Tubimi i 34-të kundër qeverisë/ Protestuesit mbërrijnë para Kryeministrisë
Ka nisur protesta e 34-të kundër qeverisë në bulevardin “D...
Ka nisur protesta e 34-të kundër qeverisë në bulevardin “D...

Dronët dhe inteligjenca artificiale po ndryshojnë rrënjësisht kushtet dhe balancat e luftës moderne. Kështu ka deklaruar kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admirali Giuseppe Cavo Dragone, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropën, Gjeneralin Amerikan Alex Grinkeëitz.
Duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me mësimet e nxjerra nga lufta në Ukrainë dhe përdorimin e inteligjencës artificiale dhe dronëve në fushën e betejës, kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s tha se theksi tani po zhvendoset nga vetë sistemet e armëve, te shpejtësia e vendimmarrjes, menaxhimi i informacionit dhe pamja e menjëhershme e fushës së operacioneve.
Sipas tij dronët janë një lloj revolucioni në fushën e betejës dhe vlerësoi se në të ardhmen e afërt ato do të jenë mjeti i parë për t'u përfshirë në një përballje ushtarake.
"Ajo që po mësojmë në thelb është se ato e zvogëlojnë ndjeshëm kohën. I gjithë cikli i synimit dhe sulmit tani mund të zgjasë disa minuta, ose edhe sekonda. Ata e lokalizojnë, gjurmojnë, analizojnë dhe identifikojnë objektivin. Pastaj kryhet sulmi, mblidhen informacione të reja dhe kjo menjëherë ushqen operacionin tjetër. E gjithë kjo ndodh brenda sekondave dhe ky është rezultat i inteligjencës artificiale dhe dronëve. Çështja e madhe është se koha po zvogëlohet në mënyrë dramatike", tha kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s.
Kur u pyet për incidentin serioz me dronin sipërfaqësor ukrainas që u gjet pa pilot në Detin Jon dhe nëse NATO është e përgatitur të merret me këtë formë të luftës, e cila rrezikon sigurinë e lundrimit në Mesdhe, zyrtari më i lartë i Aleancës tha se praktika të tilla janë tipike kur shtetet më të vogla përpiqen të përballen me fuqi më të mëdha.
“Lufta mund ta quani jokonvencionale, është karakteristikë e konfrontimeve dhe veçanërisht kur vendet më të vogla përballen me fuqi të mëdha. Nuk po justifikoj askënd, thjesht mendoj se nëse do të isha në vendin e tyre, do të përpiqesha të shfrytëzoja sa më shumë mjetet që kam në dispozicion. Çështjet e sovranitetit dhe të gjitha këto probleme të lidhura janë çështje që ua lëmë politikanëve për t’i menaxhuar”, tha ai.
Nga ana tjetër, kreu i Autoritetit Suprem të Kërkimit dhe Zhvillimit të NATO-s, Admirali Pierre Vandier, theksoi se mësimi më i rëndësishëm i luftës në Ukrainë është nevoja për adaptim të shpejtë teknologjik.
"Po kalojmë nga një sistem statik, ku projektimi dhe shpërndarja e pajisjeve kërkonin vite, në një model ku adaptimi mund të bëhet brenda natës", tha ai, duke theksuar se operacionet moderne tani po bëhen të përqendruara në të dhëna dhe të përqendruara në "softwer".
Sipas tij, përvoja e Ukrainës tregon se fuqia ushtarake nuk varet më vetëm nga vetë platformat e sistemit të armëve, por kryesisht nga menaxhimi i të dhënave, softweri dhe shpejtësia e adaptimit në fushën e betejës. Ai theksoi se industria ukrainase zhvilloi në një periudhë të shkurtër kohore një model veçanërisht fleksibël të prodhimit të dronëve dhe softuerëve, të aftë të përshtatet menjëherë me nevojat e fushës.
Vandier vuri në dukje se dronët ukrainas kanë një sistem reagimi të drejtpërdrejtë nëpërmjet kodit QR, duke u lejuar ushtarëve të dërgojnë të dhëna përdorimi direkt te kompanitë prodhuese, të cilat mund ta përmirësojnë softuerin brenda ditësh ose javësh. Ai shtoi se ushtari modern tani mbështetet në aplikacionet e telefonave celularë dhe mjetet dixhitale që ofrojnë informacion në kohë reale dhe aftësi operacionale në terren. /CNA
Një avion luftarak i NATO-s ka rrëzuar një dron ukrainas d...
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul është shp...
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara JD Vance ka dek...
Zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance në një konferencë për ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se pesë persona ...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka mbërritur në aeropo...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin se s...
Presidenti amerikan Donald Trump ka inspektuar punimet për...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka zhvilluar sot ...
Pasi partia e tij Respekt dhe Liri (Tisza) fitoi zgjedhjet...
Ish-kryeministri spanjoll, José Luis Rodríguez Zapatero, ë...
Një sulm i armatosur ka tronditur qytetin e San Diegos në ...
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhela...
Të paktën 118 viktima janë raportuar nga një shpërthim i E...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar shtyrjen e...
Bisedimet për të përfunduar luftën me Iranin kanë ngecur. ...
Elon Musk ka humbur gjyqin kundër OpenAI dhe drejtorit ekz...
Të paktën 3,020 persona janë vrarë në sulmet izraelite në ...
Një 37 vjeçar me inicialet M.O ka kryer një masakër në Tur...
Turqia është tronditur sërish nga një ngjarje e rëndë. Një...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Është arrestuar në Dhëmi, shtetasi G.P., i cili ishte i sh...
Policia e Fierit ka goditur një rast të kultivimit të bimë...
Policia e Tiranës ka arrestuar 19 persona si dhe ka proced...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në raj...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me tej vitin 2025...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë tha se ka arres...
Gjykata në Prishtinë e ka dënuar të premten me 12 vjet bur...
Rusia kreu një nga sulmet më të mëdha ndaj kryeqytetit të ...
Katër muaj pasi u vra në fillim të luftës SHBA-Izrael kund...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...