Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave i Serbisë, Demo Berisha, deklaroi se të drejtat e shqiptarëve në Serbi “nuk janë shkelur”, duke komentuar kërkesën e ligjvënësve amerikanë drejtuar Departamentit amerikan të Shtetit për të shqyrtuar pretendimet mbi diskriminimin e tyre në Serbi.
Berisha pretendoi po ashtu se përfaqësuesit shqiptarë, që jetojnë në jug të Serbisë, “nuk duan” të takohen me të.
“Nuk ka njeri në këtë shtet që mund të më bindë mua, pasi jam në krye të këtij ministrie, se të drejtat e njeriut të bashkëkombësve të mi janë shkelur. Ata nuk duan të bashkëpunojnë. Që kur jam ministër, pesë herë i kam ftuar për një takim. Nuk kanë ardhur”, tha Berisha më 5 shkurt për televizionin proqeveritar, Pink.
Zgjedhja e Berishës si ministër në Qeverinë e Serbisë u kritikua nga përfaqësuesit e pakicës kombëtare shqiptare.
Përfaqësuesit e pakicës shqiptare, ndër të tjera, vlerësuan se ai “nuk përfaqëson shqiptarët, por një version të instrumentalizuar në shërbim të interesave të politikës serbe”.
Shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës – term që përdoret për komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në jug të Serbisë – shpesh ankohen për praktikat diskriminuese të autoriteteve në Beograd, ndërsa zyrtarët e Qeverisë së Kosovës shpesh u bëjnë jehonë këtyre akuzave.
Anëtarët e Komitetit për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan votuan më 21 janar për një projektligj, përmes së cilit i kërkohet sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, të përgatisë një raport të plotë mbi gjendjen e pakicave në Serbi, me fokus të veçantë te shqiptarët në Luginën e Preshevës.
Projektligji parashikon shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme, duke përfshirë: pasivizimin e adresave, kufizime në përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet publike, diskriminim në fushën e arsimit – përfshirë mosnjohjen e diplomave nga Kosova dhe mungesën e teksteve shkollore në gjuhën shqipe – dhe çështje të tjera.
Sa i përket çështjes së pasivizimit të adresave, Berisha tha se në Serbi ka 63.000 adresa të pasivizuara dhe se “nuk bëhet fjalë vetëm për shqiptarët”.
Duke folur për problemin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, ai përmendi se në Ministrinë e Arsimit e Serbisë ka 68 tekste në gjuhën shqipe, por se “komuniteti shqiptare nuk ka dhënë miratimin për to”, ndërsa për tekstet që ata propozojnë, Berisha pretendoi se ato janë në kundërshtim me proceset mësimore në Serbi.
Shqiptarët në jug të Serbisë ankohen për mungesën e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, gjë për të cilën Qeveria e Kosovës i mbështet përmes ndihmës financiare.
Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në vitin 2022, në Serbi jetojnë mbi 60.000 shqiptarë, që përbëjnë pakicën e katërt më të madhe kombëtare në shtet.
Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës dhe shteti i Serbisë kanë arritur tri marrëveshje, në vitet 2001, 2007 dhe 2013, të cilat parashikojnë mbrojtjen e të drejtave dhe integrimin e pakicës shqiptare, por këto marrëveshje nuk janë zbatuar.
Integrimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore është pjesë e obligimeve të Serbisë në kuadër të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Megjithatë, besohet se mungesa e investimeve dhe pengesat e vazhdueshme kanë kontribuar në largimin e rreth 20.000 shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, kryesisht drejt Kosovës./REL
Shitjet e birrës në Gjermani ranë me ritmin e tyre më të l...
SHBA-të dhe Irani kanë rënë dakord të zhvillojnë bisedime ...
Rojet kufitare polake kanë goditur aktivitetet e një grupi...
Në kuadër të rastit për “turistët snajperistë”, të cilët d...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka thënë hapur se s...
Ukraina dhe Rusia kanë përfunduar ditën e dytë të negociat...
Kongresi i Shteteve të Bashkuara e ka miratuar një fond pr...
Ukraina dhe Rusia kanë filluar sot ditën e dytë të bisedim...
I dërguari i BE-së për sanksionet, David O’Sullivan, tha s...
Autori i atentatit ndaj presidentit amerikan Donald Trump ...
Pavarësisht kërcënimeve reciproke bisedimet ndërmjet Teher...
Autoriteti i Imigracionit (ICE) dhe agjencia e mbrojtjes s...
Popullsia gjermane është mbi mesataren e moshës, dhe sigur...
Të paktën 17 të burgosur politikë u liruan të mërkurën si ...
I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, ...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, deklaroi se rre...
Më shumë se 160 persona janë vrarë në dy fshatra në Nigeri...
Disa të shtëna më armë zjarri në rrugën Gjilan-Kamenicë ka...
Presidenti amerikan, Donald Trump, bëri një paralajmërim t...
Autoritetet në Qipro njoftuan se trupi i gjetur janar në n...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...