“Koha për ta çuar në vijën e finishit”/ Marta Kos njofton hapin e rëndësishëm të Malit të Zi në rrugën drejt BE-së
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) tha të premten se ndihet e shqetësuar se po kryhen krime lufte nga të dyja palët në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit.
Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut i përmendi ndëshkimin kolektiv, marrjen e pengjeve dhe zhvendosjen e detyrueshme gjatë luftës që tashmë ka hyrë në ditën e 21-të të saj.
“Ne jemi të shqetësuar se po kryhen krime lufte. Ne jemi të brengosur për ndëshkimin kolektiv të banorëve të Gazës si përgjigje ndaj sulmeve mizore nga Hamasi, të cilat ishin krime lufte, po ashtu”, tha të premten zëdhënësja e Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Ravina Shamdasani.
Ajo tha se i takon një gjykate të pavarur ligjore të thotë nëse janë kryer krime lufte.
Izraeli është duke e bombarduar pareshtur Gazën prej se militantët e Hamasit i thyen pengesat kufitare dhe u futën nga Gaza në qytetet e Izraelit jugor, duke i vrarë 1.400 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer 224 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë.
Në bombardimet hakmarrëse izraelite janë vrarë së paku 7.028 palestinezë në Rripin e Gazës, përfshirë 2.913 fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila udhëhiqet nga Hamasi.
Numri i të vdekurve i dhënë nga Hamasi nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.
Izraeli e ka rrethuar Gazën dhe e ka ulur furnizimin me ushqim, ujë dhe rrymë, duke e ndaluar plotësisht furnizimin me karburant, për të cilin thotë se po shfrytëzohet nga Hamasi për të prodhuar armë dhe eksplozivë.
Ushtria e Izraelit u bëri thirrje banorëve në veri të Rripit të Gazës – gjysmës së popullsisë prej 2.3 milionë – të shkojnë në jug para ofensivës së pritshme tokësore.
“Askush nuk është sigurt në Gazë. T’i detyrosh njerëzit të evakuohen në këto kushte... dhe nën rrethim të plotë, ngre shqetësime serioze për zhvendosje të detyrueshme, gjë që është krim lufte”, tha Shamdasani.
“Përdorimi i armëve shpërthyese me ndikim të gjerë nga Izraeli në zonat e populluara dendësisht, ka shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën civile dhe humbje jetësh në civilë që, nga ajo që shihet, është e vështirë të jenë në pajtim me ligjin humanitar ndërkombëtar”, tha ajo.
Shamdsani tha se një katastrofë humanitare po ndodh për njerëzit e Gazës “të cilët janë të ngujuar brenda Gazës dhe po ndëshkohen kolektivisht. Ndëshkimi kolektiv është krim lufte. Izraeli duhet patjetër ta ndalë menjëherë ndëshkimin e tërë popullit të Gazës”.
Ajo tha se edhe sulmet e grupeve të armatosura palestineze, përfshirë ato përmes lëshimit të raketave nga Gaza në Izrael, duhet të ndalen.
“Ata duhet patjetër dhe pa kushte t’i lirojnë të gjithë civilët që po i mbajnë. Të marrësh pengje është krim lufte”, nënvizoi ajo.
Krimi i luftës është shkelje serioze e ligjit ndërkombëtar kundër civilëve dhe luftëtarëve gjatë konflikteve të armatosura, si dhe shkelje serioze e Konventës së Gjenevës nga viti 1949./ REL
Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar Kosovën pas takimit...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shprehur...
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep ...
Bilanci i viktimave të luftës Izrael-Hamas vjen duke u the...
Europol në bashkëpunim me Gardën Financiare Italiane dhe P...
"S'kam asnjë dyshim", që ushtria e Izraelit respekton ...
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë (UNRWA...
Marrëdhëniet e SHBA-së me Iranin kanë qenë të tensionuara ...
Shtetet e Bashkuara kanë informacione se ushtria ruse po e...
Policia vazhdon kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar p...
Qeveria e Kosovës ka reaguar pas takimit në Bruksel të...
Pas takimit në Bruksel të kryeministrit të Kosovës, Albin ...
Skenari i tmerrit do të ishte ky: Një aksion ushtarak izra...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi takime m...
Shkencëtarët në Brazil, konsumatori i dytë më i madh n...
Ky është një kryqëzim në qendër të Berlinit. Kur drita e s...
Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut e kanë dën...
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka publikuar së fundmi vendimi...
Sot do të zhvillohet në Bruksel samiti i liderëve të s...
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF), të cilat deri më tan...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...