Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare Islamike të Iranit
Qeveria e Kosovës e ka shpallur si organizatë terroriste K...

Pas përfundimit të afatit për deklarim, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimeve të pasurisë nga zyrtarët publikë, në mesin e tyre edhe krerëve shtetërorë e atyre partiakë.
Nga llogaritë bankare me vetëm pak euro, te banesat qindra mijëra euroshe, tokat me vlerë të konsiderueshme dhe pronat milionëshe, deklarimet e sivjetme të pasurisë kanë nxjerrë në pah kontraste të mëdha mes emrave më të njohur të politikës së Kosovës.
Në formularët e publikuar shihen kursime modeste në para të gatshme, por edhe shtëpi, banesa, toka ndërtimore e bujqësore, garazhe, kredi të papaguara dhe të hyra të konsiderueshme vjetore.
Pas publikimit të regjistrave nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, vëmendja është përqendruar te shifrat, pronat dhe borxhet e liderëve shtetërorë e partiakë.
Agjencia ka publikuar deklarimin vjetor të pasurisë së kryeministrit Albin Kurti.
Sipas formularit, të hyrat vjetore të Kurtit janë 21 mijë e 315 euro nga paga si kryeministër. Ai gjithashtu i ka deklaruar edhe të hyrat e bashkëshortes nga paga në vlerë prej 51 mijë eurosh.
Në bazë të formularit të publikuar Kurti ka në llogarinë e tij bankare 16.41 euro.
Kurti gjithashtu ka deklaruar se në emër të bashkëshortes në bankë ka 19 mijë e 500 euro me prejardhje nga paga dhe trashëgimi nga prindi, 2 mijë euro kursime të vajzës dhe 50 euro tjera të vajzës, që sipas formularit e kanë prejardhjen nga familjarët.
Si pasuri të paluajtshme, Kurti ka përmendur banesën e bashkëshortes, në vlerë 530 mijë euro.
Si borxhe, ka deklaruar kredinë e bashkëshortes në vlerë të mbetur 160 mijë euro, dhe ka renditur qiranë e banesës që tash ka deklaruar se e paguan 350 euro.
Pasuria e Albulena Haxhiut
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, njëherësh kryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu, në deklarimin vjetor të pasurisë, ka paraqitur një banesë prej 128 metrash katrorë, në pronësi të përbashkët, në vlerë prej 118 mijë eurosh.
Kurse në emër të bashkëshortit ajo ka deklaruar një banesë prej 82 metrash katrorë në vlerë 60 mijë euro dhe një tokë prej 6 ari në vlerë 15 mijë euro.
Para të gatshme në llogari ajo ka deklaruar se i ka 1531 euro.
Haxhiu ka deklaruar se ka një kredi në vlerë prej 160 mijë eurosh.
Të hyra vjetore personale nga paga, mëditje dhe shtesat e kompensimet e tjera ajo i ka deklaruar mbi 24 mijë euro.
Ish-presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar si pronë të paluajtshme në emër të saj vetëm një tokë prej 5.10 ari në vlerë prej 35 mijë eurosh.
Në bashkëpronësi ajo ka deklaruar një shtëpi banimi prej 244 metrash katror në vlerë 208 mijë euro.
Kurse në pronësi të bashkëshortit ka deklaruar një banesë në vlerë 59 mijë euro, një shtëpi në Australi në vlerë 170 mijë euro si dhe një shtëpi tjetër po në Australi në vlerë prej 510 mijë euro.
Para të gatshme Osmani ka deklaruar 3115 euro.
Të hyra vjetore Osmani ka deklaruar mbi 10 mijë e 300 euro si mëditje si dhe pagë në vlerë prej mbi 33 mijë eurosh.
Kryetari i PDK-së Badri Hamza në deklarimin vjetor të pasurisë ka treguar se i ka dy banesa, një me sipërfaqe 120 metër katrorë në vlerë 70 mijë euro dhe një më sipërfaqe 98 metër katrorë në vlerë 46 mijë euro.
Ai ka deklaruar se i ka në pronësi edhe tri garazhe në vlerë 14 mijë e 700 euro së bashku.
Gjithashtu ka deklaruar se ka një hektar tokë në vlerë 50 mijë euro dhe një shtëpi prej 72 metrash katror në vlerë 25 mijë euro. Ndërkohë në emër të bashkëshortes ai ka deklaruar një banesë prej 60 metrash katror në vlerë prej 39 mijë eurosh.
Para të gatshme ai ka deklaruar se ka mbi 10 e 700 euro në një llogari dhe 1408 euro në një llogari tjetër.
Ai ka deklaruar të ardhura vjetore personale në vlerë prej afër 19 mijë e 700 eurosh.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar si pasuri të paluajtshme një shtëpi në vlerë 150 mijë euro që ka thënë se e ka të trashëguar.
Si pronë të përbashkët ai ka deklaruar një shtëpi në vlerë 200 mijë euro dhe një banesë në vlerë 265 mijë euro. Ndërkohë që ka deklaruar edhe dy banesa në emër të bashkëshortes.
Para të gatshme në llogari Abdixhiku ka deklaruar se i ka 386 euro në një llogari bankare nga paga dhe kursimet si dhe 4915 euro në një llogari tjetër bankare nga paga.
Abdixhiku ka deklaruar të hyra vjetore dy paga atë si deputet dhe nga kolegji “Riirnvest”, të parën në vlerë 16 mijë e 889 euro dhe dytën në vlerë 24 mijë euro.
E kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në formularin e deklarimit ka deklaruar se ka në pronësi të tij dhe familjes së ngushtë prona në vlerë afro 2 milionë euro.
Haradinaj në përgjithësi, pronat kryesore (shtëpitë/vila/banesat) i dalin të njëjta, por te tokat ka ndryshim të madh në sipërfaqe dhe vlerë të deklaruar.
Haradinajt i janë ulur dukshëm kreditë e mbetura në krahasim me vitin paraprak.
Te të ardhurat nga qiraja të parit të AAK-së i kanë shënuar rënie , ndërsa bashkëshortja e tij ka rritje të qerasë së shtëpisë në Prishtinë.
Te paratë në llogari bankare, Haradinaj në vitin 2026 raporton shuma dukshëm më të larta krahasuar me 2025.
Qeveria e Kosovës e ka shpallur si organizatë terroriste K...
Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë ka goditur ujërat pranë ...
Në kryeqytetin e Zelandës së Re, Wellington, këtë të hënë ...
Një armëpushim tjetër, midis Izraelit dhe Libanit, u njoft...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje të hë...
Irani ka nisur sulme me dronë ndaj anijeve ushtarake ameri...
Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) thotë në një postim n...
Çmimet globale të naftës u rritën të hënën në mëngjes në t...
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se një delegacio...
Partia Progresive e Bullgarisë e Rumen Radev duket se do t...
Një bombë e madhe e Luftës së Dytë Botërore u shkatërrua s...
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi gjatë kësaj së di...
Papa Leo XIV bëri thirrje këtë të diel për unitet, shpresë...
Partia e ish-presidentit të bullgarisë, Rumen Radev, është...
Të paktën tetë të fëmijë mbetën të vrarë nga disa të shten...
Në një kavanoz ushqimi për fëmijë HiPP është gjetur helm p...
Forcat e armatosura iraniane kthyen mbrapsht dy anije cist...
Një tentativë për t’i vënë zjarr një sinagoge në Londër ka...
Koresë së Veriut i është kërkuar të "ndalojë aktet provoku...
Aktualisht, shumë vende po përpiqen të kufizojnë aksesin e...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...