Trump: Shpresoj që marrëveshja me Iranin të nënshkruhet 'sot' në Islamabad
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dekla...

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, i cilësoi si “inkurajuese” zhvillimet rreth pesë vendeve evropiane që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, raportuesi për Kosovën në PE, Riho Terras, e pyeti komisionaren Kos se çfarë po bën Komisioni Evropian sa i përket pesë shteteve mosnjohëse, kur ka diskutuar së fundi me ta dhe si duhet vepruar në këtë drejtim.
“Sa i përket pesë shteteve mosnjohëse, unë ndjek çfarë po ndodh dhe zhvillimi është inkurajues”, tha shkurt Kos, duke mos dhënë detaje të tjera.
Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja, shtete anëtare të BE-së, nuk e njohin pavarësinë që Kosova shpalli më 2008. Mospranimi nga këto shtete vlerësohet si pengesë për rrugën evropiane të Kosovës.
Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022. Megjithatë, ky aplikim ende nuk ka kaluar as në fazën e parë formale, atë të shqyrtimit nga Këshilli i BE-së dhe më pas dërgimit për opinion në Komisionin Evropian.
Gjatë mbledhjes, Terras po ashtu e pyeti Kosin se pse nuk e ka vizituar Kosovën ende që kur ka marr mandatin. Komisionarja evropiane tha se pavarësisht se nuk ka qenë në Kosovë, ajo është në kontakt me autoritetet në Prishtinë.
Ajo theksoi se për shkak të situatës politike, është detyruar që ta shtyjë një vizitë në Kosovë. Megjithatë, Kos në fjalën hyrëse në seancë tha se pret që së shpejti të qëndrojë në Kosovë për reformat që lidhin me Planin e Rritjes.
“Kemi hequr masat dhe presim që Qeveria të vazhdojë me reformat e nevojshme për të përfituar nga mbështetja e BE-së. Së shpejti do të qëndrojë në Prishtinë për ta çuar përpara këtë çështje”, tha ajo.
Më 16 prill, Kosova mori 61.8 milionë euro parafinancim, pasi vendi dorëzoi dokumentet e nevojshme në KE dhe ratifikoi marrëveshjet e lidhura me këtë plan.
Pakoja e BE-së për Ballkanin Perëndimor – për periudhën 2024-2027 - është në vlerë të 6 miliardë eurove. Nëse analizohen ndarjet buxhetore, Kosovës i takojnë rreth 882 milionë euro – 253 milionë si grante dhe 629 milionë euro në formë të kredisë – që do të thotë se përfiton më së shumti fonde në rajon për kokë banori. /REL
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dekla...
Dhjetëra detektivë kanë gjurmuar 45 fëmijë ukrainas të mar...
Ushtria amerikane ka deklaruar se ka ndaluar ose ka udhëzu...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena H...
Ushtria amerikane ka njoftuar se ka kryer një tjetër sulm ...
Shkalla e krimit në nivel kombëtar në Gjermani ka rënë me ...
Komisionarja europiane për Zgjerim, Marta Kos, ka paralajm...
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, është shprehur se Ngushtic...
Pas tërmetit me magnitudë 7.7 ballë, paralajmërimet për cu...
Regjimi ushtarak i Mianmarit po e zgjeron ndalimin e shpër...
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), dhe partia ...
Pas përfundimit të afatit për deklarim, Agjencia për Paran...
Qeveria e Kosovës e ka shpallur si organizatë terroriste K...
Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë ka goditur ujërat pranë ...
Në kryeqytetin e Zelandës së Re, Wellington, këtë të hënë ...
Një armëpushim tjetër, midis Izraelit dhe Libanit, u njoft...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje të hë...
Irani ka nisur sulme me dronë ndaj anijeve ushtarake ameri...
Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) thotë në një postim n...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara ng...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka sekuestruar armën e shë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku shtetasi I.Y...
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Pothuajse gjysma e njerëzve që jetojnë në Francë, Gjermani...
Marine le Pen po hyn në fazën vendimtare të garës presiden...
Shtetet anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare votuan pë...
Nga rënia e rolit të eksporteve tek investimet e reja publ...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...