web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tragjike në Indi/ Zjarr në një hotel, të paktën 21 viktima

3 Qershor 2026, 11:11, Kosova & Bota CNA

Tragjike në Indi/ Zjarr në një hotel, të paktën 21

Të paktën 21 persona humbën jetën për shkak të një zjarri që përfshiu një hotel në New Delhi të Indisë.

Mediat lokale raportojnë se mbi 35 persona u shpëtuan nga flakët, konfirmuar kjo edhe nga një zyrtar i departamentit të zjarrfikësve.

Mësohet se zjarri fillimisht shpërtheu në katin përdhes dhe u përhap shpejt në katet e sipërme të hotelit Micasa Inn në zonën Malviya Nagar, që ishte ndërtuar përtej kufijve të lejuar.

Kryeministri indian Narendra Modi, përmes një postimi në platformën “X”, shprehu ngushëllime për ngjarjen e rëndë./CNA





Lajmet e fundit nga