Ambasada gjermane: Nuk kemi bojkotuar pritjen shtetërore për Ditën e Çlirimit
Megjithatë, kjo ambasadë nuk pranoi të japë detaje se ...

Në Shtetet e Bashkuara, qasja e grave në qendrat e abortit varet nga shteti ku ato jetojnë. Shteti i Ajdahos ka disa nga ligjet më të ashpra kundër abortit, të cilat mund të kenë ndikim tek gratë shtatzëna.
Rhianna Olds po përballet me një shtatzëni me rrezik të lartë. Ajo është në muajin e tetë dhe kontrollet i bënte tek një specialist lokal, deri para ndërprerjes së shërbimeve për gratë shtatzëna nga spitali, i cili përmend si shkak mungesën e personelit dhe atë që e quan "klimë jo të mirë ligjore dhe politike" në Ajdëho.
"Një muaj para lindjes më thanë "Po e mbyllim këtë shërbim në spital". Kështu që ne nuk dinim se çfarë të bënim", thotë ajo.
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara vitin e kaluar, që i dha fund mbrojtjes ligjore në nivel federal të së drejtës për abort, Ajdaho miratoi disa nga kufizimet më të ashpra për abortit në vend, sipas të cilave mjekët mund të përballen me deri në pesë vjet burg për ndërprerjen e shtatzënisë, me përjashtim të rasteve të përdhunimit, incestit dhe atyre kur jeta e nënës është në rrezik. Dr. John Werdel është drejtor i shëndetit të grave në Qendrën Mjekësore St. Luke's Boise.
“Infermierët, anesteziologët dhe farmacistët janë të frikësuar. Mjekët presin. Ata kontaktojnë avokatët e tyre. Ndoshta të gjithë kemi kontaktuar avokatë në tetë muajt e fundit më shumë se çdo herë tjetër në karrierën tonë”, thotë ai.
Asnjë qendër mjekësore në Ajdëho nuk është ndjekur penalisht në bazë të ligjit të ri, por zoti Werdel thotë se rreziku i perceptuar i kësaj mundësie është real.
“Ndjenja e frikës në procesin e vendimmarrjes në mjekësi mund të shkaktojë probleme. Mendoj se në fund, është vërtet e rëndësishme që në momentet e vështira mjeku të përqendrohet tek shëndeti i pacientit. Nuk do të ishte mirë që mjekët të përqendrohen në rreziqet për veten e tyre”, thotë ai .
Senatori i shtetit Ajdëho, Ben Adams, i mbështet kufizimet e abortit dhe është skeptik për lidhjen e tyre me ndërprerjet e shërbimeve të lindjes nga spitalet.
"Ndonjëherë njerëzit shohin një çështje që nuk u pëlqen dhe ngrejnë zërin kundër tyre dhe e shfrytëzojnë atë për qëllimet e tyre, sepse ata mendojnë se kështu funksionon bota”, thotë ai.
Zoti Adams thotë se ligjvënësit po balancojnë një mjedis të shëndetshëm për personelin mjekësor pa hequr dorë nga ato që ai thotë se janë parime të elektoratit.
“Sa herë që ka një ndryshim në ligj, ka edhe reagime. Kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet ta ndryshoni atë. Ne duam të mbrojmë jetën e foshnjave të pa lindura në shtetin e Ajdëhos”, thotë ai.
Rhianna Olds duhet të udhëtojë tani në një distancë prej 90 kilometrash deri në spitalin më të afërt që ofron shërbime lindjeje.
Ajo thotë se është e shqetësuar për gratë në shtetin e saj.
“Do të kem dy vajza. Nuk e di a do të qëndroj në Ajdëho për t’i rritur ato apo do të lëviz në një shtet tjetër. Ky është një vendim i vështirë”, thotë ajo.
Vitin e kaluar, kishte 10 specialistë të shtatzënisë me rrezik të lartë në Ajdëho. Zoti Werdel mendon se deri në fund të vitit do të mbeten vetëm pesë./ VOA
Megjithatë, kjo ambasadë nuk pranoi të japë detaje se ...
Si pasojë e një sulmi me raketa ruse ndaj Kryvyi Rih-ut, n...
Të tjera incidente ka pasur ditën e sotme në veri të K...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur në...
Protestuesit serbë kanë sulmuar me bojë dhe vezë makinë e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se kr...
Presidenti polak, Andrzej Duda, u ka bërë thirrje vendeve ...
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për her...
Bullgaria ka ndërmarrë hapa për largimin e kryeprokurorit ...
Vendet evropiane u kanë dhënë mbrojtje të përkohshme afro ...
Polonia, Republika Çeke dhe Hungaria do të bashkojnë forca...
Miliarderi dhe filantropi George Soros ia dha kontrollin e...
Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ...
Presidenti Joe Biden pritet të takohet sot në Shtëpinë e B...
Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, u nda nga j...
Një komision deputetësh thotë se ka "pak prova" se shqipta...
Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, është ndarë...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden,...
Protestat janë rikthyer sërish në veri të Kosovës në komun...
Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, ka ndërruar...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...