Ministrat e Shëndetësisë të BE-së mbajnë takim të jashtëzakonshëm për Ebolën
Ministrat e shëndetësisë të Bashkimit Europian do të mbajn...

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka gjobitur me 110 mijë euro Kompaninë Kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS) për shkak të njehsorëve elektrikë të skaduar.
MINTI tha se pas ankesave të qytetarëve në maj dhe verifikimeve të kryera është gjetur se 18 njehsorë kanë qenë me afat të skaduar të vlefshmërisë, dy janë tërhequr, ndërkaq 30 njehsorë u gjet se kishin pasaktësi në datë dhe orë.
“Bazuar në gjetjet e evidentuara dhe në përputhje me Ligjin për Metrologjinë, Inspektorati Qendror i Tregut ka shqiptuar ndaj KEDS-it gjoba në vlerë prej 110.000 eurosh. Ndërkohë, raportet zyrtare të verifikimit janë dorëzuar edhe te KESCO [Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike], me qëllim të kompensimit të konsumatorëve të dëmtuar”, u tha në njoftimin e MINTI-t, institucion që njoftoi se verifikimet e njehsorëve do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Por, kush mund të kompensohet nga dëmet e shkaktuara nga problemet me njehsorët e energjisë elektrike?
Sipas Zyrës së Rregullatorit për Energji, të gjithë konsumatorët që vërtetohet se janë dëmtuar do të “kompensohen plotësisht”.
Kjo zyrë ka thënë më herët se për të përfituar kompensim, qytetarët duhet fillimisht të paraqesin ankesë në MINTI, pastaj te KEDS-i. Nëse nuk pajtohen me përgjigjen e tyre, atëherë ankesën mund ta shqyrtojë vetë ZRRE-ja.
Në prill, Radio Evropa e Lirë pyeti rregullatorin e energjisë se sa mund të jetë vlera e kompensimit dhe nga ZRRE-ja thanë se vlerat financiare mund të ndryshojnë, por se ato janë të vogla.
Sipas ZRRE-së, një numër i vogël i konsumatorëve mund të përfitojnë nga kompensimi, pasi pa vetëdije ata kanë përfituar tarifa të ulëta gjatë ditës.
“Në pjesën më të madhe të rasteve, korrigjimet financiare nuk kanë rezultuar në favor të konsumatorëve, por pavarësisht kësaj çdo rast do të trajtohet me seriozitet”, u tha në një njoftim të ZRRE-së më 21 prill.
Kjo nuk është hera e parë që KEDS-i gjobitet. MINTI e kishte gjobitur për shkak të njehsorëve të skaduar.
Në prill, ministria tha se gjeti njehësorë të skaduar – por, nuk tregoi numrin e saktë të tyre – duke thënë se gjoba për KEDS-in ishte nga 1.500 deri në 5.000 euro për secilin njehsor.
Në fillim të prillit, autoritetet nisën të verifikonin njehësorët elektrikë ku u gjet se disa kishin afat të skaduar të vlefshmërisë, pasaktësi në ditë dhe orë. Po atë muaj, Prokuroria Themelore në Prishtinë e autorizoi Policinë të kryente hetime lidhur me parregullsitë e njehsorëve elektrikë.
Parregullsitë në njehsorët elektrikë u gjetën së pari nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – që mandatin e kaluar ishte në opozitë – dhe media lokale Nacionale, të cilat publikuan gjetjet e hulumtimeve të tyre – rreth 2 mijë mostra në përgjithësi – për mospërputhjet mes orës në njehsorët e rrymës me orën lokale.
Sipas autoriteteve, standardi i lejuar për pasaktësi është +/- 0.5 sekonda në ditë, varësisht prej temperaturës dhe kohëzgjatjes së njehsorit, ndërsa ka qytetarë që pretendojnë se pasaktësia shkon në disa orë.
Ora që shfaqet në njehsorët elektrikë të konsumatorëve në Kosovë është e rëndësishme, pasi çmimi i rrymës është i ndryshëm, varësisht se kur shpenzohet.
Aktualisht, në Kosovë ka tarifa të larta, që janë gjatë ditës, dhe ato të ulëta, gjatë natës. Sipas tarifave, konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë (kWh) paguajnë 9.05 centë për kilovat, ndërsa 15.43 centë nëse e tejkalojnë këtë prag. Gjatë tarifës së ulët, konsumatorët e paguajnë 3.88 centë kilovatin, ndërsa 7.28 centë nëse e tejkalojnë shifrën prej 800 kilovatësh.
KEDS-i ka mohuar se ka bërë shkelje, duke argumentuar se mospërputhjet në njehsorë janë çështje teknike dhe jo manipulim.
Kjo kompani e shpërndarjes së energjisë elektrike ka thënë se nëse kalimi në tarifë është bërë me disa minuta vonesë, atëherë edhe ka përfunduar më vonë. Por, kompania tha se, në rast të gjetjes së pasaktësive jashtë normave të lejuara, “qytetarët do të kompensohen deri në centin e fundit”./REL
Ministrat e shëndetësisë të Bashkimit Europian do të mbajn...
Të paktën 20 persona besohet se janë plagosur në një incid...
SHBA-ja po shqyrton vendosjen e armëve bërthamore në shtet...
Dy persona janë qëlluar për vdekje në qytetin Nanyuki të K...
Presidenti i Mianmarit, Min Aung Hlaing, i cili ndodhet në...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të dëshmojë ...
Presidenti Trump sulmoi ashpër kryeministrin izraelit Benj...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se korrniza e marr...
Një avion stërvitor i Forcave Ajrore të Tajvanit u rrëzua ...
Përleshjet kanë vazhduar në Libanin jugor pavarësisht se I...
Gjashtë persona u vranë në shtetin amerikan të Ajovës pas ...
Sulmet ajrore ruse kanë lënë të paktën dhjetë të vdekur në...
Qeveria libaneze ka njoftuar se grupi militant Hezbollah i...
Irani ka paralajmëruar se sulmet e Izraelit kundër Hezboll...
Autoriteti i Shëndetit Publik në Suedi u ka bërë thirrje p...
Shteti i Floridës ka ngritur një padi civile kundër OpenAI...
I indinjuar nga avancimi izraelit në Liban, Irani ndërpret...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se pas bi...
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai k...
Një ushtar i Britanisë së Madhe ka humbur jetën nga një ak...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...