web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një nga takimet më të rëndësishme/ Konfirmohet pjesëmarrja e Trump në samitin e ardhshëm të NATO-s

3 Qershor 2026, 20:28, Kosova & Bota CNA

Një nga takimet më të rëndësishme/ Konfirmohet

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar sot se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të marrë pjesë në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s, i cili pritet të mbahet në Turqi gjatë muajit korrik.

Duke folur para ligjvënësve amerikanë, Rubio e cilësoi takimin e ardhshëm si një nga samitet më të rëndësishme në historinë e NATO, duke theksuar se aleanca përballet me çështje kyçe që kërkojnë zgjidhje.

“Mendoj se takimi i ardhshëm i NATO-s në Turqi në korrik është ndoshta takimi më i rëndësishëm në historinë e NATO-s, sepse ka disa çështje që duhet të sqarohen dhe të rregullohen”, tha Rubio.

Ai konfirmoi gjithashtu pjesëmarrjen e Trumpit në samit, duke deklaruar se "vetë presidenti do të jetë i pranishëm”.

Samiti pritet të mbledhë liderët e vendeve anëtare të NATO-s në një periudhë të shënuar nga sfida të shtuara të sigurisë dhe debatet mbi prioritetet e ardhshme të aleancës.

Në fokus të diskutimeve do të jenë shpenzimet për mbrojtjen, siguria transatlantike, ndarja e barrës mes aleatëve dhe çështje të tjera strategjike rajonale e globale.

Pjesëmarrja e Trumpit pritet t’i japë edhe më shumë peshë politike samitit, duke tërhequr vëmendjen e aleatëve dhe opinionit ndërkombëtar ndaj vendimeve që mund të ndikojnë në të ardhmen e NATO-s. /CNA





Lajmet e fundit nga