Samiti në Londër/ Merz: Nevojë urgjente për përparim të dialogut Prishtinë-Beograd
Kancelari gjerman Friedrich Merz në samitin e Ballkanit Pe...

Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar riafirmuan mbështetjen e tyre për misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, duke theksuar se do të vazhdojnë ta mbështesin misionin për të paktën edhe tre vjet.
KFOR-i e ka mirëpritur këtë vendim.Mbretëria e Bashkuar tha se është kontribuuese kryesore në KFOR që kur paqeruajtësit e NATO-s hyn në Kosovë më 1999 “për të sjellë paqe dhe stabilitet pas konfliktit në vitet ‘90”.
“Angazhimi përqendrohet rreth një force rezervë prej qindra ushtarësh britanikë, të cilët mund të dislokohen shpejt në Kosovë për të asistuar misionin, nëse ka nevojë. Dislokimi i fundit i madh i Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur misionin u bë në 2023, pas sulmit të dhunshëm ndaj Policisë në veri të Kosovës”, u tha në njoftimin e Qeverisë britanike.
Qeveria në Londër tha se zgjerimi i mbështetjes së saj për KFOR-in deri të paktën në dhjetor të vitit 2028 bëhet për të zbatuar qasjen e ekzekutivit “NATO në radhë të parë”, siç parashihet në Rishikimin Strategjik të Mbrojtjes, ndërkohë që rrit sigurinë në Ballkanin Perëndimor.
Njoftimi për vazhdimin e mbështetjes së Britanisë për KFOR-in u bë para se të niste samiti i Procesit të Berlinit, që këtë vit mbahet në Londër.
“Përkushtimi i Mbretërisë së Bashkuar për paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor është i palëkundur. Duke zgjatur mbështetjen për KFOR-in, ne po tregojmë rolin tonë si aleat udhëheqës i NATO-s dhe si shtet që qëndrojmë mbi vlerat e stabilitetit dhe demokracisë. Puna e ngushtë me partnerët tanë është vitale, jo vetëm për stabilitetin rajonal, por edhe për sigurinë në shtetin tonë”, tha kryeministri britanik, Keir Starmer.
Ndërkaq, ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Alistair Carns, tha se trupat britanike kanë kryer qindra misione për të mbështetur KFOR-in “dhe zgjerimi i këtij angazhimi do të mbajë Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor më të sigurt”.
KFOR-i mirëpriti këtë vendim të Mbretërisë së Bashkuar, duke thënë se ky angazhim i vazhdueshëm i Londrës “forcon përpjekjet e KFOR-it për të ofruar mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për të promovuar stabilitet në mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor”.
KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX.
Misioni i NATO-s, veç tjerash, është përgjegjës për sigurinë në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
NATO-ja e shtoi praninë e saj në Kosovë gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.
Në KFOR aktualisht janë mbi 4.600 paqeruajtës nga 33 shtete./ Rel
Kancelari gjerman Friedrich Merz në samitin e Ballkanit Pe...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brampton të Kanadasë, ku...
Forcat amerikane kanë goditur një tjetër anije që dyshohet...
Sistemi i sigurisë së Luvrit kishte të meta dhe problemati...
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer është zotu...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur f...
Parlamenti Evropian miratoi të mërkurën një rezolutë lidhu...
Të paktën 40 emigrantë të paligjshëm nga Afrika Sub-Sahari...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka udhëtuar ...
Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen deklaroi se ...
Britania ka sanksionuar ato që i ka quajtur banda kriminal...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në qend...
Ish-Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, do të mbrohet n...
Një grabitje ka ndodhur në një tjetër muze në Francë. Vjed...
Gjykata Supreme ka pranuar ankesën e Aleancës për Ardhmëri...
Dy gazetarë të burgosur, Andrzej Poczobut dhe Mzia Amaglob...
Sot bëhen 3 vite nga marrja e detyrës nga kryeministrja it...
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë goditi ishullin lindor t...
Disa shpërthime me dronë kamikazë goditën një kopsht priva...
Mediat serbe raportojnë për të shtëna para ndërtesës së Pa...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur në vend. Si...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Numërimi i votave për subjektet politike në Kosovë gati ka...
Ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila ishte bartëse e listë...
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ish-presidentja Vjosa ...
Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren e zgjedhjeve të p...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...