Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas/ Raportohet për dy viktima
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se hetimet e deritanishme të kryera nga autoritetet vendore, të mbështetura nga partnerët ndërkombëtarë “kanë dëshmuar se Serbia qëndron” pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Ajo kërkoi që Komisioni Evropian të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj Serbisë.
Gjatë një konference për media, Osmani tha se shteti i saj po kërkon që blloku evropian të vendosë masa ndaj Serbisë për shkak të Banjskës, pasi shtetet anëtare të kenë kryer procedurat e tyre për konfirmimin e detajeve të kësaj ngjarjeje.
Ajo tha se Kosova nuk po kërkon sanksione, sepse çdo shtet anëtar ka të drejt vetoje në Këshillin e BE-së dhe të paktën një shtet - pa specifikuar se për cilin shtet bëhet fjalë - do të përdorte veton për këtë çështje.
Komisioni Evropian, tha Osmani, ka të drejtë dhe kompetenca që të prezantojë masa politike dhe financiare, që nuk kërkon miratim të Këshillit.
Në BE kanë thënë se po presin përfundimin e hetimeve të autoriteteve kosovare për ngjarjet në Banjskë dhe më pas do të mund të ndërmerren masa dhe hapa të rinj.
Parlamenti Evropian pritet të miratojë një rezolutë më 19 tetor, e cila, sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë në bllokun evropian, do të kërkojë vendosjen e masave ndëshkuese ndaj Serbisë.
Një grup i armatosur serbësh sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Serbia ka mohuar se ka gisht në këtë sulm.
Gjatë konferencës, Osmani tha se janë katër elemente, që sipas saj e çojnë përgjegjësinë për sulmin përmes linjës komanduese, “deri te presidenti serb [Aleksandar Vuçiq]”.
E para, sipas saj, ka të bëjë me financimin e këtij grupi – që Kosova ka thënë se përbëhej prej më shumë se 80 personash të armatosur - e dyta me armët e përdorura, që sipas Osmanit janë “prodhuar në industrinë ushtarake të Serbisë dhe janë dhënë nga shteti serb për terroristët që e kanë kryer sulmin”.
“E treta ka të bëjë me trajnimet të cilat, të cilat as shteti serb nuk i mohon se i ka bërë për këto grupe terroriste dhe e katërta ka të bëjë me lidhjet politike të vetë shtetit serb me terroristët që e kanë udhëhequr këtë sulm”, tha Osmani.
Osmani fajësoi qasjen e BE-së ndaj Serbisë, që sipas saj ka “inkurajuar” Vuçiqin për një sulm të tillë.
“Tashmë janë bërë 12 vjet në dialog dhe është koha për reflektim sepse qasja e këtyre 12 vjetëve, e ka inkurajuar Vuçiqin që ai të përdorë dhunë dhe të kryejë akt agresioni ndaj Kosovës. Andaj nuk mund të sillemi kinse nuk ka ndodhur 24 shtatori. I gjithë procesi i dialogut duhet të rimendohet në suaza të asaj që ka ndodhur më 24 shtator, duke e ditur se është shkelje e nenit 3 të Marrëveshjes drejt normalizimit dhe Aneksit të saj”, tha Osmani.
Përgjegjësinë për organizimin dhe udhëheqjen e sulmit e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq.
Kosova ka publikuar pamje të incizuara me dron ku Radoiçiq shihet i armatosur në Banjskë më 24 shtator./REL
Policia e Kosovës ka bërë me dije se në fshatin Prelluzhë ...
Ushtria e Koresë së Jugut njofton se ka vërtetuar se Korej...
Grupi militant palestinez, Hamas, e përdor një rrjet g...
Agjencia e OKB-së ka ngritur alarmin pasi në Rripin e ...
"Për mua ka rëndësi të tregoj solidaritetin me Izraelin ed...
Policia në Bruksel ka qëlluar agresorin që vrau dy sht...
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar në lidhje me vrasj...
Mediat arabe dhe palestineze raportuan të hënën në mbr...
Të paktën 23 persona kanë vdekur në sulmet izraelite n...
Vizita e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, do të vi...
Shtëpia e Bardhë po përballet me një luftë të re që ka...
Kryediplomati palestinez në Britaninë e Madhe, Husam Z...
Dy persona kanë mbetur vrarë nga të shtëna me armë zj...
Palestinezët në rripin e Gazës u grumbulluan në spitale dh...
Grupet politike në Parlamentin Evropian (PE) janë duke...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur nga gazet...
Kryeministri Albin në një dalje për mediat nga Tirana ka t...
Qeveria gjermane paralajmëroi sot Iranin që të mos përfshi...
Mëngjesi i së hënës e gjeti Poloninë përballë një pasiguri...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken zhvilloi b...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...