Antony Blinken zhvillon bisedime me kryeministrin Netanyahu në Izrael
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken zhvilloi b...

Mëngjesi i së hënës e gjeti Poloninë përballë një pasigurie politike, pas një pjesëmarrje të gjerë në votimet një ditë më parë, ku rezulton se partitë e opozitës kanë fituar një shumicë të kombinuar.
“Pres që gratë të kenë më shumë të drejta, që ato të ndihen më të sigurta, të vlerësohen më shumë në shoqëri. Shpresoj gjithashtu që nepotizmi të marrë fund, për shembull në kompanitë shtetërore dhe të tjera”, thotë 43-vjeçarja Iga Frackiewicz.
Por rezultatet paraprake tregojnë se partia konservatore në pushtet ka marrë më shumë vota se çdo parti, ndërsa është shprehur se do të përpiqet të vazhdojë ta qeverisë vendin.
Sipas një sondazhi të publikuar të hënën në mëngjes nga Ipsos, nacionalistët në pushtet kanë marrë 36.6% të votave, ndërsa Koalicioni Qytetar në opozitë, i udhëhequr nga Donald Tusk, renditet në vend të dytë me 31% të votave.
“Kam vite që merrem me politikë dhe sport. Por kurrë nuk kam qenë kaq i lumtur në jetën time me këtë vend të dytë. Polonia ka fituar. Demokracia ka fituar. Ne i hoqëm ata (PiS) nga pushteti”, tha të dielën mbrëma udhëheqësi i opozitës polake, Donald Tusk.
Në mënyrë që një qeveri të miratojë ligje, asaj i nevojiten të paktën 231 vende në dhomën e ulët të parlamentit me 460 anëtarë. Sipas agjencisë së sondazheve Ipsos, partia në pushtet Ligj dhe Drejtësi e Jaroslaw Kaczynski-it duket se ka marrë 198 vende, një rënie e mprehtë nga shumica e vogël aktuale që ka mbajtur gjatë tetë viteve të fundit.
“Kemi ditë të vështira përpara nesh, ditë tensionesh të llojeve të ndryshme. Por kjo finale do të tregojë formën e vazhdimësisë së programit tonë, gjithçka kemi bërë për Poloninë”, tha udhëheqësi i partisë Ligj dhe Drejtësi, Jaroslaw Kaczynski.
Edhe me partinë e ekstremit të djathtë, Konfederatën, partia në pushtet nuk do të kishte shumicën. Megjithatë, menaxheri i fushatës së partisë Ligj dhe Drejtësi tha të hënën në mëngjes në një intervistë në radio se partia e tij fitoi dhe do të përpiqet të ndërtojë një qeveri të udhëhequr nga kryeministri aktual Mateusz Morawiecki.
Anketat me polakët pas votimit tregojnë se partitë e opozitës kanë marrë 248 vende në parlament, çka nënkupton shumicën. Zyrtarët e zgjedhjeve thonë se rezultati zyrtar do të njoftohet të martën.
Presidenti Andrzej Duda, një aleat i partisë në pushtet Ligj dhe Drejtësi, duhet të thërrasë seancën e parë të parlamentit të ri brenda 30 ditësh dhe të caktojë një kandidat për kryeministër që të përpiqet të formojë qeverinë. Ndërkohë, qeveria aktuale do të ketë një rol kujdestar./ VOA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken zhvilloi b...
Greqia dhe Turqia i kanë nisur bisedimet për rivendosj...
Kryeministri, Albin Kurti ka folur për sulmin e 24 shtator...
Në Shtetet e Bashkuara një 71-vjeçar, u akuzua të dielën p...
Të hënën, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken...
Sot në Tiranë po mbahet Samiti i Procesit të Berlinit ku n...
Jehona e përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestine...
Ushtria izraelite thotë se planifikon të evakuojë banorët ...
Martti Ahtisaari lindi më 23 qershor 1937 dhe ishte nj...
Burrat në kampin e refugjatëve Dheisheh në Bregun Perëndim...
Ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari, ka ndërr...
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, sot do të marrë ...
Biznesmeni Daniel Noboa është bërë presidenti më i ri ...
Gra, fëmijë e burra të fshehur nëpër dhomat e sigurta,...
Agjencia më e madhe e OKB-së në Rripin e Gazës është n...
Partia në pushtet në Poloni, Ligji dhe Drejtësia (PiS)...
Ditën e nesërme do të mbahet në Tiranë Samiti i Procesit t...
Eksperti i Ekonomisë Fatos Çoçoli thotë se Shqipëria d...
Ministri i energjisë i Izraelit tha se furnizimet me ujë i...
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë n...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...