Presidenti Joe Biden fillon vizitën në Francë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden arriti të më...

Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë tërhoqi vërejten të mërkurën për shkallën e lartë të lirimit të të akuzuarve për përfshirje në rastet që kanë të bëjnë me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Në një raport të kësaj organizate thuhet se 75 për qind e rasteve të profilit të lartë që kanë të bëjnë me këto dukuri marrin më shumë se 24 muaj kohë, që nga ngritja e aktakuzës deri në nxjerrjen e aktgjykimit përfundimtar.
Të dhënat përfshijnë një periudhë 3 vjeçare të vëzhgimit të 38 rasteve të korrupsionit dhe 14 rasteve të krimit të organizuar në Kosovë. Sipas raportit vetëm në 16 raste pati një aktgjykim përfundimtar.
“Seancat joproduktive janë shkaku kryesor i vonesave në trajtimin e rasteve të profilit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar me 30 për qind të seancave të monitoruara që ishin ose joproduktive ose të shtyra. Përparimi në kuptim të efikasitetit të proceseve gjyqësore ndjek një model sporadik dhe të paparashikueshëm”, tha menaxheri i projektit, Kahramon Sanginov.
Ai theksoi se në 60 për qind të seancave joproduktive arsyeja kryesore është mungesa e pranisë së një apo më shumë palëve të përfshira, ndërsa theksoi shkallën e ultë të sanksioneve dhe mjeteve procedurale që sigurojnë praninë e palëve.
Zoti Sanginov tha se mungesa e transparencës dhe paanshmërisë në proceset gjyqësore janë sfida të tjera të theksuara në raport.
“Duke përfshirë këtu mungesën e një sistemi të besueshëm të njoftimit të seancave gjyqësore, publikimin jo konsistent të vendimeve gjyqësore dhe përgjigjet e dobëta ndaj kërkesave të shoqërisë civile për informacion. Në 15 raste të monitoruara gjykatësit dhe prokurorët kanë bërë komente të papërshtatshme që rrezikojnë paanshmërinë dhe prezumimin e pafajësisë”, tha ai.
Shkalla e përgjithshme e aktgjykimeve shfajësuese për veprat e korrupsionit dhe krimit të organizuar është 76 për qind, tha zoti Sanginov.
“Aktgjykimet shfajësuese janë shqiptuar në 9 nga 12 rastet e profilit të lartë të korrupsionit që paraqet 75 për qind. 81 për qind e të pandehurve që përballeshin me akuza për korrupsion janë shfajësuar. Tre nga katër rastet e krimit të organizuar me akuza që lidhen me trafikim droge rezultuan me dënime, por 75 për qind e të pandehurve që përballeshin me akuza për krim të organizuat janë shfajësuar”, tha ai.
Shefi i misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Michael Davenport, tha se ndonëse viteve të fundit ka pasur disa zhvillime pozitive në trajtimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar Kosova vazhdon të përballet me sfida të shumta në luftën kundër këtyre dukurive.
Ai theksoi se ata që kryejnë krime të tilla duhet të përballen me drejtësinë sepse pa llogaridhënie të vërtetë besueshmëria e sistemit të drejtësisë vihet në pikëpyetje.
“Anketat e perceptimit publik në rajon duke përfshirë Kosovën shpërfaqin një mungesë besimi në drejtësi dhe të anketuarit shprehin dyshime mbi aftësinë e gjykatësve dhe prokurorëve për t’i mbajtur përgjegjës zyrtarët e korruptuar. Këto dyshime patjetër nxiten nga të dhënat që tregojnë shkallë të lartë të shfajësimit në rastet që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar këtu në Kosovë. Ekziston edhe një frustrim i përhapur rreth ritmit të ngadaltë të reformës në drejtësi dhe mungesës së informacioneve të qasshme e transparente mbi këto raste”, tha zoti Davenport.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se po bëhen përpjekje që brenda mandatit të qeverisë aktuale Kosova t’i afrohet mesatares evropiane për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Gjatë këtyre tre viteve kemi punuar me përkushtim, gjithë kohën e potencialin që kemi pasur e kemi adresuar në reformën në drejtësi dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ka arritje ka rezultate pozitive por jam e vetdijshme që ka ende shumë punë për të bërë dhe këtu edhe sot ftoj sistemin e drejtësisë që të jemi bashkë në luftën kundër këtyre fenomeneve negative sepse është e rëndësishme për qytetarët e shtetin tonë që Kosova të jetë shtet i së drejtës, që të gjithë qytetarët të jenë të barabartë dhe askush të mos jetë mbi ligjin”, tha ajo.
Raporti i misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ofron rekomandime që synojnë përmirësimin e punës së sistemin e drejtësisë në trajtimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Në raportin për vitin 2023, organizata Transparency International tha se gjendja e korrupsionit në Kosovë nuk ka ndryshuar nga vitit paraprak, duke shënuar 41 pikë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit dhe duke u radhitur në vendin e 83 mes 180 vendeve që analizohen në raportin e përvitshëm të kësaj organizate./ VOA
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden arriti të më...
Dhuna e shënuar së fundmi mes ushtarëve dhe emigrantëve në...
Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të mërkurën se janë ...
Gjykata izraelite e ka mbështetur të mërkurën vendimin e q...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku kandida...
Bashkimi Evropian (BE) mbështet plotësisht planin e pa...
Një person i armatosur u kap nga ushtarët libanezë pasi u ...
Më 4 qershor, Parlamenti i Turqisë është kthyer në një are...
Pushuesit që shkojnë në Aeroportin Gatwick të Londrës ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden do të ta...
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) i ka thënë të m...
Moti i keq në Gjermani ka shkaktuara përmbytje në disa qyt...
Ujë, baltë, rrënoja dhe shkatërrim. Rindërtimi dhe rinovim...
Forca Ajrore ukrainase tha se i ka rrëzuar 22 nga 27 dronë...
Sllovenia është vendi më i fundit evropian që njeh sht...
Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi të martën një ...
Migrantëve që kapen duke kaluar ilegalisht kufirin mes Sht...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar këtë t...
Tetë të mbijetuar të Holokaustit u kanë bërë thirrje të ri...
Një grua somaleze kalon dorën e saj të lidhur me fasho për...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...