Komisioni i 6 janarit rekomandon ngritjen e 4 akuzave penale ndaj ish-presidentit Trump
Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për hetimin e sulm...

Specie të panumërta kafshësh dhe bimësh kërcënohen nga zhdukja. Bashkësia ndërkombëtare miratoi tani një marrëveshje për të parandaluar zhdukjen e biodiversitetit.
Pas rreth dy javësh negociata pjesëmarrësit e Samitit Botëror për Natyrën në Montreal, Kanada, ranë dakord për një deklaratë përfundimtare. Pjesa më e rëndësishme e marrëveshjes është angazhimi për të shpallur deri në vitin 2030 si zona të mbrojtura 30% të sipërfaqeve tokësore dhe ujore që konsiderohen të rëndësishme për biodiversitetin. Aktualisht në mbarë botën janë të mbrojtura vetëm 17% e sipërfaqeve tokësore dhe 10% e sipërfaqeve detare.
Shkencëtarët besojnë se një sasi e tillë zonash të mbrojtura mund të kontribuojnë në mënyrë të rëndësishme për mbrojtjen e biodiversitetit, tha Brian O'Donnell, drejtor i organizatës për ruajtjen e natyrës Campaign for Nature. "Kjo na jep mundësi për të shpëtuar biodiversitetin nga kolapsi”.
Paketë financiare për mbrojtjen më të madhe të specieve
Në deklaratë kërkohet gjithashtu që deri në vitin 2030 për biodiversitetin të vihen në dispozicion 200 miliardë dollarë. Si pjesë e paketës së financimit marrëveshja kornizë parashikon deri në vitin 2025 rritjen e fondeve që shkojnë për vendet e varfra në të paktën 20 miliardë dollarë në vit - pra rreth dyfishi i fondeve aktuale. Kjo shifër do të rritet në 30 miliardë dollarë në vit deri në vitin 2030.
Të drejtat e grupeve dhe bashkësive indigjene
Në deklaratë njihen të drejtat dhe roli i grupeve indigjene dhe i bashkësive lokale për mbrojtjen e biodiversitetit. Në dokumentet e mëparshme për biodiversitetin shpesh të drejtat e popujve indigjenë janë injoruar dhe ata rrallë kanë qenë pjesë e diskutimeve të mëdha, me përjashtim të përmendjes së njohurive të tyre tradicionale. Deklarata e tanishme i forcon të drejtat e popujve indigjenë dhe u siguron atyre që të kenë një rol në vendimmarrje.
Reagime të përziera
Andrew Deutz, drejtor për politikat globale, institucionet dhe financimin e ruajtjes së natyrës pranë The Nature Conservancy, tha se marrëveshja dërgon disa sinjale të forta për sa u përket financave dhe biodiversitetit, por nuk shkon përtej objektivave të vendosura 10 vjet më parë, kur bëhet fjalë për trajtimin e shkaqeve rrënjësore të humbjes së biodiversitetit në sektorë prodhues si bujqësia, peshkimi dhe infrastruktura. Prandaj ekziston rreziku që marrëveshja e re të mos jetë plotësisht transformuese, tha Deutz.
Samiti i 15-të Botëror për Natyrën - COP15 - fillimisht ishte parashikuar të mbahej në Kinë në vitin 2020, por u shty për shkak të situatës së vazhdueshme pandemike. Pjesa e parë e negociatave u zhvillua tetorin e kaluar, kryesisht "online", në Kun-Ming të Kinës./ DW
Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për hetimin e sulm...
Diplomati veteran amerikan Henry Kissinger tha se po a...
Presidenti rus Vladimir Putin bëri një udhëtim të rral...
Kryetari i bashkisë së Reinosas në Meksikë, një qytet pran...
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, tha se Perëndimi duhet...
Kur Igor Ponochevny vizatoi karikaturën e tij të parë poli...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një deklarate t...
Gjykata e Lartë e Britanisë ka shpallur të ligjshëm planin...
Ekzekutimi i dy shqiptarëve mbrëmjen e djeshme në Nea Smyr...
Një anije detare tajlandeze u përmbys gjatë një stuhie në ...
Kur energjia elektrike është ndërprerë në një festë të org...
Ka një kohë të gjatë që në politikën europiane, Bosnje...
Gjatë një reagimi për "Newsweek", ambasadorët e Serbisë dh...
Tashmë ka ardhur koha të pyetet nëse Vladimir Putin është ...
Grupet mjedisore thonë se anijet kineze po shkatërrojnë re...
Një 15-vjeçar vrau veten me një plumb në kokë pasditen...
Të dhënat e fundit të Qendrës Kërkimore “Pew” tregojnë se ...
Forcat ruse bombarduan të dielën qendrën e Khersonit, qyte...
Pas protestës së serbëve, në kufi me veriun e Kosovës ka r...
Katari mohoi përsëri të dielën se është i përfshirë në një...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...