Irani sulmon me dronë anijet amerikane
Irani ka nisur sulme me dronë ndaj anijeve ushtarake ameri...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje të hënën për kompromis mes partive parlamentare për zgjedhjen e presidentit të vendit, pasi një afat kushtetues mbi njëmujor për këtë çështje do të skadojë në fillim të javës së ardhshme.
Duke folur në një mbledhje të kabinetit të tij në mëngjes herët në Prishtinë, Kurti tha se shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare “besoj se nuk është opsion”.
“Zgjedhja e presidentit është detyrë kushtetuese e të zgjedhurve të popullit, dhe kjo kërkon vullnet për zgjidhje, gatishmëri për kompromis e vendime jo të lehta”, tha Kurti.
Deklaratat e tij vijnë mes raportimeve se ai do të takohet të hënën më vonë me Lumir Abdixhikun, kryetarin e subjektit opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Ky do të ishte takimi i dytë me mes tyre, pasi ai i fillimuajit përfundoi pa ndonjë marrëveshje për presidentin.
Në fund të marsit, Gjykata Kushtetuese u dha kohë ligjvënësve deri më 28 prill për ta zgjedhur një president të ri.
Që prej atëherë, ka pasur pak lëvizje në drejtim të një marrëveshjeje të mundshme dhe Kurti nuk e ka zhvilluar asnjë takim deri tani me partinë kryesore opozitare, Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila thotë se po pret shkresë zyrtare nga kryeministri për takim.
Kurti e ka kritikuar PDK-në se në bisedimet e mëparshme kishte kërkuar që dikush nga partia opozitare të zgjidhej president pa treguar emrin e kandidatit të mundshëm.
Presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që seanca të mundë të mbahet.
Prandaj, nevojitet një marrëveshje mes partive parlamentare për këtë çështje, duke qenë se asnjëra parti - madje as ajo në pushtet e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje me 57 deputetë - nuk e ka një numër kaq të madh deputetësh në Kuvendin me 120 vende.
Nëse presidenti i ri nuk zgjidhet brenda afatit kushtetues deri më 28 prill, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, që duhet të mbahen brenda 45 ditësh.
Pasi Vjosa Osmanit i mbaroi mandati në fillim të muajit dhe vendi nuk arriti ta emërojë zëvendësuesin e saj, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u emërua ushtruese e detyrës së presidentit më 4 prill.
Edhe vetë Haxhiu u bëri thirrje të dielën partive për arritjen e një konsensusi për zgjedhjen e presidentit, duke theksuar se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Përpjekjet e mëparshme për presidentin e ri të vendin dështuan pasi asnjëra palë nuk u duk e gatshëm të bëjë lëshime.
Partia në pushtet në një seancë më 5 mars kishte paraqitur dy emra për president: Glauk Konjufcën, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe deputeten Fatmire Mullhaxha -Kollçaku, por seanca s’u mbajt në mungesë kuorumi, pasi opozita braktisi sallën.
Të nesërmen, ish-presidentja Vjosa Osmani nxori një dekret për shpërndarje të Kuvendit dhe hapje të rrugës për zgjedhje të reja. Vetë Osmani e synonte edhe një mandat të dytë, mirëpo nuk e siguroi mbështetjen e nevojshme në këtë drejtim.
Dekreti u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese pas ankesës nga Qeveria.
Gjykata tha se dekreti nuk kishte asnjë efekt juridik dhe e përcaktoi 28 prillin si afat të fundit për zgjedhje të presidentit./REL
Irani ka nisur sulme me dronë ndaj anijeve ushtarake ameri...
Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) thotë në një postim n...
Çmimet globale të naftës u rritën të hënën në mëngjes në t...
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se një delegacio...
Partia Progresive e Bullgarisë e Rumen Radev duket se do t...
Një bombë e madhe e Luftës së Dytë Botërore u shkatërrua s...
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi gjatë kësaj së di...
Papa Leo XIV bëri thirrje këtë të diel për unitet, shpresë...
Partia e ish-presidentit të bullgarisë, Rumen Radev, është...
Të paktën tetë të fëmijë mbetën të vrarë nga disa të shten...
Në një kavanoz ushqimi për fëmijë HiPP është gjetur helm p...
Forcat e armatosura iraniane kthyen mbrapsht dy anije cist...
Një tentativë për t’i vënë zjarr një sinagoge në Londër ka...
Koresë së Veriut i është kërkuar të "ndalojë aktet provoku...
Aktualisht, shumë vende po përpiqen të kufizojnë aksesin e...
Agjentët e Drejtorisë Kombëtare të Kontrollit të Drogës në...
Qytetarët e Bullgarisë do t’i drejtohen ditën e sotme kuti...
Spanja, Brazili dhe Meksika janë zotuar të shtojnë përpjek...
Ngushtica e Hormuzit është mbyllur përsëri nga Irani. Sipa...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndarë pamje nga pje...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara ng...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka sekuestruar armën e shë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku shtetasi I.Y...
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Tridhjetë e pesë persona u vranë dhe 30 të tjerë u plagosë...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se do të kërk...
Pothuajse gjysma e njerëzve që jetojnë në Francë, Gjermani...
Marine le Pen po hyn në fazën vendimtare të garës presiden...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...