në Kosovë gati ka...
Ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila ishte bartëse e listë...
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ish-presidentja Vjosa ...
Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren e zgjedhjeve të p...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...