Zëri kritik dhe media/ Si ta dallojë lexuesi opinionin serioz nga ai i manipuluar
Ka raste kur neutraliteti nuk është profesionalizëm, por s...
Ka raste kur neutraliteti nuk është profesionalizëm, por s...

Komisionarja europiane për Zgjerim, Marta Kos, ka paralajmëruar me shkrim gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor se rrezikojnë që deri në mesin e këtij viti të humbasin kolektivisht mbi 700 milionë euro nga Plani i Rritjes, për shkak të moszbatimit të reformave, mëson Radio Evropa e Lirë (REL) nga burime në Komisionin Europian (KE).
Sipas informacioneve jozyrtare, komisionarja Kos e ka dërguar këtë letër më 17 prill në të gjitha kryeqytetet e rajonit.
Burimet e REL-it kanë konfirmuar se me këtë letër, komisionarja Kos u ka kërkuar të gjithëve vendeve të përshpejtojnë reformat e parashikuara në Planin e Rritjes, në mënyrë që të shfrytëzojnë plotësisht potencialin e kësaj pakoje financiare.
Në fakt, mjetet financiare nga Plani i Rritjes janë të kufizuara në kohë. Për çdo hap reformues është paraparë një afat përfundimtar për zbatim dhe është ndarë një shumë e caktuar parash.
KE-ja ka paraparë edhe të ashtuquajturën “periudhë grejs”, e cila mundëson shtyrjen e zbatimit për një periudhë të caktuar kohore. Për hapat që duhej të përmbusheshin në mesin e vitit 2025, afati përfundimtar skadon më 30 qershor të këtij viti, ndërsa për hapat që duhej të realizoheshin në fund të vitit 2024, ky afat përfundon gjatë vitit 2026.
“Nëse nuk përmbushen, partnerët rrezikojnë të humbasin kolektivisht mbi 700 milionë euro”, konfirmoi për REL një zyrtar i KE-së.
Ndryshe, këstin e parë ose disa mjete nga Plani i Rritjes i kanë marrë pesë shtete të rajonit, me përjashtim të Bosnjë e Hercegovinës, e cila është vonuar me miratimin e agjendës reformuese.
Fundi i qershorit të këtij viti përbën momentin kur secili vend hyn në të ashtuquajturin moment të humbjes së përhershme, nëse nuk i përmbush reformat e dakorduara më herët.
Sipas burimeve në Bruksel, humbjet e mundshme sipas shteteve, në rast se nuk ndërmerren të gjitha reformat, janë si vijon:
Kosova: 68.8 milionë euro
Shqipëria: 67.7 milionë euro
Bosnja dhe Hercegovina: 373.9 milionë euro
Mali i Zi: 15.1 milionë euro
Maqedonia e Veriut: 49.2 milionë euro
Serbia: ndërmjet 108.7 dhe 135.9 milionë euro
Bazuar në shumën maksimale, në total mund të humben 710.6 milionë euro, që përfaqëson 11.84 për qind të financimit të përgjithshëm nga Plani i Rritjes.
Pakoja e BE-së për Ballkanin Perëndimor – për periudhën 2024-2027 - është në vlerë të 6 miliardë eurove. Nëse analizohen ndarjet buxhetore, Kosovës i takojnë rreth 882 milionë euro – 253 milionë si grante dhe 629 milionë euro në formë të kredisë – që do të thotë se përfiton më së shumti fonde në rajon për kokë banori.
Më 16 prill, Kosova mori 61.8 milionë euro parafinancim, pasi vendi dorëzoi dokumentet e nevojshme në KE dhe ratifikoi marrëveshjet e lidhura me këtë plan.
Ky plan, ndër të tjera, synon të dyfishojë ekonomitë e këtyre vendeve gjatë dhjetë viteve të ardhshme./ Rel
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, është shprehur se Ngushtic...
Pas tërmetit me magnitudë 7.7 ballë, paralajmërimet për cu...
Regjimi ushtarak i Mianmarit po e zgjeron ndalimin e shpër...
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), dhe partia ...
Pas përfundimit të afatit për deklarim, Agjencia për Paran...
Qeveria e Kosovës e ka shpallur si organizatë terroriste K...
Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë ka goditur ujërat pranë ...
Në kryeqytetin e Zelandës së Re, Wellington, këtë të hënë ...
Një armëpushim tjetër, midis Izraelit dhe Libanit, u njoft...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje të hë...
Irani ka nisur sulme me dronë ndaj anijeve ushtarake ameri...
Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) thotë në një postim n...
Çmimet globale të naftës u rritën të hënën në mëngjes në t...
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se një delegacio...
Partia Progresive e Bullgarisë e Rumen Radev duket se do t...
Një bombë e madhe e Luftës së Dytë Botërore u shkatërrua s...
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi gjatë kësaj së di...
Papa Leo XIV bëri thirrje këtë të diel për unitet, shpresë...
Partia e ish-presidentit të bullgarisë, Rumen Radev, është...
Të paktën tetë të fëmijë mbetën të vrarë nga disa të shten...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident u rregjistrua rreth orës 01:00 të së dielës, ...
Gjatë kontrolleve rutinë në fshatin Vlahen të Hasit, janë ...
Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë pasi qarkullon...
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në aks...
Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Pas muajve të trazuar të një konflikti të hapur me Shtetet...
Ceremonitë shumëditore mortore për udhëheqësin e ndjerë su...
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka mohuar pre...
Presidenti amerikan, Donald Trump, mbajti një fjalim në pr...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...