“Të gjitha llojet e trafiqeve po ndodhin në veri të Kosovës”, Rama: Të merren masa para se të jetë vonë
Kryeministri Edi Rama thotë se në veri të Kosovës po n...

Ministri gjerman i Ushqimit dhe Bujqësisë, Cem Özdemir, ishte në Kosovë (04.10.), i shoqëruar nga homologu i tij kosovar, Faton Peci dhe vizitoi disa rajone të Kosovës, shijoi ajvarin, verën kosovare dhe siç tha, "është thellësisht i i bindur që produktet që po prodhoni janë të përshtatshme, dhe se ato e kanë vendin e tyre jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë vendit”.
"Kosova me të vërtetë i takon atyre vendeve që marrin drejtimin dhe ecin përpara me transformimin dhe ne si Gjermani mbështesim çdo hap dhe punojmë shumë ngushtë së bashku, si me shtetet e Ballkanit Perëndimor, por në veçanti edhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë”, tha Özdemir.
Gjermania me atashe për Ushqimin e Bujqësinë në Ambasadën Gjermane në Shkup - përfaqësues për rajonin
Özdemir theksoi, se Gjermania dhe Kosova prej kohësh janë partnerë të besueshëm, veçanërisht në fushën e bujqësisë. "Jemi shumë të kënaqur për bashkëpunimin e suksesshëm në kuadër të Dialogut për Politikat Bujqësore. Me miratimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, Kosova është zotuar se do të vazhdojë përpara, në përputhje me Marrëveshjen e Gjelbër të BE-së, me kalimin në një ekonomi moderne, neutrale ndaj CO2, rezistente ndaj klimës dhe efikase ndaj burimeve”, tha ministri gjerman Cem Özdemir, duke njoftuar njëkohësisht që Gjermania do ta ketë një Atashe për Ushqim dhe Bujqësi në Ambasadën Gjermane në Shkup, që do të jetë përgjegjës për politikën gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor. "Objektivi ynë është të zgjerojmë bashkëpunimin bujqësor me Ballkanin Perëndimor dhe të promovojmë mundësitë e eksportit dhe investimet e Kosovës në sektorët e bujqësisë të rajonit”, tha Ministri Özdemir.
Ministri kosovar i Bujqësisë, Faton Peci, tha se me ministrin gjerman Özdemir, ka diksutuar "për shumë çështje thelbësore rreth sektorit të bujqësisë, sigurisë ushqimore, sigurimit të ushqimit dhe thellimit të bashkëpunimit të mëtutjeshëm ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës”. "Kosova dhe Gjermania ndër vite kanë qenë dhe janë partnerë në shumë fusha e veçanërisht në bujqësi. Ekspertiza dhe përkrahja direkte e Qeverisë Gjermane por edhe përkrahja politike në arenën ndërkombëtare për qasje në mekanizmat mbështetës që ka BE në dispozicion, është e pazëvendësueshme”, tha ministri Peci.

Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë i Gjermanisë, Cem Özdemir, gjatë qëndrimit në Kosovë takoi edhe kryeministrin Albin Kurti, të cilit i shprehu edhe qëndrimin e qeverisë gjermane se "Pavarësia e Kosovës duhet të respektohet dhe se për gjendjen e komunitet serb duhet të diskutohet vetëm brenda kufijve të Kosovës”. Ai foli edhe për sulmin e 24 shtatorit në veri, ku nga një grup i armatosur u vra një polic i Kosovës.
"Së pari më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia për humbjen e jetës së zyrtarit policor gjatë këtij akti terrorist nga këta kriminelë që vranë njërin nga policët tuaj dhe plagosën të dytin. Dhe më lejoni gjithashtu të shpreh se kam vërtet respekt të thellë për reagimin shumë të arsyeshëm që qeveria juaj dhe policia juaj ka treguar në këtë akt provokimi. E di që kjo nuk është një situatë e lehtë, ndaj vizita ime këtu është përtej bashkëpunimit tonë të shkëlqyer dypalësh, por edhe një gjest solidariteti”, tha ministri Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë i Gjermanisë, Cem Özdemir./ DW
Kryeministri Edi Rama thotë se në veri të Kosovës po n...
Administrata Federale e Policisë në Bosnje-Hercegovinë...
Polakët janë turistët më kopracë në Evropë, duke shpenzuar...
Temperaturat e shtatorit në botë ishin më të ngrohtat e re...
Në Prishtinë në datat 6-7 tetor, në orën 10:00, në Sal...
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, pritet...
Të enjten, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë s...
Çmimi Nobel në Letërsi, i konsideruar gjerësisht si më pre...
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, do ta ndër...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, thotë se pjesa e p...
Albana Vokshi në fjalën e saj në parlament tha se gjys...
Ish kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në Kuven...
Deputeti Bledi Çuçi hodhi akuza ndaj Gazment Bardhit n...
Deputeti Edmond Spaho gjatë fjalës së tij në seancën e...
Në një pikë duket se të gjitha partitë në Parlamentin e BE...
Shtetet e Bashkuara i kanë dhuruar Ukrainës rreth 1.1 ...
Mbi 75,000 punëtorë në radhët e bluzave të bardha në K...
Ligjvënësi Jim Jordan, një nga kundërshtarët kryesorë të P...
Industria e armëve duhet të rrisë prodhimin, pasi për shka...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...