Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...

Në Shtetet e Bashkuara një 71-vjeçar, u akuzua të dielën për vrasje dhe me bazë urrejtjen nën dyshimet se qëlloi me thikë mbi 20 herë herë një grua myslimane dhe djalin e saj 6-vjeçar, të cilët jetonin me qira në banesën e tij. Autoritetet e lidhën sulmin me luftën mes Izraelit dhe Hamasit.
Fëmija, që ishte goditur me thikë 26 herë, humbi jetën në spital, ndërsa nëna e tij 32-vjeçare, pritet t'i mbijetojë sulmit “të tmerrshëm" të së shtunës, sipas një deklarate të zyrës së sherifit të kontesë Uill të shtetit Ilinois.
Të dielën në mbrëmje Presidenti Joe Biden përmes një deklarate u shpreh se ai dhe bashkëshortja e tij ishin të shokuar nga ky sulm që e quajn të neveritshëm.
“Ky akt i tmerrshëm urrejtjeje nuk ka vend në Amerikë dhe bie ndesh me vlerat tona themelore”, thuhej në deklaratën e presidentit.
“Si amerikanë, ne duhet të bashkohemi dhe të refuzojmë islamofobinë dhe të gjitha format e fanatizmit dhe urrejtjes. E kam thënë vazhdimisht se nuk do të hesht përballë urrejtjes. Nuk duhet të ketë asnjë dyshim se në Amerikë nuk ka vend për urrejtje kundër askujt”, shtoi ai.
Zyra e sherifit nuk dha detaje mbi kombësinë e viktimave, por zyra në Çikago e Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR) tha se fëmija ishte palestinezo-amerikan.
“Autoritetet kanë arritur në përfundimin se të dy viktimat e këtij sulmi brutal u vunë në shënjestër nga i dyshuari për shkak se ishin myslimanë dhe për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme mes Hamasit dhe Izraelit”, thuhej në deklaratën e policisë.
Autoritetet thanë se nëna e fëmijës kishte arritur të telefononte numrin e policisë për raste urgjencash (911) ndërsa përballej me 71-vjeçarin Joseph Czuba.
"Policët i gjetën dy viktima brenda banesën në një dhomë gjumi. Ata kishin marrë plagë të shumta me thikë në pjesë të ndryshme të trupit", thuhej në deklaratën e sherifit.
Autori i dyshuar për krimin kishte përdorur një thikë të stilit ushtarak që ishte nxjerrë nga barku i djalit gjatë autopsisë, thuhej në deklaratën e policisë.
Kur policia mbërriti në vendngjarje ata e kishin gjetur të dyshuarin të ulur në tokë në rrugicën pranë shtëpisë me një çarje në ballë. Ai akuzohet për vrasje, tentativë për të vrarë dhe dy akuza për krime me bazë urrejtjen.
"Ai kishte trokitur në derën e shtëpisë së viktimave dhe ishte përpjekur të mbyste 32 vjeçaren e kishte bërtitur 'ju myslimanë duhet të vdisni", u tha gazetarëve Ahmed Rehab, kreu i zyrës së Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike në Çikago, duke iu referuar mesazheve që nëna, i kishte dërguar babai të djalit të vrarë, prej spitalit./ VOA
Të hënën, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken...
Sot në Tiranë po mbahet Samiti i Procesit të Berlinit ku n...
Jehona e përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestine...
Ushtria izraelite thotë se planifikon të evakuojë banorët ...
Martti Ahtisaari lindi më 23 qershor 1937 dhe ishte nj...
Burrat në kampin e refugjatëve Dheisheh në Bregun Perëndim...
Ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari, ka ndërr...
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, sot do të marrë ...
Biznesmeni Daniel Noboa është bërë presidenti më i ri ...
Gra, fëmijë e burra të fshehur nëpër dhomat e sigurta,...
Agjencia më e madhe e OKB-së në Rripin e Gazës është n...
Partia në pushtet në Poloni, Ligji dhe Drejtësia (PiS)...
Ditën e nesërme do të mbahet në Tiranë Samiti i Procesit t...
Eksperti i Ekonomisë Fatos Çoçoli thotë se Shqipëria d...
Ministri i energjisë i Izraelit tha se furnizimet me ujë i...
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë n...
Mijëra jetë njerëzish janë humbur nga luftimet Izrael-Hama...
Kandidati i kryeministrit grek, Kiriakos Mitsotakis ka hum...
Një ushtar ka rrëfyer për Sky Neës historinë e dhimbsh...
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut Bujar ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...